• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Në ajër, ujë e tokë – Cilat janë planet e partive në Kosovë për reduktimin e ndotjes?

20:38 : 25/01/2025
në RAJONI

Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partitë garuese ndër tjerash kanë premtuar riciklim të gjysmës së mbeturinave, mbyllje të termocentraleve e trajtim të ujërave të zeza. Shumica e premtimeve në programe zgjedhore nuk kanë afate kohore apo plan të kostos, derisa ambientalistët thonë se çështjet mjedisore duhen të kenë vëmendje dhe urgjencë më të madhe nga ata që synojnë pushtetin.

AJRI

Nga nëntori deri në shkurt, në Kosovë dhe në veçanti në zonën e kryeqytetit, gjendja me cilësinë e ajrit bëhet kritike.

Nëpër rrugët e Prishtinës, gjatë motit të ftohtë rëndom shihen matësit e cilësisë së ajrit që shfaqin figura të fytyrës së kuqe dhe të ngrysur, që simbolizon se ajri aktualisht është i pashëndetshëm.

Lexo edhe:

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

Problemet me ndotjen e ajrit janë të kamotshme dhe shpesh e kanë renditur Kosovën dhe kryeqytetin në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik, në vitin e fundit, ajri u regjistrua si i dobët ose shumë i dobët, në rreth 11 për qind të ditëve.

Shkaktarë të ndotjes llogariten në masë të madhe termocentralet me qymyr, të vendosura në zonën e Obiliqit, rreth 10 kilometra nga Prishtina.

Të tjerë shkaktarë janë trafiku i dendur, përdorimi i lëndëve djegëse nëpër amvisëri e deri te gazrat e emetuara nga industria prodhuese.

Çfarë premtojnë partitë?

Çështjet mjedisore, duke përfshirë ndotjen e ajrit, përmenden si kapituj të veçantë në programet zgjedhore të partive më të mëdha garuese, që janë publikuar deri më tani.

Nga to, vetëm partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk e ka bërë publik programin zgjedhor.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje përgjigje në lidhje me synimet dhe premtimet e tyre konkrete sa i përket çështjeve mjedisore në programin e tyre zgjedhor, por nuk ka marrë përgjigje deri më tani.

Partia Demokratike e Kosovës, që në zgjedhjet e kaluara ishte e dyta, në programin e saj premton ndër tjerash që “cilësia e ajrit, ujit dhe tokës do të monitorohet rregullisht”.

Në këtë program ajo kë premtuar mbështetje për rritjen e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, duke reduktuar kështu ngrohjen me lëndë djegëse individuale nëpër amvisëri.

Tutje, kjo parti ka premtuar “modernizim të transportit publik dhe lirim nga dogana të automjeteve të reja elektrike që importohen”.

Deri më tani në Kosovë, nuk ka në qarkullim mjete elektrike të trafikut urban apo ndërurban apo ndonjë lehtësi për përdoruesit privatë të automjeteve elektrike.

Në çështjet që lidhen me termocentralet, PDK-ja nuk ka premtuar mbylljen e tyre, veçse ka thënë se synon ndërtimin e një termocentrali me gaz dhe rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme.

Aktualisht në Kosovë, shumica e prodhimit të energjisë elektrike bëhet nga termocentralet aktive, gjegjësisht nga djegia e qymyrit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në anën tjetër, në program është fokusuar në krijimin e bazave ligjore dhe strategjive kombëtare që kanë të bëjnë me çështje mjedisore.

“Orientim programor do të jetë ngritja e standardeve kombëtare ligjore për cilësinë e ujit, ajrit, dheut dhe ruajtjes së biodiversitetit drejt arritjes së standardeve të BE-së”, thuhet në program.

LDK-ja ka premtim konkret në lidhje me termocentralet duke paraparë mbylljen e plotë të termocentralit Kosova A, i cili është më i vjetruar.

Por, këtë, ajo thotë se do ta bëjë pasi të ketë ndërtuar një termocentral të ri me gaz, të riparojë termocentralin e dytë ekzistues Kosova B, si dhe të ndërtojë kapacitete të reja solare dhe të erës.

Ndotja e ajrit nga gazrat që lirohen nga termocentrali Kosova B.
Ndotja e ajrit nga gazrat që lirohen nga termocentrali Kosova B.

Termocentrali Kosova A – i cili gjeneron rrymë me thëngjill, është i vjetër me dekada dhe i ka dy blloqe jashtë funksionit – ka qenë e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017, por kjo nuk ka ndodhur.

Mbylljen e tij, apo siç e ka quajtur në program “dekompozim”, e premtoi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, në të njëjtin program parashihet ndërtimi i një termocentrali të ri me qymyr me kapacitet prej 500 megavatesh prodhim.

Në një tubim të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e arsyetoi këtë plan duke thënë se me teknologji të reja do të kishte emetim minimal të gazrave të dëmshme.

Qeveria aktuale e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka bërë publike plane për mbylljen e plotë të ndonjë termocentrali.

Termocentrali Kosova A, madje është përfshirënë Strategjinë për Energji 2022-2031, e cila parasheh investime në një njësi të tij.

Ndotja e ajrit nga gazrat e liruara nga termocentrali Kosova A, afër Obiliqit.
Ndotja e ajrit nga gazrat e liruara nga termocentrali Kosova A, afër Obiliqit.

Në një njoftim më 24 janar 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një projekt “për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3” të termocentralit Kosova A.

Sipas njoftimit, ky rehabilitim do të kushtojë 137 milionë euro.

“Me këtë investim Bllokut A3 po ia zgjasim jetën për 20 vjet… dhe përmirësojmë efikasitetin mjedisor, sepse A3-shi i rehabilituar do të përdorë gati 30% më pak thëngjill dhe me teknologjinë e standardet bashkëkohore, do të pakojë për mbi 50% dromcat, oksidet e azotit e dyoksidin e sulfurit që nxjerr gjatë prodhimit”, u citua të ketë thënë Albin Kurti, kryeministër aktual i vendit.

Për një njësi tjetër të Kosovës A, në Strategjinë shtetërore, Qeveria kishte paralajmëruar se mund të marrë vendim për mbyllje, por deri më tani nuk janë parë lëvizje në këtë drejtim.

Nëpër tubime të fushatës, kryeministri aktual dhe kreu i Vetëvendosjes, ka përmendur plane për shtim të kapaciteteve energjetike të burimeve tjera.

Indira Kartallozi nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK), e cila merret me çështje ambientale, thotë se planet konkrete për largim nga qymyri përbëjnë zhvillim pozitiv në këtë fushatë.

“Gjithsesi, mbyllja e termocentraleve dhe ndalimi i krijimit të energjisë nga qymyri, pa dyshim do të kishte ndikim pozitiv (kundër ndotjes së ajrit)”, thotë ajo.

Megjithatë, sipas saj, duhen zhvilluar edhe plane që inkurajojnë prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme edhe në amvisëri.

“Sistemet solare janë një trend global dhe çdo shtëpi ka të drejtë të krijojë sistemin e saj. Energjia e erës është, gjithashtu, një potencial i madh, por kërkon investime të mëdha”, thotë ajo.

TOKA

Plastikë, mbetje organike e deri te mbetjet medicinale, janë materiale që mund të hasen të përziera nëpër deponitë shtetërore të mbeturinave në Kosovë.

Kjo pasi në vend nuk ekziston ende ndonjë sistem i mirëfilltë i ndarjes së mbeturinave apo riciklimit të tyre, që sipas të dhënave aktuale, është në shkallën rreth 5 për qind.

“Hedhim çfarëdo që bëhet, pampersa [pelena], letra, shishe, por jo nga ushqimi, asgjë nuk hedhim në shportë. Të gjitha tjerat (i hedhim në shportë)”, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë Raza Krasniqi, banore e fshatit Breznicë në Obiliq në një reportazh të realizuar në fund të vitit 2024.

Raza Krasniqi
Raza Krasniqi

Jo shumë larg prej vendit ku banon Raza, në fshatin Palaj të Obiliqit, banorët përballen për së afërmi me pasojat e mosndarjes së mbeturinave.

Sërxhan Milliq ndjen çdo ditë kundërmimin që buron nga deponia e Mirashit, që është vendgrumbullimi më i madh i mbeturinave në vend, rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.

“Po të mos i hidhnim qeset plastike (në vendgrumbullim) dhe najlonin, mbase do të ishte ndryshe të jetonim këtu, nuk do të kundërmonte aq shumë”, i tha ai Radios Evropa e Lirë, në nëntor të vitit 2024, duke aluduar në erën e plastikës që ndonjëherë merr flakë në deponinë e Mirashit.

Sërxhan Milliq
Sërxhan Milliq

Për këtë deponi ka pajtueshmëri mes institucioneve dhe ekspertëve se i ka kaluar kapacitetet e saj dhe tani përbën një rrezik të vazhdueshëm për katastrofë mjedisore.

Në Qeverinë aktuale nuk ka plane konkrete për mbylljen e saj, por janë premtuar investime emergjente për të sanuar ndotjen që shkakton ajo.

Ndërkohë, është premtuar ndërtimi i deponive të reja për lehtësim të barrës së tetë deponive në vend, shumica e të cilave po ashtu kanë tejkaluar apo janë afër tejkalimit të kapaciteteve të grumbullimit.

Synim i vazhdueshëm për Qeverinë ka qenë edhe arritja e standardit evropian për riciklimin e të paktën 50 për qind të mbeturinave që prodhohen në vend, deri në vitin 2030.

Arritja e standardeve evropiane sa i përket menaxhimit të mbeturinave përmendet po ashtu në programet zgjedhore të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Mendoj se çdo parti ka disa plane specifike, por asnjëra nuk tregon qartë se si do të arrihet ky objektiv”, thotë Kartallozi.

Sipas saj, duhet synuar krijimi i një ekonomie qarkore, “e cila nuk vazhdon me trendët e së kaluarës, që vetëm merr, prodhon dhe hedh”.

Deponi ilegale mbeturinash në Kosovë.
Deponi ilegale mbeturinash në Kosovë.

Në sektorin e programit zgjedhor mjedisor, LDK-ja ka përfshirë edhe krijimin e një “Eko- Fondi”.

Sipas planprogramit të kësaj partie, ky fond prej 50 milionë eurosh do të mbushet nga buxheti i shtetit fillimisht dhe më vonë parashihet “të mirëmbahet nga mjetet financiare të taksave ekologjike, gjobat mjedisore, si dhe donacionet ndërkombëtare”.

Nga fondi, sipas programit zgjedhor, “do të përfitojnë komunat e Kosovës që realizojnë projekte efektive të mbrojtjes dhe restaurimit të mjedisit natyror dhe atij të krijuar”.

PDK-ja ka paraparë eliminimin e deponive të egra të mbeturinave dhe mbylljen e deponive shtetërore të vjetra.

Ndërkaq, në planin e AAK-së, përmenden edhe reduktimi masiv i përdorimit të plastikës… eliminimi i qeseve të plastikës dhe zëvendësimi me qese letre e deri te mbështetja dhe licencimi i kompanive për riciklim dhe inceneratorëve (fabrika djegëse të mbeturinave).

Në legjislacionin e miratuar së fundmi nga Qeveria aktuale e udhëhequr nga LVV-ja, janë marrë vendime që ndalojnë përdorimin e disa llojeve të qeseve plastike, ndërsa të tjerat janë bërë me pagesë.

UJI

Plastika e paricikluar, përveç në deponi mbeturinash, haset shpesh duke lundruar edhe në sipërfaqet e lumenjve të Kosovës.

Por, mbeturinat sipërfaqësore nuk janë burimi i vetëm i ndotjes së rreth tyre.

Të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të vitit 2022, thonë se vetëm 25 për qind të ujërave të ndotura në Kosovë trajtohen ndonëse shumica përfundojnë nëpër rrjedha të lumenjve.

Për shkak të kostos së lartë, impiantet për trajtimin e ujit ndërtohen kryesisht me hua apo fonde të huaja.

Për banorët afër lumenjve më të ndotur, sikurse lumi Nerodime që rrjedh në rajonin e Ferizajt, jeta është e vështirë.

“Kur ka temperatura të larta dhe niveli i ujit është i vogël është problem të jetosh këtu sepse ka erë aq të keqe saqë është e pamundur t’i lësh dritaret hapur mbrëmjeve, për shkak të erës”, kështu i rrëfeu REL-it Naim Runjeva nga Kaçaniku në shtator të vitit 2024.

Në programet e tyre, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja kanë përmendur ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura apo ujërave të zeza, ndonëse nuk është paraqitur ndonjë kosto apo kohë e paraparë për ndërtimin e tyre.

Në programin e saj, PDK-ja synon që deri në vitin 2030 të arrijë një nivel trajtimi prej 50 të këtyre ujërave.

Të gjitha partitë gjithashtu kanë premtuar veprime për pastrimin e mbeturinave në lumenj.

Lumi i ndotur i Sitnicës.
Lumi i ndotur i Sitnicës.

Në anën tjetër, në Strategjinë Kombëtare për ujërat për vitet 2023-2027, Qeveria aktuale i ka vënë vetes objektiv që deri më 2027 të arrihet të ketë trajtim të ujërave të zeza në 16 qytete të Kosovës, nga 5 sa ishin më 2023.

Ndërkaq, gjatë vitit 2024, Ministria e Ambientit nisi një projekt të pastrimit të shtratit të lumenjve që ka përfshirë rreth 8 lumenj të Kosovës.

Për Indira Kartallozin nga organizata SLK, një nga arsyet pse çështjet ambientale nuk përmenden si tema kryesore nëpër fushata elektorale, është fakti se për to duhen investime afatgjate që nuk sjellin “vota të shpejta”.

“Mandati katërvjeçar i politikanëve nuk është i mjaftueshëm për të adresuar këto çështje që kërkojnë vizion afatgjatë”, thotë ajo./REL

Etiketa: kosovendotjeparti politike

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

21:37 : 16/05/2025
RAJONI

BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim

20:44 : 16/05/2025
RAJONI

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025
RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025
Para

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025

Më shumë vota të numëruara se sa në total/ Celibashi: Dërgesat nuk janë bërë në mënyrën e duhur

22:14 : 18/05/2025

Mbi 20 viktima nga tornadot në Missouri dhe Kentucky, mijëra të tjerë mbeten pa energji

22:05 : 18/05/2025

Barcelona humb në shtëpi, fitojnë Real dhe Atletico Madrid

22:04 : 18/05/2025

Ja rastet kur hudhra nuk duhet përdorur si kurë

21:54 : 18/05/2025

Inteligjenca ukrainase: Rusia po bëhet gati të lëshojë raketë ndërkontinentale

21:50 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com