• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fasada që digjen/ Rreziku i ndërtimeve të reja në kryeqytet

12:57 : 25/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tirana, sa vjen e rritet me ndertesa të larta dhe fasada të bukura, po a janë të sigurta?

Në shtator të vitit 2023, një pallat 10 katësh i përfunduar së ndërtuari, në zonën e njohur si ish -parku i autobuzavë në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit u dogj në pak sekonda. Edhe pse shkaku ishte një lidhje elektrike, ajo që doli në pah, ishte problematika e materialeve të ndërtimit të cilat përdoren që fasadat të jenë të paraqitshme apo që mund të izolojnë zhurmën. Këto materiale ekspozojnë ndërtesën në rast zjarri, shpejtësia e perhapjes së tij është e menjëhershme duke u kthyer në një problem shumë serioz.

A.N është banore e pallatit të djegur dhe e kujton çdo ditë, ditën që pa shtëpinë e saj të përpirë nga flakët:

Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, zjarri u përhap në gjithë pallatin, tymi dhe flakët ishin të mëdha.

Sipas Konsulentit teknik pranë “Knauf lnsulation Shqipëri”, fasada përshpejtoi flakët:

Lexo edhe:

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

VIDEO/ Një cigare e ndezur dyshohet se shkaktoi zjarrin tek apartamenti luksoz i Françeska Muratit

Në këto fasada, shkëndija më e vogël e zjarrit, ndihmohet nga vetë sistemi, që në rast përdorimi materialesh jo te duhura, si rasti i objektit tek ish-Parku i Autobuzëve, vetë fasada nga ndezja e termoizoluesit, (Poliuretani (PU) i ngurtë, i përdorur si termoizolues, nuk janë të përshtatshme të përdoren në fasada sidomos në ato të ventiluara. Ky incident mund të ishte parandaluar shumë lehtë, nëse do të kishte pasur në Shqipëri ligje për përdorimin e materialeve jo të ndezshme në objekte, dhe këto ligje do të ishin zbatuar nga kompania përkatese.

Instituti i ndërtimit në ekspertizën që nxorrën pas kontrolleve, deklaruan se temperature arriti mbi 700 gradë, duke dëmtuar jo vetëm fasadën por edhe strukturën. Shkaku i një nxehtësie kaq të lartë ishte materiali i fasadës.

Për rastin e këtij zjarri, Jonuz Murataj, pjesë ekipit të zjarrfikësve tregon se vështirësitë në raste të tilla janë të shumta duke nisur që nga pozicioni i ndërtesave, tek fasadat që nuk lënë kohë për ndërhyrje sepse ndizen menjëherë.

Sipas stacionit të zjarrfikëses së Tiranës për vitin 2024 janë kryer 2246 veprime operacionale, ku 226 kanë qenë zjarre në objekte banimi. Shkaqet kryesore të zjarrit sipas tyre janë: bombulat e gazit, pakujdesia e qytetarëve në instalime dhe materialet e ndërtimit që po përdorën në objekte.

Materialet e ndërtimit të fasadave

Kur një qytetar blen një apartament apo banesë nuk duhet të shohë vetëm pozicionin e hyrjes, lagjja etj, por po aq i rëndësishëm është dhe lloji i materialeve të ndërtimit që janë përdorur në këto ndërtesa.

Një çmim i lartë i një banese nuk do të thotë vetëm lagjja dhe pozicioni i hyrjes, por dhe lloji i materialeve të ndërtimit që janë përdorur në këto ndërtesa.

Ndërtimet e reja po përdorin materiale izoluese si polisteroli (EPS – Expanded Polystyrene) apo materiale të tjera të ngjashme mund të kenë disa rreziqe dhe ndikime që duhet të merren parasysh, veçanërisht nëse nuk përdoren dhe mirëmbahen siç duhet.

Sipas Inxhinierit Pampuri, polisteroli është material i ndezshëm dhe mund të kontribuojë në përhapjen e zjarrit.

Në ndërtimet moderne, polisteroli shpesh mbulohet me shtresa mbrojtëse, por nëse këto shtresa dëmtohen ose neglizhohen gjatë ndërtimit, mund të krijohen rreziqe. Zjarret që përfshijnë polisterolin mund të çlirojnë tymra toksikë, përfshirë monoksid karboni dhe gazra të tjerë helmues, të cilët vendosin në rrezik jetën e qytetarëve.

Materialet e përdorura në ndërtim që mund të rrisin rrezikun ndaj zjarrit përfshijnë disa kategori kryesore. Disa nga këto materiale janë të përhapura për shkak të kostos së ulët, si dhe lehtësisë së instalimit, por ato mund të bëhen të rrezikshme në kushte të caktuara, veçanërisht gjatë një zjarri.

Materiale termoizoluese të ndezshme si: Polisteroli (EPS – Expanded Polystyrene dhe XPS – Extruded Polystyrene), apo Poliuretani (PU).

Kompanitë e ndërtimit po i përdorin këto materiale për shkak të kostos së ulët

Materiale si polisteroli (i njohur si “bukëpeshku”) janë më të lira krahasuar me materialet e tjera izoluese, si leshi mineral guror ose qelqor ose materiale te tjera të klasifikuara si A1 dhe A2 në lidhje me rezistencen ndaj zjarrit. Kjo i josh kompanitë që duan të minimizojnë shpenzimet për projekte ndërtimi.

Një tjetër arsye është lehtësia në instalim.

Mungesa e ndërgjegjësimit

Në disa raste, ndërtuesit mund të mos jenë të informuar plotësisht për rreziqet e materialeve të ndezshme.

Sinjalizo iu drejtua Bashkisë Tiranë, e cila thotë se nga viti 2017-2024 ka bashkëfinancuar 157 projekte për efikasitetin termik dhe 35 janë ende në process. Sipas këtij institucioni fasadat termoizoluese ndihmojnë në një impakt pozitiv në ruajtjen e objektin, por nuk thotë nëse merren inspektime apo nëse është konstatuar rrezik prej tyre.

Raste në botë

Rasti më i njohur në botë është ai i Kullës Grenfell në Londër më 14 qershor 2017, ku humbën jetën 72 persona. Një tjetër rast ndodhi në Francë më 14 maj 2012. Zjarri u përhap shpejt për shkak të materialeve të papërshtatshme të përdorura në fasadë

Ornela Çuçi thotë se pas këtyre rasteve tragjike vendet si Mbretëria e Bashkuar, apo vende të BE -së kanë marrë masa të rrepta për të adresuar rreziqet që lidhen me përdorimin e materialeve të ndezshme në ndërtesa, sidomos pas disa fatkeqësive të mëdha. Këto masa përfshijnë ndalime, rregullore të reja, dhe inspektime të rrepta për ndërtesat ekzistuese.

Bashkimi Evropian (BE) vendosi standarde strikte për rezistencën ndaj zjarrit të materialeve të ndërtimit, të cilat klasifikohen sipas shkallës së ndezshmërisë (Euroclass: A1 deri në F). Materialet me klasë të ulët, janë të ndaluara në ndërtesa të larta dhe objekte publike.

Rehabilitimi i ndërtesave ekzistuese

Pas zjarrit të Grenfell Toëer në Londër, vende si Gjermania dhe Hollanda ofruan subvencione për të ndërruar fasadat e ndërtesave të ndërtuara para implementimit të rregullave të reja si për shëmbull;

  • Testime të detyrueshme për rezistencën ndaj zjarrit për të gjitha materialet e ndërtimit para çertifikimit
  • Inspektime të rregullta për ndërtesat ekzistuese dhe planifikimi i rehabilitimit për ato që përdorin materiale të papërshtatshme
  • Subvencione ose fonde publike për të ndihmuar pronarët e ndërtesave në ndërrimin e materialeve të rrezikshme
  • Ndërgjegjësimi publik dhe trajnimi për sigurinë ndaj zjarrit.

Po Shqiperia ?

Sipas ekpertëve apo inxhinierëve që merren më ndërtimin në Shqipëri ka lindur nevoja për përmirësimin e legjislacionit, përcaktimin e standardeve të rrepta për materialet ndërtimore.

Inxhinieri Eraldo Pampuri sugjeron ndalimin e materialeve me shkallë të lartë të ndezshmërisë (si polisteroli ose poliuretani) në ndërtesa shumëkatëshe, ndërtesa publike dhe zona me densitet të lartë; përdorimin e standardeve europiane (Euroclass) për klasifikimin e materialeve dhe krijimin e një task-force për inspektim me një grup të specializuar për të kontrolluar ndërtesat ekzistuese që të sigurojë që materialet e përdorura janë në përputhje me standardet.

Ndërsa për eksperten Çuçi, Shqipëria duhet të adaptojë praktikat më të mira, të ndjekë shembuj ndërkombëtar si BE-ja, dhe Mbretëria e Bashkuar, për të përmirësuar legjislacionin dhe zbatimin e rregulloreve.

Ndërkohë ndërgjegjësimi publik dhe trajnimi për sigurinë ndaj zjarrit janë tashme nevojë dhe sfide e re që ka sjellë zhvillimi në vend. Por për këtë duhet bashkëpunimi i të gjithëve.

Ndërtuesit e kanë detyrim t’i pajisin “klientet” pra qytetarët me banesa te sigurta. Nga ana tjetër qytetarët kur paguajnë ndërtuesin duhet të jenë më kërkues për cilësinë në ndërtim.

Qytetaret paguajnë taksat që shteti t’u sigurojë ligje dhe kontrolle ndërtuesve për të jetuar në një banesë të sigurtë.

Është e drejtë e çdo individi të ketë një banesë të sigurtë.

/ACQJ – Qëndra për Gazetari Cilësore në Shqipëri

Etiketa: fasadatndertimipallatetsiguriate sigurtzjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Një cigare e ndezur dyshohet se shkaktoi zjarrin tek apartamenti luksoz i Françeska Muratit

15:15 : 23/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj

11:22 : 23/06/2025
AKTUALITET

Alarmi për ndërtimet/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie

12:14 : 21/06/2025
AKTUALITET

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025
AKTUALITET

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025
Para

"Pa ushtri, pa taksa"/ Rama "kujtohet" për Shtetin Bektashi: Do jetë si Vatikani, nuk përçan askënd

TË GJITHA

Situata me zjarret në vend: Dy vatra ende aktive, zonat më problematike

17:58 : 24/06/2025

Kush është Ardon Jashari, mesfushori që Tare e do me çdo kusht te Milani?

17:54 : 24/06/2025

Apeli rrëzon dënimet për vrasjen e Martin Çeços, çështja kthehet për rigjykim në Korçë

17:48 : 24/06/2025

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

17:43 : 24/06/2025

“Të vdekurit pranë plehrave”/ Xama: Inceneratori fantazmë shkakton kaos në Landfillin e Sharrës

17:42 : 24/06/2025

Përgjoni mund të mbetet në Superiore, ish-kapiteni i Tiranës kërkohet nga dy klube

17:36 : 24/06/2025

Aksident i tretë brenda 24 orëve në Lungomare, përplasen dy makina

17:32 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com