• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Studentët udhëheqin një grevë në Serbi

17:10 : 24/01/2025
në RAJONI

Një grevë e udhëhequr nga studentët bëri që të mbyllen shumë biznese të premten në gjithë Serbinë, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç ka organizuar një tubim të madh për të kundërshtuar protestat e vazhdueshme antiqeveritare, që kanë sfiduar kontrollin e tij mbi pushtetin.

Mijëra veta iu bashkuan gjithashtu bllokadave të përditshme të trafikut në qytete dhe qyteza të ndryshme në vendin ballkanik, në shenjë kujtimi ndaj 15 viktimave që la pas vetes shembja e një çatie në një stacion hekurudhor në muajin nëntor.

Shumëkush në Serbi beson se çatia e rëndë e betonit në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit, u rrëzua për shkak të punës së parregullt të rindërtimit, pasojë e korrupsionit.

Protestat në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin, janë më të mëdhatë që kur Presidenti Vuçiç mori pushtetin më shumë se një dekadë më parë. Ai është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe:

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

Nuk ishte e mundur menjëherë të përcaktohej se sa njerëz dhe kompani iu përgjigjën thirrjes së studentëve për një grevë të përgjithshme njëditëshe, së cilës iu bashkuan restorante, bare, teatro, furra buke, dyqane dhe librari të ndryshme.

Presidenti Vuçiç ka organizuar një tubim të mbështetësve të tij në qytetin qendror të Jagodinës. Ai ka njoftuar planet për të formuar një lëvizje politike mbarëkombëtare në stilin e presidentit rus Vladimir Putin, që do të ndihmonte në sigurimin e dominimit të Partisë së tij Përparimtare Serbe të krahut të djathtë.

Presidenti dhe mediat pro qeveritare i kanë akuzuar studentët se punojnë nën urdhrat e shërbimeve të huaja të zbulimit për të përmbysur autoritetet, ndërsa banditë pro qeveritar kanë sulmuar vazhdimisht protestuesit.

Nuk u raportua ndonjë incident gjatë bllokadës 15-minutëshe të trafikut të premten që filloi në orën 11:52 kohën e shembjes së çatisë në Novi Sad.

Gjatë një bllokade javën e kaluar në Beograd, një makinë u përplas me studentët protestues, duke plagosur rëndë një grua.

Universitetet serbe janë bllokuar prej dy muajsh, së bashku me shumë shkolla. Një shoqatë avokatësh gjithashtu ka hyrë në grevë, por ishte e paqartë se sa punonjës të institucioneve shtetërore iu bashkuan grevës të premten.

Parakalime protestuese u mbajtën të premten në Beograd, Novi Sad dhe qytetin jugor të Nishit.

“Gjërat nuk mund të jenë më njësoj”, tha aktori Goran Susljik për televizionin rajonal N1. “Studentët na kanë ofruar një mundësi për një ndryshim”.

Prokurorët e Serbisë kanë ngritur akuza kundër 13 personave për shembjen e çatisë duke përfshirë një ministër të qeverisë dhe disa zyrtarë shtetërorë. Por ish-ministri i ndërtimit Goran Vesiç është liruar nga paraburgimi, duke nxitur dyshimet mbi pavarësinë e hetimeve.

Stacioni kryesor hekurudhor në Novi Sad u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të punëve në infrastrukturë me kompanitë shtetërore kineze./VOA

Etiketa: greveSerbistudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025
BOTA

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Inxhinierë, por të mjerë”/ Dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Gati të rrezikojmë edhe jetën

10:29 : 24/10/2025
RAJONI

Të shtënat me armë zjarri jashtë parlamentit serb, Vuçiç: Akt terrorist, i motivuar politikisht

15:42 : 22/10/2025
RAJONI

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

11:50 : 22/10/2025
RAJONI

Zjarr dhe të shtëna me armë jashtë parlamentit serb, një i plagosur

11:50 : 22/10/2025
Para

SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani

TË GJITHA

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com