• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump sinjalizon qëndrim agresiv në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale

16:12 : 23/01/2025
në BOTA, Teknologji

Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të tejkaluar Kinën, administrata e tij do të duhej të zbatonte një axhendë agresive sa i takon zhvillimit t[ inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës që e fuqizon atë.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv të nënshkruar në vitin 2023 nga ish-Presidenti Joe Biden, që vendoste disa pengesa rreth zhvillimit të mjeteve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale, si dhe përcaktonte masa të tjera mbrojtëse mbi privatësinë, të drejtat civile dhe sigurinë kombëtare.

Një ditë më vonë, zoti Trump u takua me drejtuesit e disa kompanive kryesore të teknologjisë, përfshirë Sam Altman, drejtuesin ekzekutiv të ‘Open AI’; Larry Ellison, president i kompanisë ‘Oracle’ dhe Masayoshi Son, drejtues ekzekutiv i ‘SoftBank’, për të njoftuar një investim prej 500 miliardë dollarësh të sektorit privat në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, të njohur si ‘Stargate’.

“Duke nisur nga tani ‘Stargate’ do të ndërtojë infrastrukturën fizike dhe virtuale për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të inovacionit në fushën e inteligjencës artificiale, dhe kjo do të përfshijë ndërtimin e qendrave kolosale të të dhënave”, tha Presidenti Trump në një takim me mediat në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Lexo edhe:

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

‘Stargate’ ka për qëllim të investojë në krijimin e rreth 10 qendrave të mëdha në Shtetet e Bashkuara që do të ndihmojnë në përpunimin e të dhënave për sistemet e inteligjencës artificiale.

Qendra e parë e të dhënave është tashmë në ndërtim e sipër në Teksas. Investimi masiv i sektorit privat do të krijojë deri në 100,000 vende pune në SHBA, thanë drejtuesit ekzekutivë të kompanive të teknologjisë.

Mbajtja e Inteligjencës Artificiale në SHBA

“Ajo që duam të bëjmë është që ta mbajmë atë në këtë vend”, tha Presidenti Trump. “Kina është një konkurrente dhe vendet e tjera gjithashtu. Ne duam që inteligjenca artificiale të mbetet në këtë vend dhe po e bëjmë të disponueshme. Unë do të ndihmoj përmes shpalljes së gjendjes së emergjencës, sepse kjo është një situatë, e tillë, një emergjencë. Ne duhet t’i ndërtojmë këto gjëra”, tha ai.

Udhëheqësit e kompanive të teknologjisë shfrytëzuan rastin për të vlerësuar presidentin e ri.

“Mendoj se ky do të jetë projekti më i rëndësishëm i kësaj epoke“, tha zoti Altman. “Ne nuk do të mund ta bënim këtë pa ju zoti President“.

Janet Egan, një bashkëpunëtore e lartë në programin e teknologjisë dhe sigurisë kombëtare në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane, tha se të gjitha sinjalet që Presidenti Trump po dërgon, tregojnë se ai është serioz në ruajtjen e avantazheve që kanë aktualisht Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, është mbështetur në qendrat e të dhënave të Microsoft-it për përpunimin e tyre. Sipas njoftimeve kompania ka diskutuar edhe me administratën e zotit Biden për pengesat rregullatore të planifikimit dhe lejeve për ndërtimin e qendrave të të dhënave.

Në një dokument të lëshuar në fillim të këtij muaji ‘OpenAI’ përmendi konkurrencën me Kinën, duke paraqitur propozimet e saj për “zgjerimin e rolit udhëheqës të Amerikës në zhvillimin e inteligjencës artificiale”.

“Ka rreth 175 miliardë dollarë në fonde globale që presin të investohen në projekte që lidhen me inteligjecën artificiale. Nëse SHBA-të nuk i thithin ato fonde, ato do të rrjedhin në projekte të mbështetura nga Kina – duke forcuar ndikimin global të Partisë Komuniste Kineze“, thuhej në dokument.

Patrick Hedger, drejtor i politikave në ‘NetChoice’, një organizatë që trajton çështje të teknologjisë, i tha Zërit të Amerikës se njoftimi i projektit ‘Stargate’ “është një sinjal i menjëhershëm se kapitali privat është mëse i gatshëm të dalë jashtë kufijve këto ditë, me administratën e re Trump”.

Si pjesë e një morie veprimesh ekzekutive të hënën, Presidenti Trump eliminoi disa urdhra ekzekutivë ekzistues që vendosnin kufizime në nxjerrjen e energjisë që prodhohet nga lëndët djegëse fosile.

Gjatë aktivitetit në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump vuri në dukje gjithashtu se qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe shtoi se do t’i hapte rrugën ‘Stargate-t’ dhe kompanive të tjera private, për të investuar në projekte të reja të prodhimit të energjisë.

Konkurrenca me Kinën

Ndërsa Presidenti Trump eliminoi shumë nga urdhrat ekzekutivë të ish-Presidentit Biden ai nuk duket të ketë ndërmarrë veprime kundër disa prej nismave të tjera të ish-presidentit të lidhura me inteligjencës artificiale.

Vitin e kaluar, zoti Biden ndërmori disa hapa për të kufizuar qasjen e Kinës në teknologjinë më të fundit të lidhur me inteligjencën artificiale, veçanërisht, duke kufizuar mundësitë e kompanive që t’i shesin gjysmëpërçues të avancuar dhe makineri që përdoren për t’i prodhuar ato, firmave kineze.

Për këtë çështje, tha zonja Egan, Presidenti Trump dhe ish-Presidenti Biden duket se janë në të njëjtën linjë.

“Mendoj se është e rëndësishme të theksohet gjithashtu vazhdimësia në mënyrën se si Trump po i qaset inteligjencës artificiale“, tha ajo. “Ai e sheh atë njëkohësisht si rrezik dhe domosdoshmëri për sigurinë kombëtare. … Pra, mendoj se duhet të presim që të shohim këtë qasje të shpejtë ndaj integligjencës artificiale që të plotësohet, për të kuptuar dhe menaxhuar rreziqet në zhvillim, veçanërisht rreziqet kibernetike, bërthamore, biologjike”, tha ajo./VOA

Etiketa: donald trumpinteligjenca artificialekineSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025
BOTA

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025
BOTA

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025
BOTA

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025
BOTA

Takim në Skoci, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump do të diskutojnë tarifat tregtare BE-SHBA

21:43 : 25/07/2025
BOTA

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

19:48 : 25/07/2025
Para

Gripi mbush qendrat shëndetësore, 150 fëmijë shkojnë te mjeku brenda ditës

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com