• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Prokurorët federalë hetime për pengim të zbatimit të ligjeve të emigracionit

20:54 : 22/01/2025
në BOTA

Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë që të hetojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj zyrtarëve shtetërorë apo lokalë që pengojnë zbatimin e ligjeve të imigracionit gjatë administratës së Presidentit Trump, sipas një memorandumi për personelin të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press të mërkurën.

Memorandumi i nënshkruar nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove, udhëzon gjithashtu divizionin civil të Departamentit të Drejtësisë që të punojë me një grup pune të sapoformuar për qytetet që ofrojnë strehim për emigrantët e paligjshëm që ka për synim të identifikojë ligjet dhe politikat shtetërore dhe lokale që “kërcënojnë të pengojnë” përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për zbatimin e ligjeve të imigracionit dhe mund t’i sfidojë ato në gjykatë.

Memorandumi prej tre faqesh sinjalizon një ndryshim të menjëhershëm të përparësive të administratës së demokratit Joe Biden, duke udhëzuar prokurorët të zbatojnë menjëherë planet e administratës së Presidentit Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm, veçanërisht emigrantët e paligjshëm me të kaluar kriminale, bandat transnacionale dhe trafikun e drogës.

“Në të vërtetë, është përgjegjësi e Departamentit të Drejtësisë të mbrojë Kushtetutën, dhe në përputhje me rrethanat, të zbatojë në mënyrë të ligjshme politikat, për të cilat populli amerikan zgjodhi Presidentin Trump”, thuhet në letrën e zotit Bove, i cili përpara se t’i bashkohej administratës aktuale ishte pjesë e ekipit ligjor, që mbrojti zotin Trump në dy çështje penale të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë.

“Pjesë e përgjegjësive të Departamentit të Drejtësisë është edhe zbatimi agresiv i ligjeve të miratuara nga Kongresi dhe mbrojtja e veprimeve të Presidentit në emër të Shteteve të Bashkuara kundër sfidave ligjore. Personeli i Departamentit Drejtësisë duhet të mblidhet në zyrat që taksapaguesit i kanë financuar për të bërë këtë punë të rëndësishme”, shtoi zoti Bove.

Lexo edhe:

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Në memorandum thuhet se prokurorët federalë duhet “të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur publikun dhe për të siguruar kufirin amerikan duke larguar të emigrantët e paligjshëm nga vendi dhe duke ndjekur penalisht ata që kanë kryer krime” nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara.

“Ligji federal ndalon aktorët shtetërorë dhe lokalë që t’u rezistojnë apo të pengojnë përpjekjet për zbatimin e ligjeve të emigracionit”, thuhet në memorandum.

Departamenti i Drejtësisë ka udhëzuar gjithashtu një grup pune kundër terrorizimit të FBI-së që të “ndihmojë në zbatimin e nismave të Presidentit Trump lidhur me emigracionin”, megjithëse memorandumi nuk shpjegon se çfarë mund të përfshijë kjo punë.

Etiketa: FBImemorandumTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
Para

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, fisi i autorit të vrasjes i ngujuar! Babai i të ndjerit: Mos t’ju dëgjoj zërin

TË GJITHA

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com