• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani paraqitet në KPA për çështjen e prokurorit Preçi

09:58 : 21/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) do të zhvillojë ditën e sotme në orën 10:00 seancën gjyqësore publike për çështjen që i përket prokurorit Valentin Preçi.

Kjo është seanca e parë e transmetuar drejtpërdrejt nga KPA, pas kalimit të kompetencave të “Komisionerit Publik” tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, post i cili aktualisht mbahet nga Altin Dumani.

Prokurori Valentin Preçi është konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e vettingut, (KPK), por Komisioneri Publik Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të ndryshojë vendimin e KPK-së dhe të vendosë për shkarkimin e Preçit, që sipas ankimit është gjetur me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Sa i përket kriterit të vlerësimit të pasurisë, Preçi ndodhet në mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Komisioneri thotë se kjo vlen për dy pasuritë apartament banimi 84,5 m2 dhe garazh, por edhe për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA të bashkëshortes apo edhe mbi pretendimet për mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i bashkëshortes.

Edhe sa i përket kriterit të profesionalizmit, duke marrë parasysh denoncimet dhe rekomandimin e ONM-së Komisioneri vë në dukje se “veprimet e subjektit të rivlerësimit afektojnë kriterin e aftësisë profesionale”. Komisioneri Publik i gjen problematike kontaktet e prokurorit me disa persona të dënuar apo hetuar për vepra penale të ndryshme. Komisioneri arsyeton se subjekti duhej të ishte cilësuar i papërshtatshëm.

Lexo edhe:

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

Kujtojmë se me mbarimin e mandatit më 31 dhjetor 2024, Komisioneri Publik do të zëvendësohet në seancat gjyqësore publike në Kolegj, nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino, pasohet edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Mandati i vazhdimit të Vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Aktualisht kanë mbetur për t’u shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Etiketa: ALTIN DUMANIkomisioneri publikkompetencatprokurorishkarkiminspakValentin Preçi

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
Para

Përfshihet nga flakët një biznes në Vorë

TË GJITHA

Shkencëtarët: IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

19:35 : 18/09/2025

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025

Ministri i Bujqësisë/ Malltezi ironizon me videon e Andis Sallës: Shihni çfarë niveli na udhëheq!

19:06 : 18/09/2025

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com