• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta para Ministrisë së Brendshme, reagon ministri Hoxha, Lapaj dhe AMP

18:03 : 18/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet ku oficeri i Policisë Azbi Spahiu, në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

Lëvizja BASHKË shprehet se Policia e Shtetit, Prokuroria e qeveria po fshehin ngjarjen dhe ka ngritur pikëpyetjen se kush i ka bërë presion për shkak të detyrës policit Azbi Spahiu që ndëmori aktin e rëndë.

Lëvizja BASHKË u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në një protestë masive të hënën në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme.

“Kërkojmë me ngulm nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe të gjitha organet e tjera shtetërore të sqarojnë deri në fund ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar presion ndaj policit dhe qytetarit Azbi Spahiu. Dje i ndodhi Azbiut. Nesër mund t’i ndodhë secilit prej nesh.”– shprehet Lëvizja BASHKË në një postim në Facebook.

Lexo edhe:

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

‘Giro d’Italia’ mbërrin në Tiranë/ Policia: Në orën 13:00 fillon bllokimi i akseve rrugore

  • Thirrja për protestë

E VËRTETA DO TË NA BËJË TË LIRË

Sot e gjithë shoqëria shqiptare kërkon të vërtetën për shkaqet që e shtynë policin Azbi Spahiu të tentojë vetëvrasjen. Sipas të dhënave paraprake të gazetarëve, ky akt lidhet me arrestimin e të birit të oligarkut më të fuqishëm në Shqipëri, Samir Mane.

U bënë tre ditë dhe Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë ngjarje të rëndë. A i është bërë presion dhe kush i ka bërë presion për shkak të detyrës policit Azbi Spahiu?

Prej tre ditësh hesht qeveria. Hesht opozita e vjetër. Heshtin thuajse të gjitha televizionet.

Kjo ngjarje në kufijtë e tragjikes nxjerr lakuriq të vërtetën e sistemit ekonomik, politik dhe mediatik në Shqipëri: Barazia përpara ligjit nuk ekziston dhe njeriu i thjeshtë, qoftë ai edhe një polic, nuk është i sigurt.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në një protestë masive të hënën në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme. Kërkojmë me ngulm nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe të gjitha organet e tjera shtetërore të sqarojnë deri në fund ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar presion ndaj policit dhe qytetarit Azbi Spahiu. Dje i ndodhi Azbiut. Nesër mund t’i ndodhë secilit prej nesh.

Bashkohuni në protestë!

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur se nuk ka prova që ndonjë punonjës policie ka tentuar të vrasë veten për shkak të presionit për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

Hoxha i cilëson polemikat për këtë ngjarje si një furtunë në gotë.

Në në përgjigje për protestën e organizuar nga Lëvizja BASHKË të hënën në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme, ministri Hoxha i është drejtuar me nota ironie Adriatik Lapajt.

“Meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…”– shprehet ai.

Më tej Hoxha shprehet ndaj Lapajt se “këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë “Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë””.

  • Reagimi i ministrit Hoxha

Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.

Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.

Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).

Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.

Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…

Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë “Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”.

Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet”.

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar menjëherë pas statusit të ministrit Hoxha.

Teksa i drejtohet ministrit Hoxha, Lapaj shprehet se “rrugaç bëhesh kur të duash, njeri me kulturë dhe zyrtar i mirë të duhet sakrificë e punë”.

Lapaj i bën thirrje ministrit Hoxha të përgjigjet çfarë ndodhi me punonjësin e policisë A.S.

  • Reagimi i Adriatik Lapajt

Lexoni Ministrin e Brendshëm në reagimin e tij për ngjarjen e policit që ka dyshime të arsyeshme që është vendosur nën presion psikologjik me pasojë rrezikimin e jetës së tij dhe kupton pse ky shtet është në gjendjen që është.

Ervin, rrugaç bëhesh kur të duash, njeri me kulturë dhe zyrtar i mirë të duhet sakrificë e punë.

Ministër përgjigju çfarë ndodhi me punonjësin e policisë A.S?

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku oficeri i Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

AMP hedh poshtë pretendimet se polici e ka kryer aktin nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm.

AMP shkruan se punonjësi i Policisë ka dhënë një deklarim me shkrim dhe nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

  • Njoftimi i AMP

Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar, kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Etiketa: adriatik lapajAMPErvin Hoxhapolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

21:16 : 09/05/2025
AKTUALITET

‘Giro d’Italia’ mbërrin në Tiranë/ Policia: Në orën 13:00 fillon bllokimi i akseve rrugore

10:29 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

09:48 : 09/05/2025
AKTUALITET

Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, Policia e Elbasanit: Konflikt i çastit për motive të dobëta

13:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Giro d’Italia” paralizon Tiranën/ Rrugët që bllokohen nesër dhe blloqet e banimit me akses të kufizuar

09:28 : 08/05/2025
AKTUALITET

SPAK “zbarkon” për krimet zgjedhore në Shkodër: “Goditet” PSD!

08:58 : 08/05/2025
Para

Çfarë nënkupton ndalimi i mundshëm i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com