• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qumështi që nuk kam pirë”/ E çuan nga materniteti në burg, vajza kërkon dëmshpërblimin e nënës

21:16 : 16/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Qerime Bomi është një ish-e përndjekur politike në vitin 1972 për agjitacion dhe propagandë. Në ditën kur do të lindte vajzën në maternitet, e marrin me forcë dhe e burgosin. Çiljeta, vajza e sapolindur, nga materniteti kalon në shtëpitë e fëmijës e më pas te gjyshja, derisa bashkohet me mamanë kur del nga burgu.

Sot Çiljeta Ramo Bome tregon për “Stop” se pas daljes nga burgu, nëna martohet me një burrë me të cilin ndenji e martuar vetëm dy vjet pasi ndërroi jetë.

Qytetarja: Më merr gjyshja, më rrit për njëfarë  kohe, por gjyshja ishte një grua e madhe, plakë 80 vjeçe dhe nuk mundej të më mbante. Detyrimisht kalova dhe peripeci të tjera nëpër befotrofe, nëpër shtëpinë e fëmijës që kalova fëmijërinë time derisa erdhi mami në ’83-shin. Pas ca viteve nëna ime u martua me një person sepse ishte vetëm dhee nuk i linin të burgosurit politikë rehat, sigurimi i shtetit.

Gazetarja: Sa kohë qëndroi e martuar?

Qytetarja: Dy vjet sepse pas dy vjetëve nëna ime vdiq. Në ’92-shin, pas pak viteve, në 2009 ka vdekur edhe ky burri sepse ishte në moshë të madhe.

Lexo edhe:

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

Problemi sot qëndron tek dëmshpërblimi. Çiljeta mori vetëm dy këste dhe më pas u ngrinë këstet, pasi nga Ministria kërkohej akti i trashëgimisë së njerkut të saj. Ajo ka për të marrë rreth 60 milionë lekë të vjetra. Çiljeta thotë se në vitin 2024 i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila i ka dhënë të drejtë. Ministria e ka apeluar. Çiljeta kërkon të drejtën e saj.

Qytetarja: Problemi aktual është që në ligjin e dëmshpërblimit të përndjekurve politikë që unë e kam përfituar sepse jam fëmija i vetëm i Qerimesë që ka vuajtur 11 vjet. Mua këta sot në pushtet nuk duan të më japin dëmshpërblimin, e kanë pezulluar. Ndërkohë unë kam marrë dy këste.

Gazetarja: Kur i ke marrë dy këstet?

Qytetarja: Dy këstet i kam  marrë… kur ka dalë ligji atëherë… në 2009 një dhe në 2011 tjetrin.

Gazetarja: Pse nuk ta japin sot dëmshpërblimit?

Qytetarja: Këta tani nuk e japin se thonë kjo zonja është martuar me filanin. E dimë që ky personi ka vdekur dhe nuk kanë fëmijë bashkë, por gjysmat e parave do t’i mbajë shteti. Megjithatë unë bëra një gjyq, njëherë te rrethi i Shkodrës, pastaj te gjykata administrative. E kam fituar pas 3-4 vjetëve, me zor u bë gjyqi dhe u sos. E kam fituar, prapë nuk duan ta ekzekutojnë gjyqin por e kanë çuar në apel. Çfarë do të japë apeli më shumë se kaq?!

Gazetarja: Sa është dëmshpërblimi që duhet të merrni?

Qytetarja: Dëmshpërblimi që ka nxjerrë përfundimisht Ministria e Financave është 62, 63 milionë. Të  marr paratë e nënës sime sepse është gjaku, djersa e saj dhe është qumështi im i gjirit që nuk e kam pirë, ushqimi që nuk e kam ngrënë, ngrohtësia e nënës që më ka munguar, janë të miat.

Besim Ndregjoni, kreu i shoqatës së të përndjekurve, shprehet se Ministria e Financave është institucioni që ka përndjekur më shumë këtë kategori, duke mos dhënë pagesat dhe duke i shtyrë në pafundësi si në këtë rast kur zonja është sorollatur pa arsye, pasi është e vetmja trashëgimtare e gjallë për të përfituar shumën dhe s’ka punë njerku.

Etiketa: Burgdëmshpërbliminish-e përndjekurmaternitetinënëspolitikeQerime BomiVajza

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
Para

Mario Mitaj “tremb” Al Ittihad, pëson tërheqje në ndeshjen e kampionatit

TË GJITHA

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com