• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Evropa shqyrton sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

15:28 : 16/01/2025
në BOTA

Në Perëndim po rritet mbështetja për sekuestrimin e pasurive ruse në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, të cilat u ngrinë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës. Aleatët evropianë druhen se Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të pakësojë ndihmën ushtarake për Kievin dhe disa prej tyre thonë se pasuritë e ngrira ruse mund të plotësojnë mangësinë e krijuar nëse ndodh një gjë e tillë.

Vendet perëndimore ngrinë rreth 300 miliardë dollarë të pasurive shtetërore ruse pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskë në Ukrainë në vitin 2022. Shumica e pasurive të ngrira mbahen në Evropë.

Në Britani ka rreth 22 miliardë dollarë pasuri të tilla. Ligjvënësit britanikë javën e kaluar votuan në favor të një mocioni jodetyrues për t’i dhënë paratë Kievit.

Disa deputetë përmendën pasigurinë mbi ndihmën e ardhshme ushtarake për Ukrainën gjatë mandadit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lexo edhe:

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

“Ne e dimë që ai mendon ndryshe për Ukrainën, për sigurinë e Evropës dhe për Rusinë. Pra, nëse duam të zhvendosim ndihmën në Ukrainë, veçanërisht duke marrë parasysh mundësinë e pakësimit të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, ne duhet të veprojmë me shpejtësi për të sekuestruar këto 300 miliardë dollarë të pasurive të ngrira dhe t’i dërgojmë ato në Ukrainë”, thotë Mike Martin, deputet i Partisë Liberal Demokrate në Britani.

“Sigurisht që tani është shansi që kjo qeveri e Britanisë të marrë drejtimin në përpjekjen për përdorimin e këtyre pasurive për të ndihmuar Ukrainën, e cila ka nevoja shumë të mëdha”, thotë deputeti konservator Iain Duncan Smith.

Një pakësim i ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Kievin mund ta detyrojë Evropën të marrë një vendim për pasuritë e ngrira, thotë Alexander Kolyandr nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.

“Ne do të kishim frikë nga braktisja e Ukrainës përballë makinerisë luftarake të Putinit. Kështu që unë mendoj se nëse çështja do të arrinte në këtë pikë, atëherë do të merrej vendimi për t’ia dhënë Ukrainës këto para”, thotë ai.

Ukraina mund të zotohet të përdorë paratë për të blerë armë amerikane për të siguruar mbështetjen e zotit Trump, shton eksperti Alexander Kolyandr.

“Kjo do të përshtatej mirë me idenë Amerika e Para. Kjo do ta ndihmonte Ukrainën të furnizohej me armë dhe do të shihej si një fitore për zotin Trump para mbështetësve të tij.”

Por ai thotë se Banka Qendrore Evropiane dhe disa qeveri evropiane kanë shprehur rezerva për sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse.

“Ata kanë frikë se konfiskimi i pasurive ruse dhe dërgimi i tyre në Ukrainë do të dëmtonte besimin tek euro si një monedhë rezervë dhe vendet e huaja do të kishin shumë frikë të investonin pasuritë e tyre sovrane në aksionet, bonot e thesarit dhe valutën evropiane”, thotë ai.

Moska thotë se sekuestrimi i pasurive të saj do të ishte i paligjshëm dhe është zotuar të hakmerret. Por analistët thonë se shumica e firmave perëndimore kanë hequr dorë tashmë nga pasuritë e tyre në Rusi./VOA

Etiketa: EvropeRusiUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025
BOTA

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025
BOTA

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
BOTA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025
Para

Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por s'më shkrepi

TË GJITHA

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon nga “Wake Up”, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn

16:01 : 17/11/2025

Skema e TVSH-së, Braçe debat me Ministrin e Bujqësisë: Pupu këta se dinë fare, një tmerr!

15:51 : 17/11/2025

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com