• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Përdorte vetëm makina me qira

14:55 : 15/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, nga persona ende të paidentifikuar. Xhaxhai i viktimës ka thënë se i riu jetonte duke u ruajtur dhe lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt. Më tej ai është shprehur se i vetmi konflikt që familja e tyre kishte ishte me familjen Reçi.

Ndërkohë sipas deklaratave të gruas së tij, ata qëndronin në Tiranë në apartamente me qira ditore. Për të lëvizur, ai përdorte një makinë me qira, të cilën e kishte marrë fillimisht për tri ditë dhe më pas e kishte shtyrë për dhjetë ditë të tjera, ndërsa raportohet se mjeti nuk ishte pajisur me sistem GPS, sipas gazetares Klodiana Lala.

Të hënën, ditën e vrasjes, Kristian Marku kishte njoftuar bashkëshorten se do të udhëtonte drejt Vlorës, por pa treguar nëse do takonte dikë apo jo. Policia ka dyshime se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Policia është fokusuar edhe te sekuestrimi dhe këqyrja e kamerave të sigurisë të të gjithë itinerarit të rrugës që ka ndjekur i riu, pasi dyshohet që është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët.

Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës. Ata kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës së viktimës tip Volkswagen Passat, në krahun e pasagjerit. Pas kësaj, ata kanë qëlluar në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. Tre nga plumbat kanë kapur në turp 30-vjeçarin, ndërsa makina që udhëtonte ka ecur rreth 400 metra nga momenti që u qëllua dhe është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar. Pas atentatit, është gjetur e shkrumbuar makina e autorëve jo më shumë se 1 km nga vendngjarja. Bëhet po ashtu me dije se targat e automjetit të atentatorëve rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës dhe i përkasin një oficeri policie.

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Lexo edhe:

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.

Etiketa: deshmiagruajaKristian Markumakinaxhaxhai i viktimës

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025
BOTA

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

18:46 : 24/10/2025
AKTUALITET

‘Më rrahu dhe më përdhunoi’, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Korçë!

16:00 : 23/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025
BOTA

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

18:31 : 21/10/2025
Para

Armëpushimi në Gazë mbetet i paprekshëm, ndërsa negociatorët kërkojnë marrëveshje

TË GJITHA

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com