• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimet nga publiku, gjyqtari Arben Dosti jep shpjegime para Altin Dumanit

Gjyqtari Arben Dosti parashtroi në Kolegj qëndrimin e tij lidhur me pretendimet e ngritura në tre denoncime nga publiku, ndërkohë që kreu i SPAK, Altin Dumani filloi të ushtronte kompetencat e Komisionerëve Publikë.

13:02 : 15/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING
Altin Dumani pas seancës

Altin Dumani pas seancës

Ankimet e ushtruara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA nga ana e Komisionerëve Publikë, prej së martës më 14 janar do të ndiqen nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në fillim të seancës publike për çështjen e gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj deklaroi se ishte vendosur kalimi i kompetencave të Komisionerëve tek drejtuesi i SPAK-ut.

Në vijim, Mulaj bëri me dije se anëtarët e trupit gjykues ishin njohur pranë isntitucioneve ligjzbatuese me informacionet që kanë të bëjnë me figurën e Dostit. Ashtu si dhe në seancat e mëparshme, Dosti kërkoi sërish të martën që t’i jepej mundësia që të njihej me informacionet për figurën, duke e cilësuar këtë kriter më të rëndësishmin. Ai theksoi se nuk i intreson të njihet me burimin e informacioneve, por vetëm me informacionin që të ketë mundësi edhe për të mbajtur qëndrim. Dumani vërejti se kjo kërkesë nuk ishte pranuar më parë nga ana e trupit gjykues.

Gjyqtari Dosti dha sqarime për tre denoncime që iu la detyrë seancën parardhëse për të përgatitur qëndrim. Ai solli në vëmendje të Kolegjit se dy prej çështjeve janë duke u shqyrtuar ende në Apel, ndërsa një në Gjykatën e Lartë.

Lidhur me denoncimin e parë për zvarritje të gjykimit, Dosti shpjegoi se i kishte kërkuar gjykatës gjithë procesverbalet e seancave ku përshkruhet dhe shtyrja. Ai sqaroi se gjykata nuk ia kishte vendosur në dispozicion, por nga sistemi online kishte arritur të dispononte thuajse gjithë procesverbalet. Dosti deklaroi se shtyrjet ishin kryer për arsye procedurale, si në rastin e seancës së pajtimit, kur posta nuk ka arritur të njoftojë palët, si dhe për mospraninë e avokatëve. Subjekti pohoi se kishte caktuar masa ndëshkimore për avokatët kryesisht dhe i kishte zëvendësuar ata. Ai theksoi se shtyrjet janë bërë vetëm për shkaqe procedurale, që nëse nuk do të kryeshin do ta bënin procesin të paligjshëm. Sipas subjektit, vendimi ishte marrë brenda 8 muajve.

Lexo edhe:

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

Dosti dha shpjegime dhe për ecurinë e dy çështjeve të tjera të denoncuara nga publiku, duke pretenduar se nuk ka asnjë shkelje procedurale apo të objektit.

Për disa akte që Dosti tha se nuk kishte arritur t’i marrë nga gjykatat lidhur me këto çështje, kërkoi investimin e KPA.

Gjyqtarja Albana Shtylla solli në vëmendje të subjektit se një prej denoncuesve kishte bashkëlidhur dy vendime. Dosti tha se kishte kaluar kohë nga viti 2021 dhe nuk i kujtohej mirë, duke kërkuar që t’i jepej mundësia t’i shqyrtonte aktet. Megjithatë, ai shpjegoi se bëhej fjalë për një problematikë të mbërritur në Apel nga Shkalla e parë dhe se trupi gjykues ku bënte pjesë gjendej në pamundësi absolute që të gjykonte çështjen me palë 9 bashkëpronarë, pasi nuk arrihej të realizohej njoftimi i tyre apo i avokatëve.

Për një denoncim të mbërritur të hënën, Dumani tha se nuk ishte përshkruar shkelja e pretenduar, si dhe nuk përmbante fakte apo rrethana për hetime të mëtejshme.

Dosti në vijim paraqiti dhe aktin e gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoritetet greke, me vulë apostile.

Gjithë aktet e dorëzuara nga subjekti në funksion të parashtrimeve të tij për denoncimet, si dhe dokumenti i lëshuar nga autoritetet greke për gjendjen e tij gjyqësore u administruan nga Kolegji, ndërsa aktet për të cilat Dosti kërkoi investimin e gjykatës u konsideruan të panevojshme.

Seanca e radhës u shty për më datë 27 janar, ora 11:00.

Dosti u konfirmua në detyrë më 3 dhjetor 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme për barrën e provës lidhur me balancën financiare negative të konstatuar gjatë hetimit paraprak në shumën 36.4 milionë lekë për shkak të të ardhurave të padokumentuara, për të cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha të përfituara para fillimit të detyrës. Po ashtu Komisioni rrëzoi raportin negativ të DSIK-së, si dhe gjetjet për profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i cili çmoi se nuk u provua burimi i ligjshëm i të ardhurave të Dostit përpara fillimit të detyrës, si dhe se ai nuk arrin nivel të besueshëm për profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës./BIRN

Etiketa: ALTIN DUMANIarben dostigjyqtarkpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

16:04 : 07/10/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

15:25 : 07/10/2025
AKTUALITET

Avokatja tregon momentet e tmerrit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Na kapi paniku…

12:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kishim frikë, qëndruam të fshehur

12:13 : 07/10/2025
Para

Ekzekutimi i Ramazan Matajt/ Ngujohet familja Hasaj! Babai i autorëve: Më ka rënë bombë

TË GJITHA

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com