• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare

08:00 : 13/01/2025
në BOTA

Zoran Millanoviç e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën, sipas rezultateve të para pas numërimit të 98.65 për qind të votave.

Millanoviq, nga partia opozitare Partia Social-Demokrate (SDP) – është në rrugën e duhur për t’i fituar 74.58 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kroacisë.

Kundërshtari i tij në balotazhin e së dielës, Dragan Primorac, nga partia në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë (HDZ) i ka fituar 25.42 për qind të votave.

Dalja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian ishte 44.15 për qind, sipas të dhënave fillestare.

“Kroaci, faleminderit”, tha Millanoviç para gazetarëve.

Lexo edhe:

Historiani konservator Karol Nawrocki betohet si president i Polonisë

Lirohet me kusht pas 11 vitesh burg ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

“Kjo është një ditë e madhe për mua personalisht. Këtë fitore e shoh si njohje për punën time, një lloj besimi i popullit në mua”, tha ai.

Roli i presidentit në Kroaci është kryesisht ceremonial.

Kreu i shtetit nuk mund të vërë veto ndaj ligjeve, megjithëse ka fjalën e tij në politikat e jashtme dhe në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë mandatit të tij, Millanoviq një ish-kryeministër populist e ka kundërshtuar kryeministrin Andrej Plenkoviq në lidhje me politikat e jashtme dhe publike.

Kush është Zoran Millanoviq?

I parë shpesh si gjaknxehtë dhe arrogant, Zoran Millanoviç viteve të fundit e ka përdorur gjithnjë e më shumë retorikë populiste dhe shpesh fyese për të kritikuar Bashkimin Evropian dhe zyrtarët lokalë.

I diplomuar në Drejtësi, ai ka qenë një nga figurat më dominuese në politikën e Kroacisë për gati dy dekada.

Një person kalon me biçikletë pranë bilbordeve të kandidatëve për president në Kroaci. Zagreb, 26 dhjetor 2024.

Si diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi në vitet 1990, ai më vonë ka shërbyer edhe në misionin e Zagrebit në BE dhe në NATO, në Bruksel.

Ai ka hyrë në politikë në vitin 1999, duke iu bashkuar Partisë Social-Demokrate (SDP) dikur parti komuniste dhe është bërë lider në vitin 2007.

Millanoviq ka shërbyer si kryeministër nga viti 2011 deri më 2016.

Por qeveria e tij, e cila ka mbikëqyrur anëtarësimin e Kroacisë në BE në vitin 2013, ka dështuar t’i zbatojë reformat shumë të nevojshme, duke shkaktuar ngecje ekonomike.

Pas humbjes së SDP-së në zgjedhje, Millanoviç është larguar nga udhëheqja e saj në vitin 2016 dhe është tërhequr nga politika për të punuar si konsulent.

Tre vjet më vonë, ai është rikthyer si kandidat i kësaj partie për president.

Gjatë fushatës presidenciale, Millanoviç, 58 vjeç, i cili është marrë me boks në të 20-at e tij, ka arritur ta mbajë kryesisht nën kontroll temperamentin e tij shpërthyes.

Ai është zotuar se do të jetë një mburojë kundër dominimit të plotë të partisë konservatore, HDZ, e cila udhëhiqet nga rivali i tij prej kohësh, kryeministri Andrej Pllenkoviç.

Kjo parti ka qenë në pushtet që nga viti 2016.

“Kroacia nuk do të jetë një vend, në të cilin një njeri vendos për gjithçka”, ka shkruar ai në Facebook, duke iu referuar Pllenkoviqit.

Millanoviç është i martuar dhe ka dy djem.

Etiketa: kroaciMillosheviçpresident

Lajme të lidhura

BOTA

Historiani konservator Karol Nawrocki betohet si president i Polonisë

18:01 : 06/08/2025
BOTA

Lirohet me kusht pas 11 vitesh burg ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

18:30 : 04/08/2025
BOTA

Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci, katër të vdekur

13:31 : 02/08/2025
BOTA

Panik në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët mbi Itali, shpëtojnë pasagjerët

18:49 : 12/07/2025
SPORT

Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

15:38 : 07/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga Italia për drogë, shqiptari kapet në Kroaci pas “spiunimit” nga policia shqiptare

11:12 : 07/07/2025
Para

Këmbimi valutor 13 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com