• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë

21:19 : 13/01/2025
në BOTA

BEJRUT – Presidenti libanez Joseph Aoun thirri Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nawaf Salam për ta emëruar për postin e kryeministrit pasi shumica e ligjvënësve të hënën votuan për të, një goditje e fuqishme kundër Hezbollahut, i cili akuzoi rivalët e tij se donin ta mënjanonin grupin militant.

Përzgjedhja e zotit Salam ishte shenjë e ndryshimit të dukshëm në ekuilibrin e pushtetit të fraksioneve të ndryshme sektare të Libanit, që kur Hezbollahu pësoi goditje të rëndë gjatë luftës me Izraelin vitin e kaluar dhe me rrëzimin e aleatit të tij në Siri, Bashar al-Assad.

Presidenca tha se zoti Salam, i cili për momentin gjendet jashtë vendit dhe pritet të kthehet të martën, siguroi përkrahjen e 84 prej 128 ligjvënësve në parlament dhe se Presidenti Aoun ftoi atë të formojë qeverinë.

Zoti Salam mori përkrahjen e fraksioneve të krishtera dhe druzhe dhe nga ligjvënës të rëndësishëm në mesin e myslimanëve suni, përfshirë të disa aleatëve të Hezbollahut.

Lexo edhe:

Vrau vajzën dy muaj më parë në Tiranë, arrestohet në Liban babai i Rayan Alwan

Ushtria libaneze hyn në bazat e Hezbollahut në veri të lumit Litani

Por ligjvënësit e Hezbollahut dhe aleatit të tij shiit nga Lëvizja Amal, të cilët i kanë të gjitha vendet e rezervuara për fraksionin shiit në parlament, nuk emëruan askënd për këtë pozitë, duke sinjalizuar se ata aktualisht nuk synojnë të përfshihen në qeverinë e zotit Salam.

Ligjvënësi i Hezbollahut, Mohammed Raad, grupi i të cilit, që mbështetet nga Irani, dëshironte që kryeministri i tanishëm Najib Mikati të qëndronte në këtë pozitë, tha se kundërshtarët e Hezbollahut po punojnë në favor të ndarjes dhe përjashtimit. Ai tha se grupi e “kishte zgjatur dorën” e bashkëpunimit përmes zgjedhjes së zotit Joseph Aoun për president javën e kaluar, por se këtë javë kjo “dorë u kthye mbrapsht”.

Zgjedhja e komandantit të ushtrisë, Gjeneralit Aoun, i cili gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, ishte edhe një shenjë e ndryshimeve në skenën politike, ku Hezbollahu për një kohë të gjatë kishte fjalën e fundit.

Gjenerali Aoun, një i krishterë që i takon sektit maronit, mbajti takime këshilluese për përzgjedhjen e kryeministrit me 128 ligjvënës të parlamentit të hënën. Ai është i detyruar ta përzgjedhë kandidatin me numrin më të madh të votave.

Sipas sistemit libanez të ndarjes së pushtetit në bazë të vijave fetare, kryeministri duhet të jetë nga radhët e myslimanëve suni. Presidenca i takon një të krishteri nga sekti maronit, ndërsa kryetari i parlamentit duhet të jetë mysliman shiit.

Ligjvënësit e Hezbollahut morën pjesë në takimin me Presidentin Aoun më vonë nga ç’ishte planifikuar, duke shtyrë shkuarjen e tyre në takim ndërkohë që zoti Salam po fitonte përkrahje, sipas një burimi të Hezbollahut.

Hezbollahu besonte se ekzistonte një mirëkuptim rreth zgjedhjes së Kryeministrit Mikati para se grupi të binte dakord për ta zgjedhur zotin Aoun në pozitën e Presidentit javën e kaluar, sipas burimit.

Sfidat e së ardhmes

Aleatët suni dhe të krishterë të Hezbollahut ishin në mesin e atyre që emëruan zotin Salam. Ligjvënësi sunit Faisal Karami, i afërt me Hezbollahun, tha se ai emëroi zotin Salam, duke iu referuar kërkesave për “ndryshim dhe rimëkëmbje” dhe për përkrahje arabe dhe ndërkombëtare për Libanin.

Zgjedhja e zotit Aoun dhe emërimi i kryeministrit të ri janë hapa drejt rimëkëmbjes së institucioneve qeveritare libaneze, të cilat janë të paralizuar prej më shumë se dy vitesh, periudhë gjatë të cilës vendi nuk kishte as president e as një kabinet funksional qeveritar.

Administrata e re përballet me shumë detyra, përfshirë rindërtimin e zonave të shkatërruara nga bombardimet izraelite gjatë luftës me Hezbollahun dhe fillimin e reformave që janë bllokuar për ringjalljen e ekonomisë, që do t’i jepnin përgjigje arsyet që çuan në kolapsin e sistemit financiar të Libanit në vitin 2019.

Në rolin e tij si komandant i ushtrisë libaneze që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, zoti Aoun luajti një rol kritik në zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-të në mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas marrëveshjes, ushtria libaneze u dislokua në jug të Libanit ndërkohë që forcat izraelite dhe Hezbollahu u tërhoqën.

Ligjvënësi Raad tha se Hezbollahu do të shqyrtojë hapat e ardhshëm dhe do “të vazhdojë të veprojë me qetësi dhe urtësi, për shkak të interesit kombëtar dhe do të shohim veprimet e tyre… për të përjashtuar pushtuesin nga toka jonë”./VOA

Etiketa: HezbollahLibanNawaf Salam

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau vajzën dy muaj më parë në Tiranë, arrestohet në Liban babai i Rayan Alwan

10:48 : 23/04/2025
BOTA

Ushtria libaneze hyn në bazat e Hezbollahut në veri të lumit Litani

08:31 : 11/04/2025
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së palestinezes/ Një histori kërcënimesh dhe shantazhi e nisur nga Berlini

21:16 : 09/03/2025
BOTA

Gjenerali Joseph Aoun zgjidhet presidenti i ri i Libanit

20:48 : 09/01/2025
BOTA

Izraeli paralajmëron Houthit se do të kenë fatin e Hamasit dhe Hezbollahut

20:42 : 30/12/2024
BOTA

Izraeli fillon sulmet ndaj Hezbollahut në Liban

19:07 : 27/12/2024
Para

Moti i keq/ Si paraqitet situata deri më tani në disa qytete të Shqipërisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com