• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksportet, ndikim negativ në ekonomi, si po zëvendësohen nga importet

11:59 : 10/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Kontributi i eksporteve në Prodhimin e Brendshëm Bruto po bie, ndërsa i importeve po rritet.

Sipas matjes së PBB-se me metodën e shpenzimeve ndikimi i eksporteve të mallrave në rritjen ekonomike ishte negativ me -4.4 % në tremujorin e tretë 2024.

Kontributi i eksporteve në rritjen ekonomike ishte negativ që nga tremujori i parë i vitit 2023, ku njësitë e prodhimit në vend nuk po mundeshin më të transferonin humbjet që vinin nga kursi i këmbimit.

Në anën tjetër kontributi i importeve shënoi rritje. Rënia e kapaciteteve prodhuese në njërën anë dhe rritja e numrit të vizitorëve të huaj kanë shtuar nevojën për mallra importi. Ndikimi i importit të mallrave në rritjen ekonomike ishte +9.8 për qind në tremujorin e tretë të 2024, krahasuar me të  njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm eksportet e mallrave e kanë ndikuar pozitivisht rritjen e ekonomike që nga tremujorit te tretë i vitit 2020 deri në tre mujorin e parë 2023, kur ata nisën rënien dhe e ndikuan negativisht ekonominë e vendit.

Në 11- mujorin 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 347 mld lekë, duke u ulur me -13,9 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 816 mld lekë, duke u rritur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 469 mld lekë, duke u rritur me 18,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Forcimi i lekut ndaj euros i kombinuar me disa faktorë të tjerë si rritja e pagës minimale dhe rënia e kërkesës nga jashtë ka dëmtuar rëndë eksportet dy vitet e fundit.

Rënia me rreth 18 për qind e këmbimit të lekut me euron ndërmjet 2021 dhe 2023 po i bën  mallrat dhe shërbimet shqiptare më të shtrenjta për blerësit e huaj. Kjo ul kërkesën për eksportet shqiptare në tregjet ndërkombëtare, duke i bërë ato më pak konkurruese në raport me vendet e tjera.

Eksportuesit që marrin pagesa në euro, por kanë shpenzime në lek po humbin të ardhurat sistematikisht kur konvertojnë euron në lekë. Kjo përveçse ka ndikuar negativisht në marzhin e tyre të fitimit po ul investimet dhe po çon në uljen e prodhimit.

Industria e tekstileve dhe e këpucëve e cila punon për eksport po humbet më shumë nga kursit i këmbimit.

Nga ana tjetër importet po favorizohen nga forcimi i lekut, pasi mallrat nga jashtë bëhen më të lira. Rënia e çmimeve të importit po dëmton prodhuesit vendas, të cilët po përballen me konkurrencë më të ashpër nga produktet e importuara më të lira.

Për shkak të uljes së çmimit të mallrave të importuara, konsumatorët dhe bizneset po mbështeten më shumë te mallrat e huaja, duke krijuar një efekt zinxhir në dobësimin e industrinë vendase.

Forcimi i lekut po ul koston e importeve, duke dekurajuar investimet në sektorë prodhues dhe të çojë në varësi afatgjatë nga importet.

Vitet e fundit, prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku kombinimi i shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën. Fabrikat më të vogla po falimentojnë dhe shumë të tjera kanë ndryshuar strategjitë duke u përshtatur me situatën e re.

Teksa kostot e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros klientët historike të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi./ Monitor

Etiketa: ekonomieksporteimporte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

15:21 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
AKTUALITET

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

15:01 : 29/09/2025
AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
Para

Ndërron jetë Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

18:24 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, ndalohet oficeri i sigurisë në Gjykatën e Apelit

18:24 : 06/10/2025

Deklaratat e rënda ndaj saj, Parashqevi Simaku anulon vizitën e saj në Shqipëri

18:19 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit/ “Shfajësohet” Koçiu: Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata!

18:11 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Dhoma e Avokatisë: Kambanë alarmi për sigurinë

18:11 : 06/10/2025

Strategji apo harresë? Olsi Bylyku mban ende foton me Eglin

17:59 : 06/10/2025

Autori i la pistoletën në dorë rojës, dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

17:56 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com