• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zjarret shkatërruese në Los Anxhelos, kush janë VIP-at që humbën shtëpitë e tyre

17:08 : 09/01/2025
në BOTA

Zjarret kanë shkrumbuar pjesë të ndryshme të Los Anxhelos dhe kanë shkatërruar më shumë se 16,000 hektarë pyje që kur nisën. Më shumë se 100,000 banorë janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, përfshirë ata që jetojnë në lagjen e pasur Palisades, e njohur për vilat luksoze të VIP-ave.

Pavarësisht mobilizimit të gjerë në të gjithë Kaliforninë, frontet e zjarrit vazhdojnë të dalin jashtë kontrollit pasi erërat e forta pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve. Siç raportojnë mediat, burimet në dispozicion, si në fuqi punëtore ashtu edhe në ujë, janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën.

Fatkeqësia ka bërë që shumë personalitete të njohura të Hollivudit, të humbasin shtëpitë e tyre. Madje shumë prej tyre e kanë ndarë dhimbjen që kanë përjetuar përmes rrjeteve sociale, duke informuar ndjekësit e tyre online për përmasat e katastrofës.

Billy Crystal, Paris Hilton, Eugene Levy, Adam Brody dhe gruaja e tij aktorja Leighton Meester janë ndër ata që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Sipas DailyMail, as shtëpia e Anthony Hopkins nuk u kursye nga zjarri shkatërrues që shpërtheu në Los Anxhelos. Rezidenca që aktori e bleu në vitin 2021 për 6 milionë dollarë u dogj nga flakët.

Lexo edhe:

Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Ndërkohë, aktori Eugene Levy ka thënë pak orë më parë për gazetën “Los Angeles Times” se është larguar nga shtëpia e tij, teksa tymi i zi dhe intensiv ka rrethuar luginën e Temescal.

E njëjta gjë vlen edhe për aktorin Cary Elwis, i cili konfirmoi se familja e tij arriti të largohej e sigurt nga zona, por shtëpia e tyre u përfshi nga flakët. “Fatkeqësisht, ne humbëm shtëpinë tonë, por jemi mirënjohës që i kemi mbijetuar këtij zjarri vërtet shkatërrues. Zemrat tona janë për të gjitha familjet e prekura nga kjo ngjarje tragjike dhe gjithashtu duam të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë zjarrfikësit dhe forcat e rendit që punuan pa u lodhur gjatë gjithë natës dhe janë ende duke luftuar me flakët”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Shtëpia e Paris Hilton në Malibu u përpi gjithashtu në zjarrin shkatërrues. Në mënyrë të veçantë, “trashëgimtarja e artë” deklaroi se shtëpia ku djali i saj i vogël hodhi hapat e parë, ishte ndër ato të shkatërruara nga flakët.

“Shkatërrimi është i paimagjinueshëm. Të dish që kaq shumë po zgjohen sot pa vendin që ata e quajtën shtëpi është vërtet zemërthyese”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Në një deklaratë për The Guardian, Billy Crystal dhe gruaja e tij, Janice, konfirmuan se shtëpia e tyre u dogj plotësisht pas 46 vitesh jetese në të.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë shkatërrimin e pamasë që po shohim dhe po përjetojmë. Ndihemi të pikëlluar për miqtë dhe fqinjët tanë që humbën gjithashtu shtëpitë dhe bizneset e tyre në këtë tragjedi. Unë dhe Xhenisi kemi jetuar në shtëpinë tonë që nga viti 1979. Këtu kemi rritur fëmijët dhe nipërit tanë. Çdo pëllëmbë e shtëpisë sonë ishte e mbushur me dashuri. Kujtime të bukura që nuk hiqen dot. Sigurisht që jemi të lënduar, por me dashurinë e fëmijëve dhe miqve tanë do ta kapërcejmë. Ne lutemi për sigurinë e të gjithëve”, tha Billy Crystal.

As Maddie Moore nuk mbeti e paprekur nga zjarri. Siç tregoi aktorja për miqtë e saj online, ajo u detyrua të largohej nga shtëpia brenda natës së bashku me tre fëmijët e saj dhe kafshët e tyre shtëpiake.

“U evakuuam dhe jemi të sigurt, me fëmijët, qenin dhe macet tona. Unë jam duke u lutur dhe falënderues për vullnetarët e parë që u përgjigjën. Gjithashtu, jam mirënjohës për mirësinë e disa miqve që na dhanë një vend për të qëndruar. Po lutem për të gjithë në këtë qytet të bukur. Më vjen keq për fatkeqësitë dhe humbjet”, shkroi Moore.

Aktori James Woods shpërtheu në lot duke folur për CNN teksa përshkruante humbjen e pasurisë së tij në Palisades. “Një ditë ju jeni duke notuar në pishinë dhe të nesërmen gjithçka është zhdukur“, tha ai.

Shtëpia e Anna Faris në Pacific Palisades, të cilën e bleu në vitin 2019 pas ndarjes së saj nga aktori Chris Pratt, u shkatërrua gjithashtu nga zjarri. “Anna dhe familja e saj janë të sigurt dhe mirënjohëse”, tha përfaqësuesi i aktores.

Jennifer Aniston, Bradley Cooper, Tom Hanks, Reese Witherspoon, Adam Sandler kanë gjithashtu shtëpi në Pacific Palisades, por nuk dihet ende nëse kanë arritur t’i shpëtojnë.

Me industrinë e argëtimit të bllokuar nga zjarret, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi të mërkurën se do të zgjasë afatin e votimit për nominimet e këtij viti për Oscar me dy ditë.

Ceremonia për çmimet Critics Choice që ishte caktuar të mbahej të dielën në Santa Monica, është riplanifikuar për në 26 janar.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar zyrtarisht një shpallje që lejon që fondet federale të vihen në dispozicion të njerëzve të prekur në qark për strehim të përkohshëm dhe riparime shtëpish, si dhe hua me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e pronave të pasiguruara.

Etiketa: Los Anxhelosshtepivipazjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë

11:17 : 08/08/2025
AKTUALITET

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

20:20 : 07/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Devoll, shkrumbohet një kasolle dhe sipërfaqe toke

16:52 : 07/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, lëndohet një punonjës

16:41 : 07/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri “përpin” Ermal Dredhën/ Flakët rikthehen në fushën e mbetjeve në Vlorë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet masivi me pisha në Patos

12:00 : 07/08/2025
Para

Elon Musk e quan Trudeaun femër: Nuk je më guvernator i Kanadasë, s'ka rëndësi çfarë thua

TË GJITHA

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com