• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Paralajmërimi për bojkot të disa mediave nga LVV-ja shihet si sulm ndaj gazetarëve

14:40 : 09/01/2025
në RAJONI

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se paralajmërimi se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të bojkotojë disa nga televizionet në Kosovë shkon kundër transparencës dhe është përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse “për politikat e saj”.

AGK përmes një reagimi tha se është i shqetësuar me këto zhvillime që lidhen me nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Zyrtarisht, fushata njëmujore zgjedhore do të nisë më 11 janar.

“E ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë”, tha AGK-ja në reagim.

Lexo edhe:

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

AGK-ja kërkoi që mediave t’iu mundësohet që në mënyrë të barabartë të paraqesin programet e të gjitha subjekteve që marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, theksoi AGK-ja.

Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për konfirmimin ose mohimin e lajmit se kjo parti mëton të bojkotojë disa organizata mediale gjatë fushatës zgjedhore.

Shoqëria civile edhe më herët ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për qasjen ndaj mediave.

Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, tha për Radion Evropa e Lirë se bojkotimi i mediave, në të cilat LVV-ja ka qenë shpesh e pranishme sa ishte në opozitë në fushatën zgjedhore të vitit 2021, tregon se ky veprim po bëhet “për t’i ikur llogaridhënies dhe jo për ndonjë arsye parimore”.

“Bojkoti është vazhdimësi e luftës së Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave, aktivistëve dhe shoqërisë civile të cilët përgjatë qeverisjes i ka konsideruar dhe trajtuar si armiq”.

“Bojkoti është sulm ndaj mediave dhe të drejtës për informim dhe do të ishte mirë që Lëvizja të rishqyrtonte këtë vendim”, tha Kusari.

Sipas saj, sjellja e partisë në pushtet ndaj mediave është në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, institucione ku Kosova synon të anëtarësohet.

Duke folur për fushatën zgjedhore, Kusari tha se pret që të ketë “përshkallëzim të narrativit kundër mediave dhe gazetarëve dhe shpresoj shumë që gjuha e ashpër ndaj gazetarëve të mos përkthehet në sulme fizike”.

Vetëm gjatë vitit 2023, AGK-ja ka regjistruar 53 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Po ashtu, vitin e kaluar në Indeksin për Lirinë e Shtypit të organizatës joqeveritare, Reporterët pa Kufij, Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë se vitin paraprak.

Në këtë raport u tha se pavarësisht se vazhdojnë t’i mbajnë përgjegjës politikanët, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë “cak i sulmeve politike”.

Ndërkaq, në raportin për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, vitin e kaluar, u citua Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që tha se “zyrtarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin dhe anëtarë të partisë në pushtet, janë angazhuar në fushata shpifëse për të minuar besimin e publikut në media”./REL

Etiketa: gazetarelvvmedia

Lajme të lidhura

BOTA

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

13:57 : 21/10/2025
AKTUALITET

LVV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

13:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

LVV i tha të kërkojë falje, Rama: Nuk e dija që Specialja do hetonte Thaçin! S’dal në protestë se politizohet

10:07 : 16/10/2025
AKTUALITET

LVV: Para protestës në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK, Rama të kërkojë falje

09:49 : 16/10/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025
Para

Hapet dera e apartamentit në Astir/ Gjenden armë dhe vajza në gjendje të rënduar psikologjike

TË GJITHA

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com