• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia për “500 mijë eurot”/ Malltezi: Tentativë e SPAK për t’i larë fytyrën Irena Gjokës

10:05 : 09/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Porkurorinë e Posaçme (SPAK).

Pas daljes nga SPAK, Malltezi bëri me dije se është pyetur si person në dijeni, në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, në lidhje me një deklaratë të vajzës së ish-kryeministrit, ku flet për egzistencën e një video, ku ish-kryetarja e GJKKO-së merr 500 mijë euro ryshfet nga një ish-eksponent i PS-së.

Malltezi e konsideroi nisjen e këtij procedimi nga ana e SPAK, si një tentativë për të larë fytyrën e gjyqtares Irena Gjoka, teksa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur të gjitha procedimet të bëra prej saj, edhe pse ishin të bazuar mbi falsifikime të akteve.

Ajo deklaroi se nuk e disponon videon, por sipas saj, referuar raportimeve mediatike, është gjetur gjatë kontrollit të banesës së një gazetari, i cili është larguar nga Shqipëria. Malltezi deklaroi se ka bërë vetëm një pyetje, të cilës SPAK mund t’i jepte përgjigje pa cënuar hetimin.

Argita Malltezi: Ka iniciuar një procedim penal, ndërkohë që ne kemi bërë, unë, Jamarbër Malltezi, 3-4 kallëzime penale për çështje konkrete, ka falsifikuar Millonai, Kraja, Dumani, aktet zyrtare, ka falsifikuar Irena Maneku Gjoka aktet zyrtare, Olldashi aktet zyrtare. Të gjitha këto kanë qenë akte falsifikimi me pasoja shumë të rënda. Nuk kanë nisur procedimin, por kanë vendosur mbylljen e procedimit. Ky është standard i dyfishtë i një drejtësie të kapur politikisht, ndërkohë që pyetja ime në thelb kishte për standardin e një drejtësie të kapur nga grupet kriminale, që SPAK e ka për detyrë ta sqarojë.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

Tender 700 mijë euro/ “Albascan” merr “çertifikatë pastërtie” nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

Çfarë bëra unë? Unë pyeta, a ekziston një video e tillë? A e disponon SPAK-u një video të tillë që e ka gjetur rastësisht gjatë kontrollit të shtëpisë të një gazetari të larguar nga Shqipëria. Unë nuk e disponoj, por kam thënë në deklarim që SPAK të na sqarojë nëse ekziston apo jo. Nëse ajo nuk ekziston, s’ka pse SPAK ta tjerri. Ndoshta dhe SPAK nuk ka mundësi që ajo video të thotë që nuk egziston dhe është në proces hetimi dhe në këtë do ta mirëkuptonim nëse nuk do të përgjigjej. Por, tentativa për të larë fytyrën e Irena Gjokës me skemat e procedurave të Salianjit është një tëntativë e dështuar. 

Unë i jam referuar në atë pyetje shkrimeve mediatike të cilat janë nga burime të hapura. SPAK ka për detyrë t’i hetojë. Për sa i përket veprave të tjera të Irena Gjokës, unë kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka vendosur mbylljen e procedimit. 

Nuk e kam përmendur emrin e gazetarit asnjëherë dhe e kam bërë këtë me qëllim për të lejuar SPAK që të sqarojë të gjithë situatën, prandaj ishte pyetje dhe jo konstatim. Ishte një pyetje që nuk cënonte hetimin nëse SPAk jepte një përgjigje. 

U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. Në parim, dhe bazuar në kod, SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës, pavarësisht se e ka nisur me kallëzimin e gjyqtares.. Megjithatë, nuk kam besim te një institucion që mbajti për një vit në arrest liderin e opozitës ndërsa Jamarbër Malltezi është në arrest vetëm për faktin se mori tokën e tij. Mund të mendoni se çfarë standardi ka ky institucion. Për sa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjokës, SPAK nuk ka preferuar të kryejë hetime.

Kujtojmë se më 19 tetor të vitit 2024, ish-kryetarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, bëri kallëzim në SPAK ndaj Argita Malltezit, ku i kërkoi që hetojnë deklaratat e saj në lidhje me akuzat ndaj gjyqtares.

Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. Ndërkohë, sipas Argita Malltezit, gjyqtarja Irena Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti socialist 500 mijë euro ryshfet që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.

“Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve. Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë? Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal. Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo.” tha Argita Malltezi më 23 shtator 2024.

Dyshohet se bëhet fjalë për ish-deputetin socialist Alket Hyseni, pasi të njëjtën pyetje ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka bërë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

“Do t’i shtroj një pyetje gjykatëses bandite me tre mbiemra: A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr nga klasifikimi si grup kriminal.” – ka deklaruar Berisha në një deklaratë për mediat më 23 Gusht 2024.

Kujtojmë se Irena Gjoka ka qenë dhe gjyqtarja në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku caktoi masat e arrestit për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në mediat greke u publikuan dokumentetet se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka përdorur dhe mbiermat Maneku dhe Shpata, kishte fshehur një dënim në Greqi, por SPAK nuk ndërmori asnjë hetim ndaj saj, në lidhje me këtë çështje.

Etiketa: 500 mije euroArgita MallteziIrena Gjokashpifjespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

19:24 : 13/07/2025
AKTUALITET

Tender 700 mijë euro/ “Albascan” merr “çertifikatë pastërtie” nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

10:17 : 13/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

13:04 : 12/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

19:34 : 11/07/2025
AKTUALITET

Droga nga Amerika Latine/ SPAK zbardh skemën: Si funksiononte grupi kriminal/ EMRAT

17:54 : 11/07/2025
AKTUALITET

‘Tradhtoi’ Ramën për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

14:26 : 11/07/2025
Para

Hetimet për Veliajn, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com