• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në pronat e institucioneve publike do ndërtohen kulla, zbulohen projektet e para

12:17 : 09/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pasi iu dha ndërtuesve privatë (pjesa më e madhe e tyre klientë të përhershëm të Qeverisë) pronat publike të pashfrytëzuara, tashmë Edi Rama do t’iu japë dhe truajet ku janë godinat e institucioneve.

Këtë gjë kreu i Qeverisë e kishte paralajmëruar që më 17 shtator të vitit të kaluar, teksa nismën e ka prezantuar ditën e sotme në një aktivitet bashkë me ministrin e Ekonomisë, Blendi Gonxhe dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Institucionet publike tashmë do të hyjnë në marrëveshje partneriteti me ndërtuesit privatë, njëlloj si këto të fundit bëjnë me pronarët privatë të trojeve.

Programi quhet “Urat e reja për Shqipërinë 2030” dhe Rama gjatë fjalës së tij, u justifikua me faktin se godinat e vjetra të institucioneve veç po degradohen dhe po i cënojnë peisazhin.

“Nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë dhe sektori publik. Besoj që të gjithë i keni parasysh skelete fabrikash apo ndërmarrje të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve, të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat veç degradimit. Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me korporatën e investimeve. Struktura që janë në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura të fuqishme për ndërveprime me sektorin privat.

Lexo edhe:

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

Sot jemi për të prezantuar disa projekte të para që janë rezultat i konkurseve ndërkombëtare. Projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta me sipërmarrjen që do vendosen përmes garave të hapura dhe që synojnë t’i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja me standarde europioane për aktivitetin e administratës publike. Ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, profil sipërmarrës që do të na fusë edhe në në klubin e vendeve që këto praktika dhe eksperienca i kanë shumë vjeçare. Si rezultat shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës duke humbur mundësinë të marrë edhe përfitimet në funksion të interest publik.

Tjetra që është e rëndësishme, përmes këtij instrumenti të ri i japim mundësi institucioneve publike që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave dhe i japin mundësi sipërmarrjes, për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematike, të mund të përdorin këtë instrument. Jo më siç ka ndodhur në të shkuarën që duhet ta lëshojë pronën duke marrë një çmim simbolik, po mbetej një procedurë e parealizueshme, ose mos të reagoje fare dhe të pezulloje një mundësi zhvillimi privat. Ky proces ka nevojë për dialog për të përmirësuar më tej mekanizmin se është vetëm fillimi i kësaj praktike të re dhe ka nevojë për transparencë të plotë që të garantohet konkurrenca dhe të gjitha palët të dalin të kënaqura.” – deklaroi Edi Rama.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, zbuloi se dy pronat e para të cilat do të kthehen në kulla janë ish-Parku i delegacioneve, që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ish-godina e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ku sot ndodhet Ministria e Mjedisit.

Disa prej pronave publike që do t’i jepen privatit, por do të shfrytëzohen dhe nga institucionet:

“Expo Albania”, në afërsi të liqenit të Farkës, ku ka qenë dikur pista e helikopterëve, do të shfrytëzohet për ekspozita, panaire edhe në rajon.

Kullë dhe tek ish-Parku i delegacioneve, që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, do të jetë në funksionon të administratës publike me 22 institucione të administratës qendrore.

Pronë tjetër do jetë një objekt sipërmarrjeje pranë ATSH-së në bulevardin Zhan D’Ark me hapësirë nëntokë, hapësira komerciale, zyra, hotel dhe rezidencë.

Pranë shkollës “Harry Fultz”, parashikohet një godinë me 3 institucione si Kadastra, Agjencia e  Trajtimit të Pronave dhe Shpronësimet në një vend.

Një kullë me shërbime mikse parashikohet të ngrihet edhe tek Fakulteti i Inxhinierisë. Këtu do të ofrohen dhe apartamente dhe dhoma për studentë.

Projekti i rijetëzimit të stadiumit “Selman Stermasi”, ku do të ngrihen kulla.

Kullë edh tek ish-garda e Republikës, pranë Liqenit Artificial, ku për shtetin do të ofrohet një Bibliotekë Kombëtare

Godinat e ministrive do të kthehen në kulla? Rama njofton ngritjen e kompleksit qeveritar

Etiketa: institucionet publikekullandertuesprivati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

13:46 : 19/06/2025
AKTUALITET

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

18:59 : 15/06/2025
AKTUALITET

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
Para

Konkurentja e "BBVA" flet për herë të parë për ndryshimin e gjinisë: Në pasaportë jam ende mashkull

TË GJITHA

B-2 sjell “ferrin” nga qielli/ SHBA lëshoi bombat më të rënda mbi Iranin bërthamor

14:25 : 22/06/2025

Bombardimet amerikane në Iran, Papa Leone: Lufta nuk i zgjidh problemet

14:21 : 22/06/2025

‘Audi’ është përplaset me kamionçinën në Vlorë-Selenicë, plagosen dy persona

14:09 : 22/06/2025

Kapet superlaboratori i kokainës në Spanjë, arrestohen 25 persona, përfshirë dhe shqiptarë

13:54 : 22/06/2025

FOTO-VIDEO/ Masakër mjedisore, parku i Liqenit Artificial mbushet me plehra dhe ndërtime të paligjshme

13:49 : 22/06/2025

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

13:29 : 22/06/2025

Rriten vizitat në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, mjeku apelon për kujdes

13:28 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com