• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa kushton informacioni në institucionet publike?

21:22 : 08/01/2025
në AKTUALITET

E drejta për informim është një nga të drejtat themelore të qytetarëve, e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji. Megjithatë, në praktikë hasen vështirësi në zbatimin e saj, jo vetëm si pasojë e vonesës apo refuzimit të përgjigjes nga institucionet. Tarifat që institucionet publike vendosin për dhënien e këtij shërbimi, në disa raste, kthehen në pengesë.

Monitorimi i disa institucioneve si Instituti i Ndërtimit, Bashkia Tepelenë, Bashkia Vlorë dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) tregon një mospërputhje të theksuar në tarifat që ato zbatojnë.

Kjo ngre pyetjen se kush është organi përgjegjës për përcaktimin e këtyre tarifave: vetë institucionet publike, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, apo Këshilli i Ministrave?

Ligji për të drejtën e informimit parashikon që, në parim, shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike duhet të ofrohet falas, ndërsa dhënia e informacionit të riprodhuar mund të bëhet kundrejt një tarife që pasqyron vetëm koston reale të riprodhimit dhe dërgimit. Këto tarifa duhet të jenë transparente dhe të publikuara në faqet zyrtare të institucioneve.

Megjithatë, praktika ka treguar se disa institucione aplikojnë tarifa që janë dukshëm më të larta se kostoja reale.

Lexo edhe:

Prej 15 vitesh “noton” me ujërat e zeza të komshinjve/ Insitucionet delegojnë problemin, s’japin zgjidhje

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet qëndrore

Një shembull problematik është ai i KPK-së. Sipas një urdhri të vitit 2021, deri në dhjetë faqe informacion ofrohet falas, ndërsa për mbi dhjetë faqe paguhen 10 lekë për faqe, dhe informacioni në CD tarifohet me 100 lekë. Këto tarifa janë më të larta se kostot reale të tregut, ku fotokopjimi i një faqeje kushton më pak se 5 lekë.

Në Bashkinë Vlorë, situata është edhe më e ndërlikuar. Dokumentacioni nga arkivi, pavarësisht volumit, tarifohet me 1,000 lekë, sipas një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në vitin 2019. Kjo tarifë fikse shkel parimin e përcaktimit të kostos sipas volumit dhe mënyrës së riprodhimit, siç kërkohet nga ligji.

Edhe më shqetësuese janë rastet në Institutin e Ndërtimit, ku tarifa për fotokopjimin bardh e zi të një fletë projekti arrin në 2,215 lekë, ndërsa për një kopje me ngjyra shkon deri në 3,215 lekë. Në një përgjigje ndaj Citizens.al, Instituti e justifikon këtë me faktin se është një institucion vetëfinancues dhe të ardhurat nga tarifat shkojnë në buxhetin e tij, por nuk ka ofruar auditime për të mbështetur këto tarifa.

Një rast tjetër i diskutueshëm është ai i Bashkisë Tepelenë, ku kërkesa për informacion mbi një projekt ujësjellësi është shoqëruar me një tarifë prej 122,000 lekësh. Kjo shumë, që nuk ka lidhje me koston reale të riprodhimit, përbën një pengesë të padrejtë dhe disproporcionale ndaj të drejtës për informim.

Roli i Komisionerit për të Drejtën e Informimit
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas ligjit, shqyrton periodikisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tarifat e bëra publike nga autoritetet publike dhe, sipas rastit, urdhëron ndryshimin e tyre. Nga ana tjetër, ligji nuk e ngarkon Komisionerin me detyrimin për të përcaktuar tarifat e zbatueshme, por këtë detyrë ia lë vetë autoritetit publik, i cili duhet të përcaktojë dhe publikojë ato që të jenë të dukshme për publikun.

Urdhri që ka miratuar Komisioneri në lidhje me përcaktimin e tarifave përbën një urdhër të brendshëm të institucionit. Në një kërkesë drejtuar këtij të fundit për rastet abuzive në përcaktimin e tarifave, Komisioneri është shprehur se: “Ky urdhër mund të merret si shembull nga ana e autoriteteve të tjera, por në çdo rast, këto të fundit mund të përcaktojnë tarifa të tjera brenda kufijve të përcaktuar në nenin 13 të ligjit nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’, i ndryshuar, i cili përcakton rregullat për vendosjen e kostos së shërbimit.”

Këto raste tregojnë se institucionet publike shpesh nuk respektojnë detyrimin ligjor për transparencë dhe zbatimin e drejtë të tarifave. Ligji për të drejtën e informimit kërkon që këto tarifa të jenë publike, të arsyetuara dhe të bazuara në koston reale, por shpesh këto kushte nuk plotësohen. Për më tepër, mungesa e një mbikëqyrjeje të fortë nga ana e autoriteteve përgjegjëse lë hapësirë për abuzime.

Një zbatim më i mirë i ligjit dhe një qartësim i mëtejshëm i dispozitave të tij do të ndihmonin në parandalimin e këtyre abuzimeve dhe përmirësimin e aksesit në informacion. Institucionet publike kanë përgjegjësi jo vetëm për respektimin e ligjit, por edhe për të forcuar besimin e qytetarëve në administratën publike./ Citizens.al

Etiketa: informacioniinstitucionetinstitucionet publikepagesa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 15 vitesh “noton” me ujërat e zeza të komshinjve/ Insitucionet delegojnë problemin, s’japin zgjidhje

20:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet qëndrore

19:28 : 14/07/2025
AKTUALITET

Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur

10:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
Para

“Terrori i Kurtit i thyen serbët”, Beogradi: Prishtina provokon, nuk do paqe, por dhunë

TË GJITHA

10 vite te Real Madrid dhe 23 trofe të fituar, Lucas Vasquez largohet nga “Los Blancos”

15:51 : 16/07/2025

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025

Foto/ Egnatia u largua me turp nga Champions, zyrtari i Skënderbeut “thumbon” rrogozhinasit

15:42 : 16/07/2025

Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti

15:41 : 16/07/2025

HEC-i në Kaçinar/ Banorët akuzojnë Prokurorinë e Lezhës se është bërë “palë me paligjshmërinë”

15:38 : 16/07/2025

Dështimi i “Final Four” në dy sezonet e fundit, FSHF zyrtarizon skemën e re të Superiores

15:34 : 16/07/2025

Temperaturat e larta/ Fluks i shtuar pacientësh në Spitalin e Fierit

15:28 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com