• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

REL: Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar

09:31 : 08/01/2025
në AKTUALITET, BOTA, RAJONI

Sundimtarët e rinj të Sirisë raportohet se u kanë dhënë poste të larta ushtarake disa luftëtarëve të huaj islamikë, përfshirë një shqiptari nga Maqedonia e Veriut. Kjo ka rritur frikën në vendet e origjinës të luftëtarëve për një eksport të mundshëm të revolucionit në tokën e tyre.

Përveç shqiptarit me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Reuters dhe AFP, duke u thirrur në burime brenda Sirisë, kanë raportuar se edhe një shtetas i Taxhikistanit dhe tre ujgurë kinezë janë në mesin e të huajve që janë promovuar në poste zyrtare.

Atyre u është dhënë grada e gjeneral-brigadier dhe të paktën një prej tyre ka marrë postin e kolonelit sipas raportimeve që Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut – i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani – në një profil në Facebook, që besohet se ai qëndron pas tij, ka shkruar se ka marrë gradën e kolonelit.

Lexo edhe:

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

Jashari, 48 vjeç, është udhëheqës i “Xhemati Albani”, i cili është një grup militant i përbërë kryesisht nga shqiptarët etnikë.

Ky grup ka aleancë me Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – grupin islamist të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që rrëzoi nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024.

Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaidës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës.

Një tjetër luftëtar i huaj i emëruar kolonel u identifikua nga blogerët taxhikë, të afërt me forcat e HTS-së, si Saifiddin Tojiboev, luftëtar nga Taxhikistani.

REL-i nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e raportimeve lidhur me emërimin e supozuar të Tojiboevit si komandant i operacioneve dhe promovimin e tij nga major në kolonel.

Një burim nga sektori i sigurisë në Taxhikistan, i tha REL-it se Qeveria e këtij shteti është në dijeni për lajmin lidhur me emërimin e ri të Tojiboevit.

Tojiboev, 41 vjeç, është person i kërkuar në Taxhikistan dhe akuzohet se ka marrë pjesë në një konflikt të huaj, se është anëtar i një organizate terroriste dhe se ka rekrutuar luftëtarë për grupe terroriste. Ai po ashtu është në listën e sanksioneve të Bankës Qendrore taxhike, ku i ndalohet që të kryejë aktivitete financiare.

“Tojiboev dhe i vëllai kanë shkuar në Siri më 2013 dhe që atëherë kanë marrë pjesë në konflikte ushtarake atje”, tha në burim në Dushanbe për REL-in. “Tojiboev po ashtu ka rekrutuar disa shtetas taxhikë që t’iu bashkohen organizatave terroriste”.

Tojiboev ishte anëtar i Partisë së Rilindjes Islame të Taxhikistanit (IRPT), një lëvizje dikur popullore në Dushanbe, e cila më 2015 u ndalua dhe u shpall terroriste. Kjo parti ka mohuar akuzat për terrorizëm.

HTS-ja ende zyrtarisht nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me emërimin në poste të luftëtarëve të huaj.

Ky grup islamik është zotuar se do të aplikojë politika të moderuara sa u përket të drejtave të grave, është zotuar për pajtim kombëtar dhe raporte me komunitetin ndërkombëtar. Po ashtu, HTS-ja po tenton të krijojë një ushtri profesionale duke përfshirë persona nga fraksione të ndryshme militante që janë aleatë me të.

Në HTS bëjnë pjesë një numër i madh i luftëtarëve nga Rusia, Azia Qendrore dhe Ballkani. Shumica e tyre shkuan në Siri pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) ishte njoftuar për krijimin e kalifatit në pjesë të Sirisë dhe Irakut më 2014.

Shqetësime në vendet e origjinës

Në shtetet e tyre të origjinës, shumë nga këta luftëtarë shihen si kërcënime potenciale për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare.

Adrian Shtuni nga Qendra Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit në fund të vitit 2024 i tha Radios Evropa e Lirë se nuk beson se tani mund të rriten interesat e luftëtarëve shqiptarë për t’u kthyer në vendet e tyre, edhe pas rënies së regjimit të Assadit.

“Nuk jam i sigurt që ata do të donin të ktheheshin, pasi këta persona janë të fokusuar, kanë një prapavijë xhihadiste, kanë rrezikuar jetën për synimet e tyre ideologjike, të cilat nuk i kanë fshehur”, deklaroi, duke shtuar se disa prej tyre mund të kenë ambicie për pozita në qeverisjen e re në Siri.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2024, kur videot që shfaqnin militantët taxhikë në Siri qarkulluan në mediat sociale, një burim i afërt me forcat e sigurisë në Taxhikistan, i cili dëshiroi të mbetej anonim, tha se Dushanbeja po nervozohej me pjesëmarrjen e shtetasve të saj në luftëra të huaja.

“Ata një ditë mund të kthehen në Taxhikistan dhe të tentojnë të shkaktojnë telashe serioze”, tha burimi.

Në vitet e fundit, qeveritë në Azinë Qendrore kanë riatdhesuar qindra shtetas të tyre – anëtarë të familjeve të luftëtarëve të IS-it- nga Iraku në Siri, duke i ndihmuar ata që të riintegrohen në “jetën civile”.

Në mesin e shteteve që kanë riatdhesuar shtetas janë edhe Kosova dhe Shqipëria.

Sipas ekspertëve, ka ende mijëra luftëtarë të huaj në Siri. Shqiptarët besohet se përbëjnë vetëm një pjesë të vogël në mesin e luftëtarëve të huaj. Vetë HTS-ja dhe grupet aleate, besohet të kenë rreth 10.000 luftëtarë në total.

Më herët është thënë se rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut.

Qeveritë kanë shqetësim për mundësinë që luftëtarët të tentojnë të sjellin ideologjinë e HTS-së apo revolucionin islamik në shtetet e tyre të origjinës.

Aaron Zelin, i cili është autori i një libri për HTS-në – që mban titullin The Age of Political Jihadism: A Study Of Hayat Tahrir al- i tha Radios Evropa e Lirë se emërimet nuk sugjerojnë se sundimtarët e rinj të Sirisë, të udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, që më herët njihej si Abu Mohammed al-Golani, kanë ndonjë agjendë përtej Sirisë.

“Kjo është një përpjekje nga Golani dhe HTS-ja që të sigurohen që këta persona të ndjekin urdhrat nga shteti sirian dhe tani ata nuk mund të veprojnë të pavarur tashmë që lufta ka përfunduar, ose është në prag të përfundimit”, tha Zelin, i cili është hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt.

Ai tha se Sharaa po e shqyrton mundësinë që t’u japë shtetësi siriane të huajve që kanë jetuar në shtet për një periudhë të caktuar kohore dhe kanë mbështetur HTS-në në luftën kundër regjimit të Assadit.

“Golani po tenton t’i bëjë ata sirianë. Është më mirë që ata të integrohen dhe të ndjekin rolin e ri të HTS-së sesa të veprojnë të pavarur, ose të paktën kështu e shohin ata”, tha Zelin./REL

Etiketa: luftetarmaqedoni e veriutshqiptarsiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

15:34 : 02/06/2025
AKTUALITET

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025
AKTUALITET

Me kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, 3 shqiptarët kapen “mat” në Itali

19:12 : 28/05/2025
AKTUALITET

I zhdukur prej 2 ditësh, gjendet 44-vjeçari shqiptar në Itali. Kishte pirë substanca helmuese

16:57 : 28/05/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë (FOTO-EMRI)

19:58 : 27/05/2025
Para

EMRI-VIDEO/ 28-vjeçarit në Tiranë i gjendet një bidon me doza kokaine dhe një çantë me kanabis

TË GJITHA

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com