• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I çoi burrit video intime”/ Hasaj: Ramazan Mataj i lidhur prej 6 vitesh me motrën time, i prishi dy martesa

12:47 : 08/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

29-vjeçari Arjon Hasaj ka pranuar plotësisht pas arrestimit para grupit hetimor se është ai autori i vrasjes së Ramazan Mataj, 33-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e 4 Janarit në në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”.

Në dëshminë e dhënë për Policinë e Shkodrës, Arjon Hasaj ka treguar se arsyeja pse e ka vrarë Ramazan Matajn ka qenë për shkak të një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh dhe se ai i kishte prishur dy martesa asaj. Gjithashtu, sipas Arjo Hasajt, 33-vjeçari i ka dërguar burrit të dytë të motrës së tij dhe njerëzve të tjerë në fshat edhe video intime ku viktima shfaqej me të motrën e autorit.

Sa i përket vrasjes, 29-vjeçari ka treguar se viktimën e ka nxjerrë në pritë, pas një bisede që kanë patur në Instagram, me anë të një profili të rremë vajze.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë, ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

Ndërkohë, vëllai i autorit, 20 -vjeçari Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Lexo edhe:

Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

Myftinia e Shkodrës kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe: Po grabitet prona jona!

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje.”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas atentatit, Policia e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Mbi Arjon Hasajn rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, ndërsa mbi Klisman Hasajn vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”

Etiketa: Arjon HasajburrideshmiaMartesamotraRamazan MatajShkodervrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

17:50 : 27/09/2025
AKTUALITET

Myftinia e Shkodrës kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe: Po grabitet prona jona!

16:07 : 27/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e italianit/ Braçe dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, dyshime mbi vendin e krimit

15:51 : 27/09/2025
AKTUALITET

SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Kristian Lleshit, u ekzekutua nga Sabah Nuzi

15:34 : 26/09/2025
AKTUALITET

Dy në pranga e dy në kërkim/ Zbardh EMRAT e autorëve të vrasjes së Klevis Lleshit

12:53 : 26/09/2025
Arben Lleshi , Klevis Lleshi, Agim Hoxha, Artan Lleshi
AKTUALITET

Hakmarrja për vrasjen e Agim Hoxhës solli ekzekutimin dhe rrëmbimin e 5 anëtarë të familjes Lleshi

10:04 : 26/09/2025
Para

“Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore

TË GJITHA

VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, dhe Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

18:07 : 27/09/2025

Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

17:50 : 27/09/2025

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

17:28 : 27/09/2025

Kulla 58 kate poshtë digës së Liqenit Artificial, Inxhinieri: Rrezik përmbytjesh

17:19 : 27/09/2025

Vdes tragjikisht një grua në Lezhë, e zë korenti në oborrin e shtëpisë

17:13 : 27/09/2025

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025

Ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano

16:53 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com