• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Danimarka: Groenlanda mund të bëhet e pavarur, por vështirë një shtet amerikan!

18:22 : 08/01/2025
në BOTA

Groenlanda mund të bëhet e pavarur nëse banorët e saj duan, por nuk do të bëhet një shtet i SHBA-së, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Danimarkës, pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump refuzoi të përjashtonte forcën për të marrë kontrollin e Ishullit Arktik.

Udhëheqësi i Grenlandës zhvilloi bisedime të mërkurën me mbretin danez në Kopenhagë, një ditë pasi komentet e Trump e vendosën fatin e ishullit të sunduar nga danezët, në krye të titujve botërorë.

Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, tha të martën se nuk do të përjashtonte përdorimin e veprimeve ushtarake apo ekonomike për ta bërë Grenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën ditë, djali i madh i Trump, Donald Trump Jr., bëri një vizitë private në Grenlandë.

Grenlanda, ishulli më i madh në botë, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet, megjithëse 57,000 banorët e saj tani qeverisin vetë punët e tyre të brendshme. Qeveria e ishullit e udhëhequr nga kryeministri Mute Egede, synon pavarësinë përfundimtare.

“Ne e pranojmë plotësisht se Groenlanda ka ambiciet e veta. Nëse ato materializohen, Grenlanda do të bëhet e pavarur, megjithëse vështirë me një ambicie për t’u bërë një shtet federal në Shtetet e Bashkuara,” tha ministri i jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen.

Ai u tha gazetarëve se shqetësimet e shtuara të sigurisë së Shteteve të Bashkuara në Arktik, ishin legjitime pas rritjes së aktivitetit rus dhe kinez në rajon.

Lexo edhe:

Analiza e DW: A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

“Unë nuk mendoj se jemi në një krizë të politikës së jashtme,” tha ai. “Ne jemi të hapur për një dialog me amerikanët se si ne mund të bashkëpunojmë edhe më ngushtë për të siguruar që ambiciet amerikane të përmbushen.”

Megjithatë, megjithëse vetë Danimarka e hodhi poshtë seriozitetin e kërcënimit të Trump për territorin e saj, ambicia e deklaruar hapur e presidentit të rikthyer për të zgjeruar kufijtë e SHBA-së, ka tronditur aleatët evropianë, më pak se dy javë para se të marrë detyrën.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, tha se Evropa nuk do t’i lejonte vendet e tjera të sulmonin kufijtë e saj sovranë, megjithëse ai nuk besonte se SHBA do të pushtonte. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Berlini i qëndronte parimit se kufijtë, nuk duhet të ndryshohen me forcë. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se sovraniteti i vendeve anëtare të BE-së, duhet të respektohet./ Reuters.

Etiketa: DanimarkaGroenlandaMute Egede

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza e DW: A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

08:15 : 28/07/2025
BOTA

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

13:04 : 04/06/2025
BOTA

Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e larta në Europë

19:11 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Nuk u martuam dot sot me BE”/ Rama batuta me kryeministren e Danimarkës: Procesi i zgjerimit…

19:45 : 16/05/2025
BOTA

Trump: Kemi nevojë për Groenlandën, nuk e përjashtoj ndërhyrjen ushtarake

17:46 : 04/05/2025
BOTA

Frederiksen i kërkon SHBA-së të mos aneksojë Groenlandën: Jemi të hapur për bashkëpunim!

15:47 : 05/04/2025
Para

“Mami nuk më hodhi kurrë poshtë”, Amber rrëfen si e priti familja metamorfozën e saj

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com