Për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme ka dëshmuar këtë të hënë biznesmeni i ndërtimit në Tiranë Gentian Sula.
Gentian Sula në heshje është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Ai është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u.
Emri i biznesmenit Gentian Sula figuron në dosjen e SPAK dhe lidhjet me hetimet që po zhvillohen për Presidentin e PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, Fatime Kryemadhi.
Sipas dosjes së SPAK-ut, biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë.
Kujtojmë që në kuadër të hetimeve gjatë ditës së sotme në ambientet e SPAK ka shkuar deputetja e PL, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi.
Dosja/ Gent Sula i Kodrës së Diellit i dha para Cash nënës së Kryemadhit për të paguar kreditë