• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Piramida e mikrokredive”/ Zhvatën mijëra shqiptarë, MCA: Media e prokuroria na prishën imazhin

15:38 : 05/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kompania “MCA Albania” pretendon se media dhe Prokuroria i kanë prishur imazhin, ndërkohë që shoqëria e mikrokreditit dyshohet se është në qendër të “piramidës financiare”, me anën e të cilës janë mashtruar mijëra qytetarë shqiptarë me anën e skemës abuzive të kamatave abuzive.

Këto pretendime janë ngritur para Gjykatës Administrative të Apelit, ku “MCA” dështoi të rimarrë licencën e aktivitetit, e cila iu hoq me një vendim të Bankës së Shqipërisë në qershor të këtij viti.

“Sa lidhet me veprimet e ndërmarra të prokurorisë, apo lajmet që qarkullojnë në media, ato janë veprime, të cilat në fakt, në vetvete janë akte që cënojnë rëndë dhe padrejtësisht reputacionin e palës paditëse (MCA) dhe të ortakut të saj (Elda Ibro), dhe, në rast se ato nuk do të faktohen me një vendim të gjykatës së formës së prerë, ato do të përbëjnë një kërkesë për dëmshpërblim për dëmin e madh që kanë sjellë”, ka deklaruar mbrojtja e shoqërisë së mikrokreditit në seancë gjyqësore.

Lexo edhe:

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

Në foto: Pjesë nga pretendimet e ‘MCA” përballë Gjykatës Administrative të Apelit

“MCA” iu drejtua Gjykatës së Apelit Administrativ në shtator të vitit 2024, ku kërkoi anulimin e vendimit të Bankës së Shqipërisë për revokimin e licencës tregtare

Banka e Shqipërisë, në qershor të vitit të kaluar, vendosi t’i heqë licensën shoqërisë “Mikro Credit Albania-MCA”, në vijim të shkeljeve të shumta, si edhe për “reputacion jo të mirë” të ortakut/ortakëve, pas arrestimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, më herët, në muajin maj 2024.

Gjykata e Apelit Administrativ, në një vendim të marrë në 19 dhjetor 2024 dhe të zbardhur në datë 27 dhjetor, vendosi t’i rikthejë aktet shoqërisë “MCA”, pasi nuk plotësoheshin elementët formalë të padisë.

Në foto: Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit për kërkesën e “MCA”

Sipas vendimit gjyqësor të lexuar nga “Boldnews.al”, rezulton se padia është dorëzuar në shtator 2024 nga një përfaqësues ligjor, i autorizuar nga ortakja Elda Ibro, si edhe nga vetë ortakja.

Ligji për shoqëritë tregtare parashikon se shoqëria (personi juridik) përfaqësohet nga administratori. Në momentin e paraqitjes së padisë, administrator i “MCA” është një zyrtar i përcaktuar nga Agjencia për Pasuritë e Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pasi gjykata e Tiranës kishte pranuar kërkesën e prokurorisë së kryeqytetit për vendosjen nën sekuestro të shoqërisë.

Por, në padinë e dorëzuar në shtator në gjykatë, rezultoi se përfaqësuesi i autorizuar i ortakes Ibro ishte një person tjetër dhe jo administratori zyrtar.

Gjykata ka kërkuar paraprakisht nga ortakja e “MCA”-së që të rregullojë këtë të metë. Por, në mungesë të një reagimi, trupa gjykuese vendosi të rikthejë aktet, duke vendosur pushimin e çështjes.

Ndërsa, sa i përket kërkesës së ortakes Elda Ibro, Gjykata Administrative e Apelit vendosi mospranimin e padisë, pasi vlerësoi se ajo nuk legjitimohet, sepse pasojat e revokimit të licencës tregtare bien vetëm mbi kompaninë ‘MCA” dhe jo mbi individin që është pronar.

Shoqëria e mikrokreditit, “MCA”, homologia e saj “Final”, si edhe disa zyra përmbarimore, janë pjesë e një hetimi për “mashtrim me pasoja të rënda”, të ndjekur në Prokurorinë e Tiranës Antoneta Sevdari, Ndini Tavani e Arben Agovi.

Në dhjetor të vitit 2024, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi rastin Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të vijuar hetimet për “grup të strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, SPAK po shqyrton edhe një material të kaluar më herët për kompetencë nga Prokuroria e Tiranës, ku po vlerësohet roli i drejtuesve të lartë të Bankës së Shqipërisë, përfshirë guvernatorin Gent Sejko dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Etiketa: Elda IbrogjykateMCAmediamikrokreditëpiramide financiareProkuroria e Tiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

21:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

09:31 : 16/10/2025
AKTUALITET

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

22:24 : 15/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

11:22 : 11/10/2025
AKTUALITET

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025
Para

Epidemia e gripit përfshin Evropën, mjekët: Po preken të gjitha moshat

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com