• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohen se mashtruan mijëra shqiptarë, MCA e Final kërkojnë licensën në gjykatë

17:31 : 11/09/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kompanitë e mikrokreditit, “MCA” dhe “Final” kërkojnë nga Gjykata Administrative e Apelit rikthimin e licencave të tyre, tre muaj pasi Banka e Shqipërisë mori vendim për heqjen e lejes për aktivitetin e tyre financiar.

Në fillim të shtatorit, dy shoqëritë kanë dorëzuar paditë dhe tashmë pritet që trupat gjyqësore të shprehet në vijim për kërkesat e tyre.

Në foto: Padia e “MCA” në portalin e Gjykatës Administrative të Apelit

“MCA” dhe “Final” dyshohet se janë në qendër të skandalit të mikrokredive, ku mijëra qytetarë shqiptarë u ngarkuan me detyrime shumë herë më të larta se sa ato që parashikoheshin në kontratat e kredive.

Lexo edhe:

Aksion kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

Premtonte programe studimi jashtë dhe zhvaste qytetarët, prokuroria e Shkodrës çon në gjyq të pandehurin /EMRI

Në foto: Padia e “Final” në portalin e Gjykatës Administrative të Apelit

Në 23 Maj 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet dy vendimeve tejet të vonuara, vendosi revokimin e licencës për shoqërinë “Micro Credit Albania (MCA) dhe “Final”.

Në vendimin e kreut të Bankës, Gent Sejko, thuhej se dy kompanitë nuk gëzojnë reputacion të mirë, pasi aksionerët dhe administratorët e tyre u vendosën nën masa sigurimi nga Prokuroria e Tiranën, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda.

Në foto: Vendimi i Bankës së Shqipërisë për revokimin e licensës së “MCA”

Sinjalet e para të krijimit të një skeme mashtruese me mikrokreditë u dukën që në vitin 2020.

Në atë kohë, qytetarë të ndryshëm raportuan se institucionet financiare jo-banka po aplikonin tarifa dhe kamata abuzive, të cilat tejkalonin detyrimet që këta individë kishin marrë në formë kredie.

Në foto: Vendimi i Bankës së Shqipërisë për revokimin e licensës së “Final”

Ankesat e para ranë në vesh të shurdhër nga institucionet monitoruese, përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë. Ky pasivitet institucional u dha dorë kompanive të mikrokreditit që të vijonin pa ndalur aktivitetin e tyre, duke përfshirë në skemën e dyshuar mashtruese edhe përmbarues të ndryshëm privatë.

Në mars të vitit 2024, Prokuroria e Tiranë, pas një hetimi të zgjeruar, mori miratimin e gjykatës dhe vendosi nën masa arresti ortakët dhe administratorët e shoqërive të mikrokreditit ‘MCA” dhe “Final”, si edhe disa përmbarues privatë.

Në vijim, gjykata miratoi kërkesën e Prokurorisë së kryeqytetit për vendosjen nën sekuestro të personit juridic “MCA” dhe ‘Final”, si një masë që parandalonte aktivitetin e tyre tregtar.

Vetëm pas këtyre zhvillimeve dhe sidomos pas presionit të lartë publik, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të marrë seriozisht në konsideratë ankesat e qytetarëve.

Në 23 Maj 2024, me dy vendime të njëpasnjëshme, guvernatori Sejko vendosi “revokimin e lejes së ushtrimit të aktivitetit” për MCA dhe Final.

Në hetimet e Prokurorisë së Tiranës dyshohet se dy shoqëritë e mikrokreditit, në bashkëpunim edhe me disa përmba rues gjyqësore, kanë përdorur taktikën e joshjes e më tej të shantazhit për mijëra qytetarë shqiptarë, të cilët ishin në vështirësi ekonomike për të shlyer në kohë detyrimet financiare që kishin marrë pranë “MCA” e “Final” ose edhe bankave të nivelit të dytë, të cilat kishin ceduar kreditë e tyre të këqija tek këto dy institucione financiare jo-banka.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, kompanitë e mikrokreditit e kanë ndërtuar skemën e dyshuar në disa faza. Prokuroria, zyrtarisht, thotë se “MCA” dhe “Final”, në bashkëpunim me disa përmbarues;

– Kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj);

– Kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet  telefona të vazhdueshme( dhe jo vetëm) me  qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive;

– Kanë përdorur gënjeshtrën që konsostente në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore;

– Kanë aplikuar sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor;

– Kanë kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe

– Kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA,  pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande  fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

Etiketa: Banka e ShqiperisefinalgjykateliçensëmashtrimMCAmikrokreditë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksion kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

16:02 : 16/06/2026
AKTUALITET

Premtonte programe studimi jashtë dhe zhvaste qytetarët, prokuroria e Shkodrës çon në gjyq të pandehurin /EMRI

09:57 : 15/06/2026
AKTUALITET

Zyra te Ringu dhe në ish-Bllok/ Zbulohen 2 pikat e Call Centera-ve të turkut Veysel Sahin në Shqipëri

09:11 : 12/06/2026
AKTUALITET

5 anëtarë votuan kundër, zbardhet vendimin i Gjykatës Kushtetuese që la Metën në burg

18:52 : 11/06/2026
AKTUALITET

“Kam nënën sëmur, më jep makinën…”/ Ja si aktori i humorit Rezart Veleshnja mashtroi Ylli Troplinin

10:08 : 11/06/2026
AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
Para

E dashura e re e Ledrit është motra e reperit të njohur shqiptar dhe (ish) shoqe e Sara Hoxhës

TË GJITHA

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş