• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet në Athinë Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços në ish-Bllok

11:14 : 03/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, RAJONI

Është arrestuar në Greqi i shumëkërkuari Jani Alia, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në vendin tonë. Alia është autori i vrasjes së Elton Çiços, më 1 Maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë stadiumit “Selmamn Stermasi” në Tiranë.

U bë me dije se 47-vjeçari i shpallur në kërkim nga vendi ynë prej afro 9 vitesh, po fshihej në Athinë, teksa tani pritet ekstradimi dhe izolimi për të vuajtur dënimin e përjetshëm të dhënë nga drejtësia.

Në maj 2018 Jani Aliaj u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços.

“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.

Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Lexo edhe:

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, i riu shqiptar përfundon në pranga

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vrasja në Bllok

Krimi ndodhi më 1 maj 2016 kur Jani Aliaj hyri brenda lokalit në zonën e ish-bllokut në Tiranë dhe qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë përfshirë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Motivi i krimit lidhet me konflikte të hershme, pasi në qershor 2000 Jani Aliaj vrau me thikë shokun e fëmijërisë së Elton Çiços,  Elton Ballazhiu, 20 vjeç. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë, ndërsa Çiço ishte interesuar shumë për të mësuar se kush ishte vrasësi i shokut të tij.

Në momentin që ka marrë vesh se kush ishte vrasësi i shokut të tij, Elton Çiço i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do merrtë hak për këtë vrasje.

Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga policia greke dhe mbahej në paraburgim. Rreth 3 vite më vonë edhe Elton Çiço arrestohet nga policia greke, dhe burgoset në burgun e Koridhalos.

Ironia e fatit bën që në të njëjtin burg të jetë edhe Jani Alia, i dënuar me 18 vjet për vrasje, ndërsa Çiço u dënua me 5 vite për drogë.

Aty ndodhi edhe përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiço plagosi me thikë Alinë, gjatë kohës që kishin dalë në ajrim.

Disa javë pas ngjarjes, Jani Alia del nga burgu me leje, pasi kishte kaluar 10 vite në qeli, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim nga policia.

Pak kohë më pas del edhe Elton Çiço, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti fillojnë edhe atentatet.

PËRPLASJET

Në 10 janar 2016 Elton Çiço tenton të ekzekutojë Alian në Tiranë, te rruga e Kavajës.

Çiço qëllon disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q.

Pas hetimeve të policisë u zbulua se objektivi kishte qenë Jani Alia, i cili ishte në makinë tip “BMË X6” me targë AA 727.., të cilën më pas e ka zhdukur, megjithëse ky mjet aktualisht është i bllokuar nga policia.

I vendosur për hakmarrje, Çiço organizoi edhe një atentat tjetër, këtë herë në Gjirokastër.

Në 25 prill 2016, Jani Alia po lëvizte me makinën e një mikut të tij, kur Çiço hapi zjarr ndaj tij.

Alia u plagos lehtë në dorë, por ia doli të mbijetonte edhe këtë herë.

Policia nuk mundi të provonte autorësinë e Elton Çiços, ndërsa vetë Jani Alia deklaroi se ishte vetëm një ngatërresë.

Prej këtij momenti Jani Alia zhvendoset në Tiranë dhe kërkon ndihmën e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme.

Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin.

Pas vrasjes së Elton Çiços, miqtë e tij, mes tyre Andi Mustafaraj premtuan hakmarrje.

Vetëm 4 muaj pas vrasjes së Çiços, dhe pak kohë pas mesazhit të Mustafarajt, më 21 gusht të  vitit 2016, rreth orës 15:35 në një lokal në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë iu bë atentat me armë Nelgert Patës, i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt.

Për shkak të disa bimëve dekorative që kishte lokali, Nelgert Pata i shpëtoi fushëpamjes së atentatorit dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh. Menjëherë pas ngjarjes Pata u largua në drejtim të paditur.

E njëjta skemë është ndjekur edhe në atentatin me armë ndaj Andi Mustafarajt me 28 tetor në një lokal në zonën e Ish-ekspozitës.

Ai është mbajtur në vëzhgim derisa ka zbritur nga makina dhe është ulur në kafe, ku  u qëllua 3 herë me armë duke mbetur i plagosur.

Vrasja e tretë është ajo e 34-vjeçarit Nelgert Pata, mik i Jani Aliajt dhe rival i grupit të Elton Çiços. Pata u ekzekutua në makinën e tij dhe u gjet vetëm pak minuta më vonë nga policia.

Po ashtu në periferi të Fierit policia gjeti një makinë të djegur që dyshohet se ishte e autorëve, raportuan mediat në atë kohë.

Sekuestrimi i pasurive

Në qershor të 2023, janit al;isë dhe 7 personave të afërm të tij, iu sekuestrua pasuria, pasi dyshohet se vinte nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Katër njësi tregtare, një ullishte ne Sarandë, një vilë në Borsh dhe një objekt në legalizim në Palorto të Gjirokastrës, janë pasuritë që shteti i merr përfundimisht personazhit të akuzuar për disa vepra të rënda penale dhe të afërmve të tij.

Këto asete ishin sekuestruar më parë, pasi në mars 2020 policia i dërgoi  familjarëve formularin e OFL-së dhe më 28 dhjetor 2022 u konfiskuan nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë që mban datën 28 dhjetor 2022., pasi zotëruesi i tyre nuk arriti të provojë se ato janë krijuar me burime të ligjshme.

Vendimi i Shkallës së Parë u kundërshtua nga avokati i Jani Alisë dhe familjarëve përmes rekursit në Apel, por edhe shkalla e dytë ka lënë në fuqi konfiskimin për shtatë pasuritë, që rezultojnë se janë hedhur në emër të personave të tretë, të afërm me të kërkuarin.

Mes pronave të konfiskuara ndodhen dy njësi me vlerë përkatësisht 29 dhe 41 mijë euro, dy njësi të tjera me sipërfaqe totale 156 m2, një ndërtesë në legalizim në Palorto të Gjirokastrës, një ulishte 200 m2 në Sarandë dhe një vilë në proces legalizimi në Borsh.

Etiketa: arrestimathineelton cicojani aliavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025
AKTUALITET

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, i riu shqiptar përfundon në pranga

18:11 : 30/05/2025
AKTUALITET

Vrau dy persona dhe tentoi të vriste një tjetër/ Prokuroria italiane kërkon burg përjetë për shqiptar

17:30 : 30/05/2025
AKTUALITET

Autor i disa vjedhje, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

15:25 : 30/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’

13:38 : 30/05/2025
AKTUALITET

Gjenden 1000 fidanë kanabisi në Libofshë të Fierit, arrestohet kultivuesi (EMRI)

11:05 : 30/05/2025
Para

12 vjet më pas

TË GJITHA

Kultivim narkotikësh dhe dhunë në familje, ekstradohen nga Italia dhe Greqia 2 shqiptarë

16:17 : 31/05/2025

Gjermani/ Avioni rrëzohet mbi një ndërtesë, humb jetën piloti dhe një person tjetër

16:15 : 31/05/2025

Zyrtare/ Gasperini lë Atalantën pas 9 vitesh, pritet firma me Romën

16:11 : 31/05/2025

Në kërkim nga Gjermania për grup kriminal dhe mashtrim, kapet në Morinë 22-vjeçari

16:09 : 31/05/2025

Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit, ekspertët: Më pak të përkrahurit në rajon

15:58 : 31/05/2025

Kush e fiton Championsin midis PSG-së dhe Interit? Inteligjenca artificiale zgjedh kampionin

15:55 : 31/05/2025

Boks/ Rregulli i ri detyron Imane Khelif t’i nënshtrohet kontrollit gjenetik të seksit

15:44 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com