• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese shpall të ligjshme komunikimet Sky, rrëzohet kërkesa e Pëllumb Gjokës

15:44 : 30/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkonte shpalljen e pavlefshme të mesazheve të përftuar nga aplikacionet e inkriptuara “Sky Ecc” dhe “EncroChat”.

Gjyqtarët kushtetues i kanë dhënë të drejtë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’i përdorur si provë në proceset gjyqësore bisedat e aplikacionit “Sky Ecc” dhe “EncroChat”, duke u mbështetur edhe në prova të tjera.

Gjykata Kushtetuese bën me dije se vendimi i arsyetur do të shpallet brenda afateve ligjore.

Bisedat e “Sky ECC” dhe “EncroChat” përfunduan në Kushtetuese, pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë “arrest me burg” Pëllumb Gjokës.

Ai u arrestua më 27 Korrik të vitit 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Bashkë me Pëllumb Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës. Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Lexo edhe:

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga Sky në procese penale në Shqipëri. Kërkesa e biznesmenit Gjoka është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit.

Përdorimi i bisedave të “Sky Ecc” në procese gjyqësore penale ka hapur një debat të fort juridik edhe në vende të Bashkimit Europian.

Disa muaj më parë, Gjykata Europiane e Drejtësisë dha një vendim orientues për gjykatat e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian. Sipas atij vendimi, të dhënat duhet të vlerësohen nga gjykatësit lokale, në frymën e legjislacionin vendas.

Të dhënat e përftuara nga Sky/Ecc nuk janë përdorur si prova nga prokuroritë e vendeve të ndryshme, përfshirë edhe atë shqiptare, por kanë shërbyer si indicje për të shkuar tek prova. Një mjet i ngjashëm i kërkimit të provës është përgjimi. Por, rasti i informacionit të siguruar nga Sky/Ecc nuk ndjek të njëjtën rrugë proceduriale, si përgjimi.

Legjislacionet proceduriale penale, ku mbështetet edhe ai shqiptar, e vënë në lëvizje mjetin e përgjimit në rastet e (1) hetimeve të regjistruara, (2) me persona konkretë të dyshuar dhe (3) me afate të përcaktuara qartë.

Pak vite më parë, autoritetet belge dhe franceze arritën të hynin në serverat e kompanive që menaxhonin platformat e komunikimit të koduar Sky/Enchrochat dhe arritën të gjenin “minierë informacioni” për grupet kriminale në mbarë botën, mes tyre edhe shqiptare.

Tashmë, debati është i përqëndruar në faktin se si mund të përdoren këto të dhëna si indicje apo si mjet të kërkimit të provës në një proces penal, kur ato nuk janë marrë në formë strikte-pra, nuk ka pasur më herët një hetim të regjistruar për një pjesë të mirë të të dyshuarve apo të veprave penale të zbuluara në komunikimet Sky; nuk ka pasur persona në përgjim sipas parashikimeve klasike të Kodit të Procedurës Penale; si edhe nuk ka pasur afate “përgjimi”.

Gjithsesi, me vendimin e sotëm ato mund të konsiderohen si provë nga drejtësia, por pritet zbardhja e plotë e vendimit për të parë se si e kanë arsyetur gjykatësit kushtetues.

Njoftimi:

Sot, më 30.12.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka dhe me objekt: “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krim in e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.Shfuqizimi ishkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: bisedatEncroChatGjykata Kushtetueseprovavendimi“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dekreti i Diellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

12:51 : 13/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes, ish-deputeti i PS do të qëndrojë në burg

14:55 : 10/09/2025
Para

Kupa e Shqipërisë, mësoni kur do të luhen ndeshjet e fazës së 1/16-ave

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com