Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur rrugën “Xhorxh Bush” në Kamëz pas mesnatës së kaluar. Në pranga është vënë shtetasi Muharrem Peti, 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Dyshohet se 34-vjeçari e ka hedhur pistoletën me të cilën ka qëlluar në lumë në Laknas, teksa blutë e kryeqytetit raportojnë se vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit.
Nga të shtënat me armë zjarri bëhet me dije se nuk ka patur dëmtime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.