Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, banorët e “Big Brother Vip Albania” kanë nominuar për herë të parë për këtë edicion me të zakonshmin “dy emra, dy arsye”.
Shumë prej tyre zgjodhën Jozin, pas klipit që panë, ku këngëtari ofendonte Rozanën. Ai u nominua nga 6 banorë. Gjithsesi nuk ishte ai më i nominuari, por Valbona, me 7 banorë që cituan emrin e saj, e cila duket se ka krijuar shumë armiqësi brenda shtëpisë.
Veç Jozit dhe Valbonës, dy banorët e tjerë që iu bashkuan televotimit janë G Bani dhe Gerta të cilët u nominuan nga 3 banorët.
Njëri prej tyre do të lërë garën e “BBVA 4”, teksa televotimi është se kë doni të shpëtoni.
Vlen të theksohet fakti se tre banorët e rinj që iu bashkuan ditën e djeshme zyrtarisht shtëpisë, Arsida, Gramosi dhe Bernardi, as nuk nominonin dot dhe as nuk nominoheshin.