• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ Historia e dyshimtë e “perandorisë” së Ermal Beqirit

10:59 : 28/12/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Tenderat dhjetra milionë euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një situatë oligopoli, në të cilën fondet qeveritare ndahen mes një grushti të vogël kompanish private, disa prej të cilave të lidhura mes tyre.

Një pozicion të rëndësishëm në këtë “oligopol” ka biznesmeni Ermal Beqiri, i cili aktualisht zotëron dy prej shoqërive që janë prezent në rolin e fituesit në tenderat e majmë të AKSHI-t, “Soft & Solution” dhe “Horizon”.

“Perandoria” informatike e Beqirit është ngritur mbi një të shkuar të diskutueshme të tij.

Lexo edhe:

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021. Në atë kohë, inxhinjeri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve të thirrur në procesin për “korrupsion” që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.

Në foto: Biznesmeni Ermal Beqiri (marrë nga faqja e internetit e kompanisë “Soft & Solution)

Roli i Beqirit dhe kolegëve të tij ishin të ekspertonin videon e njohur në publik si “Meta-Prifti”, në të cilën aludohej se Ilir Meta dhe miku e bashkëpunëtori i tij i hershëm, Dritan Prifti, të dy pjesë e qeverisë, diskutonin për “ndarje parash, në shumën 700 mijë euro”.

Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertët e tjerë konkludoi se “videoja ishte e përpunuar” dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën.

Paralelisht me këtë proces, Beqiri, i cili krahas punës në Rektorat, ishte edhe pedagog në universitetin “Kristal”, krijon një kompani private, “Al-Forensic”, së bashku me kolegun e tij, Ardian Pollo, një tjetër ekspert i thirrur për videon “Meta-Prifti”.

Kjo shoqëri nuk pati sukses të dukshëm. Dy aksionerët e pezullojnë aktivitetin e shoqërisë në vitin 2015, ndërkohë që fitimi për vitin e fundit ishte vetëm 300 mijë lekë të reja.

Më herët, Ermal Beqiri nuk kishte pasur sukses as me një kompani tjetër, “Al-Soft”, të cilën e krijoi dhe e mbylli brenda vitit 2010.

Beqiri rishfaqet në publik në fund të vitit 2013, në atë që konsiderohet si “skandali i serverit të Tatimeve”.

Në nëntor të atij viti pati dyshime të forta se kishte ndërhyrje të paligjshme në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për verifikimin e situatës, pranë Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit të Sigurisë në atë kohë, Spartak Braho, i shoqëruar nga eksperti Ermal Beqiri. Në atë kohë u mësua se Beqiri shërbente si këshilltar informatik pranë kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

Në foto: Spartak Braho dhe Ermal Beqiri, duke hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (foto e marrë nga kamerat e sigurisë së Tatimeve)

Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ të këtij rasti, sipas dëshmive të bëra publike gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për “serverin e Tatimeve”, të zhvilluar në vitin 2016.

Një hetim penal i mëvonshëm konstatoi se nuk kishte pasur ndërhyrje të paligjshme në serverin e Tatimeve, por situata problematike ishte krijuar për shkak të një anomalie elektronike.

Të dhëna zyrtare tregojnë se lidhja mes Spartak Brahos dhe Ermal Beqirit nuk ishte vetëm në kuadrin e raporteve zyrtare.

Në qershor të vitit 2012 regjistrohet shoqëria “Alb Red Stone”, me aksioner themelues Ramazan Domi, Ermal Beqiri dhe Arbër Braho, ky i fundit djali i Spartak Brahos. Kompania vijon të jetë active dhe ka objekt “Aktivitete në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit nxjerrjes, shfrytëzimit dhe përpunimit të burimeve minerale, mermereve, graniteve, etj.”

Në vitin 2015, emri i Ermal Beqirit gjendet në listën e të punësuarve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekës, në pozicionin e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit.

Gjatë periudhës që ai mbante këtë post, një kompani private pa shumë histori deri në atë kohë, “Soft & Solution”, nisi të fitonte radhazi tendera për pajisje informatike pranë Hipotekës.

Gjatë vitit 2016 pati raportime mediatike që hidhnin dyshime se Ermal Beqiri fshihej pas kompanisë “Soft & Solution”, e cila zyrtarisht ishte në pronësi të Arjola Koromani.

Në foto: Arjola Koromani (marrë nga rrjeti LinkedIN)

“Boldnews.al” nuk arriti të gjejë ndonjë reagim apo qëndrim përgënjeshtrues të Beqirit mbi këto dyshime dhe akuza publike. Megjithatë, zhvillime të mëvonshme duket se kanë konfirmuar pretendimet e ngritura më herët në media.

Në një kohë më të vonë, Ermal Beqiri vendos të dalë nga aktivizimi në administratën publike, duke hyrë përfundimisht në botën e biznesit.

Në janar të vitit 2018 krijon kompaninë “5min.al”, me objekt “blerje e shitje dhe dhënie makinash me qira…”. Duket se ka qenë një biznes jo shumë i mirë, pasi, vetëm një vit më vonë, në janar 2019, e pezullon aktivitetin e saj.

Në vitin 2021, Ermal Beqiri merr në kontroll kompaninë “Soft & Solution”, për të cilën ka pasur dyshime të mëhershme mediatike se e kontrollonte në hije, që kur ai ishte drejtor IT në Hipotekë dhe shoqëria fitonte tendera radhazi pranë atij institucionit.

Në foto: Kontrata e shitjes, me të cilën Ermal Beqiri bleu “Soft & Solution”

Kompania “Soft & Solution” është krijuar në janar të vitit 2011, me objekt “Zhvillim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe programeve në fushën e teknologjisë së informacionit…etj,”.

Aksionerët themelues ishin Enida Puto e Vjollca Vasjari. Disa muaj më pas, në tetor të atij viti, aksionet e shoqërisë blihen nga Dritan Didi.

Ky i fundit qëndron vetëm pak muaj aksioner dhe, në mars 2012 e shet kompaninë ‘Soft & Solution” tek Arjola Koromani.

Në Korrik të vitit 2021, Koromani e shet kompaninë tek Ermal Beqiri për shumën 1 milionë lekë të reja. Pas këtij transaksioni, Arjola Koromani vijon të mbajë postin e administratores së shoqërisë.

Gjatë vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij të biznese me tre kompani të tjera.

Në Mars të këtij viti ai themelon shoqërinë “R&D Solution”, me objekt “Kërkim shkencor dhe teknologjik..etj,”. Administratore e shoqërisë është sërish Arjola Koromani, ish-pronarja e “Soft & Solution”.

Në foto: Ekstrakti i shoqërisë “R&D Solution”, me ortak Ermal Beqiri dhe administratore Arjola Koromani

Në Prill të vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 përqind të aksioneve të shoqërisë ‘IT Tirana”, për një shumë prej 144 mijë euro. Pas blerjes, emri i shoqërisë ndryshohet në “NSolution”.

Shoqëria “IT Tirana” është themeluar në vitin 2008, me objekt të aktivitetit “Shërbime në fushën e telekomunikacioneve, rrjeteve kompjuterike…”.

Beqiri e bleu shoqërinë nga ortakët e saj, shtetasit gjermanë Volker Valentin Koch, Jochen Mosthaf dhe Arben Qarkaxhija.

Dhe, në Maj 2024, Ermal Beqiri bën një tjetër “goditje” të rëndësishme, duke blerë për 380 mijë euro të gjithë aksionet e kompanisë “Horizon”.

Në foto: Ermal Beqiri blen aksionet e “Horizon” për 380 mijë euro

Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2005, me objekt “veprimtari në fushën informatike…”.

Beqiri e bleu kompaninë nga “Comscope Limited”, një shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Qipros dhe me përfaqësues Vasileios Stachos.

Pas kryerjes së këtij transaksioni, Stachos vijon të mbajë ende postin e administratorit të shoqërisë “Horizon”.

(Vijon)

Etiketa: akshiArjola KoromaniErmal BeqiriPanajot GjiknuripasuriSoft & SolutionSpartak Brahotendera“Horizon”

Lajme të lidhura

BOTA

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

16:42 : 17/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Para

Aksident me vdekje tek rruga e Kavajës/ EMRI

TË GJITHA

“I kam gati emrat për kallëzim”/ Sherr dhe kërcënime për vota, ç’ndodhi në grupin e WhatsApp të PS

22:13 : 19/05/2025

Bushati: Humbësit më të mëdhej të zgjedhjeve, janë ‘palaçot’ e SPAK

22:13 : 19/05/2025

Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin

22:06 : 19/05/2025

Titullar te Elbasani, futbollisti merr ftesë nga kombëtarja për kualifikueset e Botërorit

22:05 : 19/05/2025

Macja “kriminele” kapet duke futur drogë në burgun e Kosta Rikës

21:57 : 19/05/2025

“Gara është e pabarabartë”/ Zgjedhjet, Shehaj: Rotacioni politik është bërë i vështirë

21:54 : 19/05/2025

Ndaj Cagliarit luhet për titullin, mbi 350 mijë kërkesa për bileta nga tifozët e Napolit

21:53 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com