• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën

08:40 : 26/12/2024
në BOTA

Nëse trupat elite të Koresë së Veriut prisnin një fushatë të lehtë kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, ata janë përballur me një realitet të ashpër në terren.

Afër 1.100 forca speciale të Koresë së Veriut janë vrarë apo plagosur në Rusi që kur kanë nisur përleshjen me Ukrainën disa javë më parë, raportoi Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut më 19 dhjetor. Një gjeneral raportohet se është në mesin e të vrarëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 23 dhjetor se kjo shifër është më e lartë, mbi 3.000 apo çereku i forcave speciale të Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi, edhe pse udhëheqësi ukrainas tha se këto të dhëna janë preliminare. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë asnjë nga shifrat e raportuara.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, megjithatë, nuk duket se është i shqetësuar nga humbjet. Udhëheqësi autoritar raportohet se po dyfishon mbështetjen e tij për presidentin rus, Vladimir Putin, në këmbim të furnizimeve kritike të naftës, parave të gatshme dhe teknologjisë ushtarake.

Lexo edhe:

Të paktën 67 fëmijë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Zelensky tha më 23 dhjetor se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa dhe armë në front. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut e mbështeti këtë parashikim, duke thënë se Pheniani po përgatitet për rotacion të ushtarëve apo që ta furnizojë Rusinë me trupa shtesë.

Mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut po vjen në një kohë kritike të luftës. Rusia po synon që të mposhtë këmbësorinë ukrainase, e cila ka më pak ushtarë dhe burime, dhe të fitojë territor para se fuqia njerëzore dhe burimet e saj të kufizohen.

Rusia ka humbur më shumë se 600.000 ushtarë gjatë pothuajse 3 vjet luftë, tha Pentagoni gjatë muajit tetor. Moska ka shpenzuar shumicën e materialit të luftës dhe po përballet me vështirësi që të zëvendësojë artilerinë dhe raketat e saj që i duhen për shkak të sanksioneve perëndimore.

Tani, pothuajse dy e treta e mortajave dhe granatave që Rusia lëshon në Ukrainë vijnë nga Koreja e Veriut, ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar Andriy Kovalenko, oficer të ushtrisë ukrainase. Dhe çdo e treta raketë balistike që gjuhet drejt Ukrainës është prodhuar në Korenë e Veriut, sipas zyrtarëve ukrainas.

Pheniani po rrit prodhimin e armëve për të përmbushur kërkesën në rritje të Rusisë, thanë ekspertët.

Lufta e llogoreve

Trupat ruse tani po fitojnë terren në lindje të Ukrainës me një ritmin më të shpejtë që nga nisja e luftës. Kievi ka kryer një inkursion të befasishëm në rajonin e Kurskut në gusht, duke marrë nën kontroll pjesë të territorit rus me shpresën që do të tërheqë forcat armike nga lindja e Ukrainës. Kjo ende nuk ka ndodhur, pjesërisht falë furnizimit me trupa nga Koreja e Veriut.

Shkuarja e trupave të Koresë së Veriut në Rusi në muajin tetor fillimisht u pa si një akt i dëshpërimit nga ana e Puinit, i cili u detyrua të rriste ndjeshëm pagat për të tërhequr rekrutë të rinj.

Megjithatë, The New York Times raportoi më 23 dhjetor, duke cituar zyrtarë amerikanë, se ishte Koreja e Veriut ajo që i ofroi Rusisë trupa dhe Putini e pranoi këtë ide. Është e paqartë se kur Kim e ka bërë këtë ofertë.

Putin udhëtoi për në Phenian dhe u takua me Kimin në qershor. Gjatë samitit, dy udhëheqësit u pajtuan për një traktat strategjik që përfshin mbrojtjen e përbashkët. Putin e nënshkroi në ligj këtë traktat gjatë muajit nëntor.

Furnizimi me trupa për Rusinë mund ta ndihmojë Kimin që të shmangë sanksionet ndaj teknologjisë dhe materialeve me përdorim ushtarak. Koreja e Veriut është goditur nga sanksione ndërkombëtare pasi kreu testimin e saj të parë bërthamor më 2006.

Koreja e Veriut nuk është përfshirë në luftë aktive për dekada të tëra. Kështu, trupat e saj ushtarake – që janë mbi 1 milion – nuk kanë përvojë luftarake. Dislokimi në Ukrainë është një mënyrë që Kimi dhe ushtria e tij të përfitojnë këtë përvojë.

Megjithatë, trupat e Kimit nuk janë të përgatitur mirë për luftën e llojit të llogoreve, me përdorim të madh të dronëve dhe raketave, luftë me të cilën po përballen në Ukrainë, thanë ekspertët.

Hyunseung Lee, një qytetar i Koresë së Veriut që për tre vjet e gjysmë në vitet 2000 ishte pjesë e një batalioni të përgjimit, para se të dezertonte, muajin e kaluar i tha Radios Evropa e Lirë se trupat e Koresë së Veriut “nuk trajnohen me këto pajisje”.

Ai tha se ata nuk mund të mësojnë shpejt përdorimin e dronëve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Videot që qarkullojnë rrjetet sociale shfaqin dronë kamikazë ukrainase që godasin dhe vrasin ushtarë të Koresë së Veriut në fushat e mbuluara me borë në Kursk.

Duke komentuar për këto video, më 19 dhjetor Lee shkroi në X se këto pamje ishin një “rezultat i trishtueshëm dhe të parashikueshëm”.

Teknologjia moderne luftarake nuk është i vetmi faktor që çon në vdekjen në shkallë të gjerë të ushtarëve të Koresë së Veriut, sipas Institutit për Studimin e Luftës. Ky institut me bazë në Uashington tha se ushtarët e Koresë së Veriut po përballen me vështirësi në komunikimin dhe koordinimin me forcat ruse për shkak të barrierave gjuhësore.

Ndoshta më e rëndësishmja, koreanoveriorët tani po kryejnë sulmin fillestar në terren të hapur ndaj pozicioneve ukrainase, tha Instituti për Studimin e Luftës. Disa ekspertë ushtarakë e quajnë këtë taktikë luftimi “mish për top” pasi ajo shkakton humbje të mëdha jete në mesin e ushtarëve të përfshirë në këto operacione.

Yevgen Yerin, zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, i tha agjencisë së lajmeve AFP më 24 dhjetor se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia nuk ka pasur një ndikim të madh në fushëbetejë.

“Nuk është një numër kaq i madh personeli”, tha ai, duke shtuar se ata përdorin taktika që janë “primitive, të lidhura më shumë me kohët e Luftës së Dytë Botërore”./REL

Etiketa: Koreja e VeriutlufteUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Të paktën 67 fëmijë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023

08:10 : 13/07/2025
BOTA

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

20:44 : 12/07/2025
BOTA

A mund të shpëtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilt?

09:50 : 12/07/2025
BOTA

OKB: 798 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

18:57 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025
BOTA

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales

18:30 : 10/07/2025
Para

Aksident me dy të plagosur në aksin Sarandë-Delvinë

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com