• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka biznese me njerëzit e Veliajt? Shehaj e mohon: Zero! Shpifje të Nokës

22:31 : 26/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për hetimet që SPAK po kryen ndaj Erion Veliajt.

Ai u ndal gjithashtu te disa akuza që i ka bërë PD dhe konkretisht Flamur Noka, se ka lidhje me Veliajn dhe ka biznes me vëllain e tij. Shehaj tha se këto janë shpifje të organizuara që do të vijojnë deri në zgjedhje.

Shehaj e mohoi kategorikisht që ai apo familjarë të tij të kenë biznese me njerëz të Erion Veliajt.

Pjesë nga biseda: 

Agron Shehaj: Akuzat qesharake dhe shpifjet e Nokës, arsyeja pse Flamur Noka filloi të shpifë ndaj meje dhe të shpifë studio më studio, është sepse në seancën e fundit po flisja për një skandal të madh për nga vlera, Thumanë Kashar, që me sa duket Nokës nuk i erdhi mirë. Kërkoj interpelancë dhe ministrja refuzon.

Lexo edhe:

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

Ylli Rakipi: Ja kështu thonë ata që godet Belindën sepse je në krahun e Erionit.

Agron Shehaj: Sa herë kam akuzuar me fakte kundër Veliajt? Nga inceneratori te 5D? Veliaj ka bërë korrupsion haptas, kanë marrë paratë nga bashkia dhe i kanë çuar në xhepat e familjarëve. Veliaj është pasuruar, por është një politikan i rëndomtë si shumë të tjerë. Para se të marrin postet, janë praktikisht të rrethuar nga familjarë që nuk kanë asnjë sukses në biznes dhe bëjnë jetë modeste. Një ditë të bukur marrin pushtetin dhe bëhen të plotëfuqishëm.

Klodiana Lala: A keni ju biznes me njerëz të lidhur me Veliajn, vëllain e tij apo vetë kryetarin e bashkisë?

Agron Shehaj: Jo, kurrë, zero, kurrë në jetën time, kjo është një shpifje e rëndomtë, nga dikush që thjesht bëri nëj turp të madh në Parlament, më largoi inga foltorja sepse do të flisja për një skandal.

Ola Xama: Ka patur edhe akuza se keni qenë përfitues i lejeve të ndërtimit në kryeqytet?

Agron Shehaj: Shpifje.

Ola Xama: Ju thatë që ndaheni nga PD. Deri tani nuk ishit ndarë ju?

Agron Shehaj: Ajo përgjigje është hequr nga konteksti. Unë jam ndarë prej kohësh sepse kam krijuar një parti të re. A do ta kallëzoj Nokën? Nuk kam ndërmend, sepse nuk është kjo arsyeja pse jam në politikë. Është tërësisht i parëndësishëm për projektin tim politik. Nga sot e tutje do të dëgjojmë shpifje pafund. Mediat janë totalisht nën kontroll të pushtetit, ose të partisë më të madhe në opozitë.

Ylli Rakipi: Të bën përshtypje fakti që Veliaj nuk preket për 5D dhe inceneratorin por për pasurinë, hetime shumë të thella.

Agron Shehaj: Më bën përshtypje. Nëse shohim se si nuk është prekur te inceneratori dhe 5D, përjgigja do të ishte nuk duket sikur e ka seriozisht SPAK. Por ka marrë veprime të paprecedenta, për një person që vijon të jetë në psuhtet. Tani opinionit nuk i mjafton ta kapë me para të vjedhura, duam ta kapë te skandali i madh. Mirë do të ishte.
Ajo që mund të them, akuza dhe shpifje të tilla, do të dëgjoni pafund, nga sot deri në 11 maj. Mendoni se Flamuri flet rastësisht?

Andi Bushati: Kam ngelur i skandalizuar nga harbutëria dhe idiotësia që ka treguar PD ndaj Agron Shehajt. PD tregoi një verbëri të një force politike që merret me personin dhe jo me idenë. Ai po këmbëngulte për një interpelancë dhe një parti që thotë nuk na japini nterpelanca dhe komisione hetimore, në vend të solidarizohet, shkon bën sherr për protagonizëm. Opozitë më vetëshkatërruese, sikur ta paguajnë për ti bërë dëm vetes. Ishte një gjë që më ka pataksur.

Etiketa: Agron ShehajErion VeliajFlamur Nokashpifje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

15:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
Para

Ul presionin e gjakut, ja disa nga efektet befasuese të vajit të peshkut për 50-vjeçarët

TË GJITHA

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com