• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Genocid” ndaj arsimit, 254 mijë studentë e nxënës më pak në 10 vjet

22:41 : 25/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Arsimi është temë kryesore e ditëve  të fudit, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur. Ato që kemi parë deri më tani janë vetëm pasojat e degradimit të sistemit arsimor në vend. Një shprehej e urtë popullore thotë se “peshku qelebet nga koka”. Sot plug do të ndalet te situata në arsimin universitar, pra atë që supozohet se duhet të jetë lokomotiva që udhëheq dhe orienton nivelet e tjera të arsimit. Filimisht do të tregojmë se si sot 15 universitete dhe akademi publike, janë realiteti më dramatik i shpopullimit të Shqipërisë në më pak se një dekadë.

Këto pamje janë auditore apo korridore të universiteteve të vendit të filmuara gjatë muajit nëntor të këtij viti… Zbraztia e tyre është dëshmia e dukshme e mungesës së studentëve në universitete… Të dhënat e grumbulluara nga emisioni Plug, tregojnë se në një dekadë, pra nga viti 2013 deri në vitin 2023, Shqipëria ka humbur 254,402 të rinj në shkolla dhe auditore universitare. Nga këta, 60 mijë studentë janë më pak në universitete dhe rreth 196 mijë nxënës janë më pak në sistemin paraunivetaristar dhe ciklin 9 vjecar dhe fillor.

Rënia e numrit të studentëve dhe shkollave është shoqëruar dhe me mbyllje të qindra institucioneve arsimore në vend. Në vitin 2013, Shqipëria numëronte në total 3917 institucione arsimore në të gjitha nivelet, ndërsa sot ky numër ka rënë në 3659, apo rreth 258 institucione arsimore më pak në një dekadë.

Nga të dhënat rezulton gjithashtu, se goditja më e madhe ndaj institucioneve arsimore dhe vet arsimit, ka ardhur midis viteve 2018-2023. Vetëm në një vit, pra midis vitit 2022-2023, në Shqipëri janë mbyllur 89 shkolla në vendin tonë, duke shënuar një nga rekordet më negative të historisë së arsimit shqiptar.

Boshatisja e auditorëve është gjithashtu një nga dëshmitë dramatike të shpopullimit të vendit brenda pak vitesh.  Të dhënat e grumbulluara nga Plug, tregojnë se sot universitetet janë kthyer në qendra të mëdha kursesh, ku prodhohet pak shkencë dhe shumë fuqi punëtore, për…tregun e huaj…

Lexo edhe:

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Këtë e dëshmojnë vetë studentët, në disa prej universiteteve të vendit, të cilët shprehen për Plug se pas studimeve do të largohen nga Shqipëria.

Këto dëshmi konfirmohen edhe nga fakti, se brenda një dekade, universitetet shqiptare kanë ndryshuar tipologjinë, apo thënë ndryshe sot degët më të preferuara janë pikërisht ato që u japin një shans të rinjve për t`u larguar nga Shqipëria. Këtë e konfirmojnë edhe disa rektorë universitetesh nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët shprehen se degët e mjekësisë dhe infermierisë janë më të preferuarat nga të rinjtë.

Nga të dhënat e siguruara nga emisioni Plug, nëpërmjet kërkesave për informacion, rezulton sot se në çdo universitet publik janë mestarisht 10-15 programe studimi të mbyllura apo me më pak se 10 studentë, që sipas udhëzimit të qeverisë, është numri minimal që duhet për tu hapur një program studimi.

Në vitin 2013, periudhë e rrotacionit politik në vend, ku socialistët rikthehen në pushtet pas tetë vjetësh në opozitës, në të gjitha universitetet e vendit, publike dhe private, numëroheshin 176,173 studentë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin akademik 2023-24, (pasi për vitin 2024-2025 ende nuk ka të dhëna zyrtare) ndoqën studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116.994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3,6 % krahasuar me 2022-23.

Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 72,3 % të numrit total të studentëve.  Në programet ‘bachelor’, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5 % krahasuar me 2022-23. Thënë ndryshe, në vetëm dhjetë vjet, në auditoret e universiteteve ka reth 60 mijë studentë më pak.

UNIVERSITETETI                     2013                    2023                      DIFERENCA

Universiteti Tiranës                 29419                    22030                    -7,389

Mjekësor i Tiranës                   8662                       5842                      -2,820

Politeknik i Tiranës                14218                    14768                    +550

Bujqësor i Kamzës                  9681                       6377                       -3,304

Universiteti i Arteve               1066                       973                         -93

Universiteti i Sporteve           1058                       1853                       -795

“Aleksandër Xhuvani”            11251                    7172                       -4,079

“Fan Noli”, Korçë                    6888                       2994                       -3,894

“Luigj Gurakuqi”, Shkodër        9263                       3767                       -5,496

“Eqerem Çabej” Gjirokastër     2003                       1302                       -701

“Ismail Qemali” Vlorë            9693                       4064                       -5,629

“Aleksandër Moisiu”, Durrës   13757                    17937                    +4,180

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se vetëm 2 nga 12 universitete publike, kanë pasur rritje të numrit të studentëve. Universiteti Politikenik i Tiranës, që ka pasur 550 studentë më shumë në vitin 2023 në raport me vitin 2013 dhe universiteti i Durrësit, që raporton 4180 studentë më shumë në 2023 në raport me vitin 2013, por ky universitet sipas rektorit po përballet me sfida të tjera.

Dhjetë universitetet e tjera publike, pa llogaritur këtu akademi dhe kolegje universitare apo dhe universitetetet private, raportojnë se ka një rënie të madhe studentësh brenda dhjetë vjetësh.

Universiteti më i rëndësishëm publik i vendit, ai i Tiranës, ka humbur 7389 studentë në dhjet vjet, ndërsa me shifra të larta rëniesh janë dhe universiteti Bujqësor i Kamzës, universiteti “Akeksandër Xhuvani”, “Fan Noli”, “Luigj Gurakuqi”, “Ismail Qemali”.

Rënie të konsiderueshme studentësh ka pasur edhe institucioni i vetëm që përgatit mjek në Shqipëri, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Në një dekadë, ky universitet numëron mbi 2820 studentë më pak.

Emisioni Plug, u dërgoi kërkesa për informacion 11 universiteteve kryesore në vend, duke kërkuar të dhënat zyrtare për numrin e regjistrimeve të studentëve në dhjetë vitet e fundit, të dhënat për programet e hapura apo të mbyllura dhe degët me më pak se 10 studentë.

Gjashtë nga 11 universitete, iu përgjigjën kërkesës duke kthyer përgjigje zyrtare për programet e mbyllura, apo degët që rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesës së studentëve. Në gjashtë universitete, janë mbi 24 programe studimi zyrtarisht të mbyllura apo që nuk funksionojnë sepse kanë më pak se 10 studentë. Ndërkohë, Plug hulumtoi dhe të dhënat për pesë universitete të tjera, duke iu referuar regjistrimeve në deri në raundin e parë.

Nga këto të dhëna, rezulton se janë dhe 60 degë në pesë universitete që nuk plotësuan numrin minimal të hapjes së programit të studimit, prej 10 studentësh. Në total, për këtë vit akademik janë mbi 85 degë apo programe studimi, të mbyllura apo që rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk kanë arritur numrin minimal të studentëve.

PËRGJIGJE ZYRTARE              TË MBYLLURA/ MË PAK SE 10 STUDENTË

1. Universiteti i Gjirokastrës   3

2. Universiteti i Korçës          10

3. Universiteti i Mjekësisë      0

4. Universiteti i Shkodrës      5

5. Universiteti i Sporteve     0

6. Universiteti i Vlorës       +6

 

Hulumtim të dhënash nga Plug (Raundi 1 i Regjistrimeve)

1. Universiteti i Tiranës      12

2. Univrsiteti i Durrësit      18

3. Universiteti Politeknik    6

4. Universiteti Bujqësor     11

5. Universiteti i Elbasanit  13          

SHUHET MESUESIA DHE SHKENCAT E NATYRES

Të dhënat e vëna në dispozicion nga vetë universitetet, por njëkohësisht edhe nga burimet zyrtare, tregojnë se Shqipëria së shpejti nuk do të ketë më mësues historie, gjeografie, cikël fillor, fizike, matematike, biologjie apo kimie.

Për vitin 2024, rezulton se në çdo universitet publik ku janë të hapura degët e sipërpërmendura, numri i studentëve të regjistruar është më pak se 10 studentë, apo thënë ndryshe, degët nuk mund të hapen. Këto janë programe, që prej disa vitesh janë kategorizuar si prioritare nga qeveria, ku studentët me mesatare të lartë që zgjedhin të studiojnë në këto degë, paguhen me një rrogë mujore në vlerën e 40 mijë lekëve.

Por duket se as kjo rrogë, nuk ka joshur të rinjtë, të studiojnë për mësuesi, në profile si Biologjia, Kimia, Historia Gjeografia, Gjuhë Letërsia, Fizika, Matematika etj.

Këtë gjë e pranojnë edhe rektorët në disa prej universiteteve të vendit, të cilët shprehen se shkak i dështimit të këtyre programeve studimi është mungesa e interesit nga studentët, të cilët janë orientuar në programe që ofrojnë më shumë mundësi punësimi, kryesisht për të ikur nga Shqipëria.

Këto të dhëna konfirmohen edhe nga INSTAT, ku referuar statistikave të vitit 2018, në Shqipëri 9.7% e studentëve zgjidhnin të studionin në degët e arsimit. Ndërsa në vitin 2024 këto shifra ranë në 5.8%.

Referuar të dhënave zyrtare të siguruara nga Plug, rezulton se nga viti 2013 deri në vitin 2024, është përgjysmuar numri i studentëve që kanë zgjedhur fusha studimi si: Shkencat e Edukimit, Shkencat Humane, Shkencat Sociale, Shkencat e Natyrës, Shkencat Bujqësore etj. Ndërsa vihet re, se është rritur numri i studentëve në profile si Inxhinieritë, Shëndetësia, Teknologjia e Informacionit etj.

/EMISIONI “PLUG”

Etiketa: 10 vjetarsimigenocidme paknxenesstudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

15:26 : 07/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Gjirokastër! Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës

15:00 : 06/05/2025
AKTUALITET

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

13:17 : 06/05/2025
AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

ChatGPT po dëmton aftësinë e nxënësve shqiptarë për të menduar dhe analizuar

18:00 : 28/04/2025
Para

Azia përkujton cunamin e vitit 2004 shkaktoi mbi 226 mijë viktima

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com