• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A u tentua të ekzekutohej Sinomati me tritol me dron si hakmarrje për atentatin ndaj Hajrullas?

17:57 : 25/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vetëm pak ditë nga shpërthimi i fortë me tritol, i regjistruar mbrëmjen e 21 Dhjetorit në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë, Policia ka dalë në konkluzjonin përfundimtar se sulmi është kryer përmes një mjeti fluturues dron.

Pjesë teknike të tij mësohet se janë gjetur në ballkonin e apartamentit dhe poshtë pallatit, dhe një gjë e tillë është vërtetuar edhe përmes një akti ekspertimi teknik.

Apartamenti është në pronësi të shtetasit, Albert Thoma, i cili ia kishte lëshuar me qira shtetases Elena Arëza, që prej muajit korrik të këtij viti. Kjo e fundit është bashkëjetuesja e “të fortit” të Vlorës, Bernard Sinomati dhe apartamenti frekuentohej nga ky i fundit.

Dyshohet se Elena Arëza dhe Bernard Sinomati ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Në qëndër të sulmit të këtij atentati me dron, dyshohet se ishte i riu Bernard Sinomati, i cili u ka shpëtuar  edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë.

Lexo edhe:

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

Atentat punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Tritoli shpërtheu sa ndezi mjetin

Tashmë ngjarja e rëndë është rregjistruar në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Shkatërim i pronës me eksploziv”.

Sipas Ora News, në hetime është përfshirë edhe mundësia e lidhjes së kësaj ngjarje me atentatin që ju bë me armë rreth një javë më parë Kevin Hajrullës, mikut të familjes së Inez Hajrulla.  kjo edhe për shkak të konflikteve të mëparshme mes tyre.

Atentati ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla u regjistrua më 18 Dhjetor në qytetin e Vlorës, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke mbetur i plagosur rëndë. Në atë ngjarje deri tani Policia ka mbledhur vetëm gëzhojat dhe makinën e djegur të autorëve.

Deri më tani grupi hetimor ka marrë në pyetje vetëm pronarin e apartamentin, shtetasin Albert Thoma, i cili ka deklaruar se banesën e kishte dhënë me qira përmes një agjencie imobiliare.

“Kontratën e kemi lidhur në korrik 2024 dhe banesën tonë e ka marre me qira një çift. Nuk dimë asgjë për ta dhe nëse kanë apo jo probleme”, ka deklarua ai.

Grupi i hetimit ka kërkuar të marrë dhe dëshminë e shtetases Elena Arëza, por ajo është larguar jashtë vendit. “Jam jashtë Shqipërisë”, mësohet se ka thënë ajo për hetuesit.

Gjithashtu, kërkesa për t’u marrë në pyetje i është përcjellë edhe Bernard Sinomatit në banesën e tij në Vlorë, por deri më tani, ai nuk është përgjigjur ende dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Kujtojmë se kanë qenë banorët e pallatit në rrugën “Sadik Petrela” ata që telefonuan Policinë, pasi u tronditën nga shpërthimi i fuqishëm me tritol. Kur efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, derën e gjetën të mbyllur dhe e hapën me forcë, ku konstatuan xhamin dhe vetratat e ballkonit të dëmtuara nga shpërthimi.

Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”.

Mbrëmjen e 7 Janarit, Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur. Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati. Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Gjithashtu, në Janar të vitit 2022, Bernard Sinomatit i vendosën edhe tritol në automjetin e tij të parkuar në qytetin e Vlorës. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për armëmbajtje pa leje, si dhe është i dënuar në Belgjikë.

Etiketa: atentatiBernard SinomatidronHetimetKevin Hajrullatritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Atentat punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Tritoli shpërtheu sa ndezi mjetin

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tritol mjetit në Shkodër, plagoset punonjësi i tatimeve (Emri)

11:57 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025
BOTA

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

19:34 : 19/10/2025
Para

Dosja "Sky Ecc" në Greqi/ Detaje të reja për Sadikajn, si Denis Grabocka transferoi në Spanjë 400 mijë euro

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com