• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me tenderin e UKT/ GJKKO shpall të pafajshëm 3 zyrtarët, dënon vetëm biznesmenin Shemaj

17:58 : 20/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të premte vendimin për biznesmenin Bledar Shemaj, ortak e administrator i kompanisë “W Center” sh.p.k., si dhe për tre ish zyrtarë të “Ujësjellës Kanalizime” Tiranë, Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja.

Ata akuzoheshin për abuzimin me tenderin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH.

Gjyqtarët Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca kanë vendosur të shpallin të pafajshëm tre ish-punonjësit e UKT-së Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, të cilët ishin marrë të pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ndërkohë, është dënuar vetëm biznesmeni Bledar Shemaj me 6 muaj burgim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulej në 4 muaj burgim.

Gjithsesi, ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi GJKKO ia ka konvertuar dënimin në 8 muaj shërbim prove, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale.

Lexo edhe:

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

Bledar Shemaj është shpallur i pafajshëm për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe është dënuar vetëm për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në përfundim të hetimeve është dalë në konkluzionin se dokumenti “Kontratë pune me datë 01.01.2019 me punëdhënës Shoqëria “W.Center” sh.p.k dhe punëmarrës shtetasi Q.B”, ka qenë i falsifikuar.

Kujtojmë se SPAK, në njoftimin për mediat kur përfundoi hetimet deklaronte se tre zyrtarët e UKT-së, gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave, kanë kanë ndryshuar njërin nga specifikimet e tenderit që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për të favorizuar kompaninë e Bledar Shemjas.

Ndërkohë, sipas SPAK, Bledar Shemaj kishte paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe kishte paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

Gjithsesi, në përfundim GJKKO ka vendosur të shpallë të pafajshëm 3 zyrtarët dhe të dënojë vetëm biznesmenin Bledar Shemaj.

Etiketa: Bledar ShemajEngjëll DedjaLedia RamoOrtjon DhamitenderiUKTW.Center sh.p.k

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025
AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
Para

Aksident në Qafë Thanë, dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com