• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E përfshirë në skandalin e “mbesës së Ramës”, shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit

18:16 : 18/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Arsimit, Nina Guga. Ky vendim vjen pas përfshirjes sl saj në skandalin me projektin fantazmë që u premtonte nxënësve, prindërve dhe mësuesve udhëtime dhe trajnime në SHBA, por që nga hetimet e policisë u zbulua se ishte gjithçka një skemë mashtrimi.

Në vend të Nina Gugës, në postin e zv.ministres së Arsimit është emëruar Orjana Osmani, teksa vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Mashtrimi me kodin “mbesa e Edi Ramës”

Kujtojmë se Nina Guga u mashtrua nga 20-vjeçari Ermes Hoxhalli nga Devolli dhe student i vitit të parë në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Nëpërmjet aplikacionit “Whatsapp”, ai krijoi një identiet të rremë dhe u prezantua në Ministrinë e Arsimit si “Klea Rama”, mbesa e kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe:

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

Dështon urdhri i ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

Ermes Hoxhalli dorëzoi virtualisht një projekt joshës-“Let’s Talk About US 2023-2024”-një cikël trajnimesh me konkursesh, nëpërmjet të cilit maturantët shqiptarë do të kishin mundësi të vijonin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.

Askush nuk e takoi, askush nuk e verifikoi identitetin e Kleas. Mjaftonte vetëm fakti që ajo përdori kodin “jam mbesa e Edi Ramës” dhe të gjitha rrugët iu hapën si me magji në sistemin arsimor shqiptar, duke nisur nga Kupola.

Një e-mail dhe disa komunikime telefonike gjatë vitit 2023 mes “Kleas” dhe zv.ministres Nina Guga, u pasuan me urdhëra e urdhëresa drejtuar dhjetra gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë, për t’u bërë pjesë e “Let’s Talk About US”.

Drejtoritë vendore arsimore dhe drejtoritë e gjimnazeve krijuan borde e caktuan koordinatorë për projektin, organizuan konkurse lokale e kombëtare mes maturantëve, u përzgjodhën fituesit dhe….të gjithë qëndronin në pritje të fjalës së fundit nga “Klea, mbesa e kryeministrit”. Por fjala e Kleas nuk mbërriti.

“Kontakti im me personin e prezantuar si Klea Rama është vendosur në datat 15-16 shtator 2023”, ka dëshmuar zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, në Prokurori.

Guga është kontaktuar nëpërmjet “Whatsapp” nga një numër i huaj, që u prezantua si Klea, e cila i është prezantuar si një studente shqiptare në SHBA dhe dëshironte që të bënte një projekt me gjimnazet shqiptare. Në ato komunikime telefonike, “Klea” i thotë zv.ministres se projekti mbështetej nga Departamenti i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në këto komunikime, “Klea” i ka dërguar Gugës edhe një foto, një figurë femërore, në krah të kryeministrit Edi Rama, duke e bërë më të besueshme se ishte “mbesa e kryeministrit”, siç i ishte prezantuar zv.ministres së Arsimit.

Guga deklaron se e ka përcjellë kërkesën e “Kleas” tek drejtori i projekteve dhe drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini dhe Shkëlqim Allkaj, me qëllim që këta të vendosnin kontaktet me drejtoritë arsimore në rrethe të ndryshme për idenë e prezantuar nga “Klea Rama”.

Kodi: “Mbesa e Edi Ramës”. Si u tërhoq për hunde sistemi arsimor nga 20-vjeçari-Hetimi

Etiketa: Klea Ramambesaministria e arsimitNina GugaOrjana Osmaniprojekti fantazëmshkarkohet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dështon urdhri i ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

20:42 : 26/09/2025
AKTUALITET

Konflikti i interesit/ Miratoi librin e saj si tekst shkollor, jep dorëheqjen drejtuesja e AKAP

14:47 : 26/09/2025
AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

19:19 : 25/09/2025
AKTUALITET

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

17:11 : 24/09/2025
AKTUALITET

Erion Veliajn e shkarkojnë edhe nga posti i kryetarit të Shoqatës së Bashkive, e zëvendëson Sako

15:13 : 20/09/2025
Para

Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin pas 8 vitesh

TË GJITHA

PAMJE nga vendngjarja

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes në Durrës

09:07 : 22/10/2025

Disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

08:52 : 22/10/2025

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

08:45 : 22/10/2025

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025

Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

08:21 : 22/10/2025

“Na bëj një kafe o kamarier”, sherr me dy të vrarë në Durrës/ EMRAT

08:07 : 22/10/2025

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

08:04 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com