• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në Spitalin e Përrenjasit/ 25 mln lekë investim, radiografia jashtë funksionit për mungesë vaske

20:45 : 17/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, SHENDETI

Spitali i Prrenjasit, i cili për vite me radhë ka vuajtur nga kushte të vështira dhe mungesa e pajisjeve si radiografia, u denoncua në vitin 2018 nga programi investigativ Fiks Fare.

Atë kohe, spitali kishte aparatura të vjetra mbi 60 vjeçare, të cilat nuk  ofronin shërbime efikase për 40 mijë banorët e zonës, si dhe për rastet e aksidenteve që ndodhnin.

Pas denoncimit të Fiks Fare, në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë investoi 25 milione lekë për rikonstruksionin e spitalit, duke u përqëndruar kryesisht në rinovimin e fasadës dhe disa rregullime të brendshme. Megjithatë, pajisjet e nevojshme për të siguruar një shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, si radiografia, ende mungon.

Ky problem ka detyruar banorët e Përrenjasit dhe fshatrave përreth të udhëtojnë 40 minuta deri në Librazhd për të kryer një grafikë.

Mungesa e këtij shërbimi ka krijuar shqetësime të mëdha për ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente, duke u privuar nga një shërbim thelbësor që duhet të ofrohet pranë spitalit të tyre.

Lexo edhe:

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

Spitali ka marrë një aparat radiografie “borxh” nga Spitali i Elbasanit, por ai nuk është instaluar ende, pasi mungon vaskë për larjen e filmave, një pjesë kyçe për funksionimin e pajisjes. Kostoja e vaskës varion nga 2,000 deri në 5,000 euro, por Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur ende ta sigurojë atë.

Në një investigim të realizuar nga Fiks Fare, qytetarët e Përrenjasit shprehën shqetësimin e tyre për këtë mungesë dhe theksuan se udhëtimi deri në Librazhd është një barrë e madhe për ta, veçanërisht për ata me mundësi ekonomike të kufizuara.

Shërbimi i radiografisë, që dikur ofrohej në urgjencën e Spitalit të Përrenjasit, është jashtë funksionit për disa vite, edhe pse për  godinën e spitalit u hodhën plot 25 milion lekë.

Një infermiere të Spitalit të Përrenjasit, në një bisedë me bashkëpuntoren e Fiksit  pohoi se aparati radiografik është në spital, por nuk është në punë për shkak të mungesës së vaskës dhe të një difekti që ajo ka. Ajo shtoi se është thënë se shumë shpejt do të bëhen ndërhyrje për zgjidhjen e problemit, por nuk kishte një afat të caktuar.

Për më tepër, shefi i shërbimit të urgjencës në Spitalin e Përrenjasit, Bashkim Vasku, shpjegoi se radiografia është jashtë funksionit për shkak të difekteve që ka pasur, dhe se pajisja e marrë nga Spitali i Elbasanit nuk është instaluar për shkak të defekteve të saj. Ai tha se janë në pritje të një pajisje të re dhe se kanë bërë kërkesa për këtë. Sipas tij, për momentin të gjithë pacientët që kanë nevojë për një grafikë dërgohen në Spitalin e Librazhdit.

Nga ana tjetër, në kundërshtim më bluzat e bardha që punojnë  në Spitalin e Librazhdit, nën-drejtori Astrit Askurti konfirmoi se pajisja që u dërgua nga Spitali i Elbasanit është në gjendje pune, por nuk mund të përdoret për radiografi, pasi ajo ka ardhur pa vaskë. Ai tha se pajisja ka punuar vetëm për skopinë, por për shkak të mungesës së vaskës, grafitë nuk mund të bëhen.

Askurti theksoi se është bërë një kërkesë për vaskë dhe premtoi që problemi do të zgjidhet në janar të vitit të ardhshëm.

Ky skandal nxjerr në pah jo vetëm mungesën e pajisjeve të nevojshme për shërbimet shëndetësore, por edhe mangësitë e menaxhimit të burimeve dhe vonesat e zgjidhjes së problemeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve./TCH

Etiketa: Librazhdmjekeradiografisherbime shendetesoreSpitali i Përrenjasit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

21:06 : 12/11/2025
AKTUALITET

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

12:13 : 09/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

17:03 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025
Para

Myrto Uzuni merr topin në shtëpi, kompleton tripletën në fitoren e Granadës

TË GJITHA

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com