• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Votëbesim në Parlament: Scholz kërkon zgjedhje të reja

15:55 : 16/12/2024
në BOTA

Kancelari gjerman Olaf Scholz, SPD, kërkoi të hënën, 16 dhjetor 2024, në Bundestag, votëbesimin e Parlamentit Gjerman, për të hapur rrugë për zgjedhjet e reja.  Zgjedhjet e reja janë një hap i nevojshëm për të tejkaluar bllokimin politik aktual, argumentoi Scholz.  Scholz theksoi rëndësinë e një qeverie të qëndrueshme dhe të bashkuar për të adresuar këto çështje, duke shtuar: “Gjermania ka nevojë për vendime të guximshme, dhe këto mund të merren vetëm me mbështetjen e plotë të qytetarëve tanë për një drejtim të ri politik.”

Scholz pranoi se koalicioni tripartiak i qendrës së majtë, i përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dhe FDP, kishte qenë sfidues që në fillim. “Ruajtja e këtij koalicioni kërkonte shumë energji, ndërsa përfundimi i tij ishte po aq i vështirë,” tha Scholz. Ai kritikoi ish-ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), për bllokimin e reformave thelbësore në ekonomi dhe infrastrukturë.

Kancelari aktual, i cili kandidon sërish në zgjedhjet e shkurtit, premtoi të përqendrohet te reformat e ushtrisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe fuqizimi i ekonomisë gjermane. Ai gjithashtu mbrojti një politikë më të hapur integrimi, duke theksuar rëndësinë e fuqisë punëtore të huaj për ekonominë: “Kush jeton, punon dhe flet gjermanisht, duhet të ketë mundësinë të qëndrojë këtu”, tha Scholz.

Merz: Sulme të ashpra ndaj Scholz dhe qeverisë

Lideri i opozitës Friedrich Merz, lideri i opozitës dhe sfidanti kryesor i Scholz-it, përdori debatin në Bundestag për të sulmuar kancelarin dhe qeverinë e tij. Merz theksoi se Scholz, në 22 nga 26 vitet e fundit, ka qenë bashkëpërgjegjës për qeverisjen në Gjermani dhe për situatën aktuale të vendit.

Lexo edhe:

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

Merz kritikoi gjendjen e ushtrisë gjermane, duke theksuar se, pavarësisht fondit shtesë prej 100 miliardë eurosh, Bundeswehri vazhdon të jetë në një gjendje të dobët. “Gjermania nuk mund të përballojë një ushtri në këtë gjendje,” tha ai. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për humbjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe përpjekjet e dështuara për një “kthesë epokale”* (Zeitenwende), të cilën e quajti “një epokë pa ndryshim të vërtetë.”

Merz akuzoi Scholz për mungesë lidershipi dhe ndikimi në nivel evropian, duke dëmtuar reputacionin e Gjermanisë brenda Bashkimit Evropian. “Ju turpëroni Gjermaninë dhe Evropën me mënyrën se si silleni në Bruksel. Është e turpshme të shohësh një kancelar të Gjermanisë pa vizion dhe pa zë në tryezat ku merren vendimet e mëdha për të ardhmen e kontinentit,” tha Merz.

Ai nuk kurseu as kritikën ndaj Ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck (Të Gjelbrit), duke argumentuar se masat e propozuara, si ndërrimi i pompave të ngrohjes dhe pajisjeve të tjera me efikasitet energjetik, nuk mjaftojnë për të përmirësuar fuqinë ekonomike të Gjermanisë. “Gjermania ka nevojë për politika që fuqizojnë bizneset dhe qytetarët, jo për masa që rëndojnë mbi ta me rritje taksash dhe rregullime burokratike”, tha ai.

Mocioni i votëbesimit, të Gjelbrit abstenojnë

Të Gjelbrit, përfaqësuar nga kandidati për kancelar Robert Habeck, paralajmëruan kundër pritshmërive të tepruara për përmirësime të shpejta pas zgjedhjeve të planifikuara për 23 shkurt. Habeck deklaroi se koalicionet e ardhshme do të kërkojnë kompromis të vështirë dhe nuk ka garanci që një qeveri e re do të formohet shpejt.

Kërkesa për votëbesim nga Scholz erdhi si pasojë e shpërbërjes së koalicionit qeverisës, pasi partnerët nuk mundën të binin dakord për reformat kryesore. Kjo procedurë mbështetet në nenin 68 të Kushtetutës
Gjermane, i cili përcakton se kancelari mund të kërkojë votëbesimin në Bundestag. Nëse nuk arrin shumicën absolute (367 vota), kancelari mund t’i kërkojë Presidentit Federal shpërndarjen e parlamentit. Në raste të tilla, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditëve.
Në historinë e Gjermanisë, votëbesime të ngjashme kanë ndodhur vetëm gjashtë herë, përfshirë rastet e kancelarëve Willy Brandt dhe Gerhard Schröder.

Si nisi kriza qeveritare në Gjermani? 

Kriza qeveritare në Gjermani u shkaktua nga mosmarrëveshjet e brendshme në koalicionin tripartiak. SPD dhe Të Gjelbrit kërkonin më shumë investime për tranzicionin energjetik dhe infrastrukturë, duke propozuar ndryshime në “frenën e borxhit” të Kushtetutës, e cila kufizon borxhin publik. FDP, si parti pro-tregut, refuzoi këtë qasje, duke e bllokuar koalicionin. Largimi i Christian Lindner, Ministrit të Financave, ishte pika kulmore që çoi në shpërbërjen e qeverisë. Scholz e akuzoi atë për pengimin e reformave të domosdoshme për ekonominë dhe për të përballuar sfidat si tranzicioni energjetik dhe mbështetja për Ukrainën.

Kriza qeveritare e Gjermanisë ndodh në një kohë kur Gjermania përballet me sfida të mëdha: lufta në Ukrainë, kriza ekonomike, mungesat investimeve në dekadat e fundit në ushtri, infrastrukturë dhe ekonomi, e ka rritur presionin ndaj votuesve gjermanë.  /DW

Etiketa: GjermaniOlaf Scholz

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
Para

Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet shkodrani

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com