• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash

21:43 : 16/12/2024
në BOTA

Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punën këtë javë, për formimin e një kabineti të ri; për të çuar përpara projektligjin për buxhetin dhe për atë që duket se është më e pasigurtë, për të kërkuar mbështetje për projektligjin për buxhetin afatgjatë me synimin për të trajtuar problemet fiskale të vendit, një akt që çoi në rrëzimin e paraardhësit të tij.

Detyrat dhe pritshmëritë janë të mëdha për zotin Bayrou, 73-vjeç, një politikan veteran i qendrës dhe kryebashkiak për një kohë të gjatë i qytetit jugperëndimor Pau. I zgjedhur nga Presidenti francez Emmanuel Macron të premten, zoti Bayrou është kryeministri i katërt i vendit këtë vit dhe ai përballet një Dhomë të Ulët, thellësisht të ndarë, nga blloqe të fuqishme së së majtës dhe së djathtës së skajshme.

Fermerë, mësues, punonjës spitalorë dhe punëtorët e hekurudhave janë mes atyre mijërave që kanë dalë në rrugë gjatë muajt e fundit për protesta lidhur me importet bujqësore, çështje të punës dhe ankesa të tjera. Paqëndrueshmëria në Francë është gjithashtu një shqetësim për Bashkimin Evropian, përballë përparimeve në terren nga ana e Rusisë në luftën në Ukrainë dhe rrezikun se marrëdhënia transatlantike nuk do jetë më dhe aq të fortë, me ardhjen në pushtet të administrates së re amerikane.

“Asgjë nuk sugjeron se mandati i tij do jetë më i gjatë, apo se ai do të jetë më mirë se të tjerët”, shkruante në një editorial për zotin Bayrou, gazeta kryesore franceze Le Monde .

Sfida më emergjente është në arkipelagun francez Mayotte në Oqeanin Indian, ku cikloni Chido ka shkaktuar shkatërrim masiv dhe ka lënë pas qindar në mos mijëra të vdekur, siç deklarojnë autoritetet franceze. Të hënën në arkipelagun Mayotte shkoi ministri i Brendshëm në detyrë, Bruno Retailleau.

Lexo edhe:

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

Kryetar i partisë së vogël MoDem ose Liria Demokratike, që është pjesë e aleancës së qendrës së Presidentit Macron, zoti Bayrou e pranon se ai përballet me një mal vështirësish përpara. Deficiti buxhetor i Francës vlerësohet në më shumë se gjashtë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj, dyfishi i kufirit të BE-së. Vendi përballet edhe me një borxh të konsiderueshëm.

“Misioni im i parë është të ndërtoj, dhe në rast se dështoj ta bëj këtë, së paku të riparoj dëmet”, tha zoti Bayrou për të përjavshmen La Tribune Dimanche, në një intervistë të botuar të dielën.

Rreziku është i lartë edhe për Presidentit Macron, i cili shfaqet shumë i dobësuar pas një viti politik katastrofik. Presidenti francez luajti kartën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fillim të këtij viti, pasi partia e ekstremit të djathtë “Bashkimi Kombëtar” fitoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor. Ai pa se si koalicioni i tij i qendrës u bë blloku më i dobët në Asamblenë Kombëtare të Francës, pas një aleance të majtë dhe pas Bashkimit Kombëtar..

Rreziku për Evropën

Deri më tani, Presidenti Macron i ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen, duke këmbëngulur se ai do ta çojë deri në fund mandatin e tij që përfundon në 2027. Por analistët sugjerojnë se ai mund të bëhet një president i dobët, ndërsa drejton fuqinë e dytë më të madhe të Bashkimit Europian, në një kohë të vështirë për bllokun. Një mbështetës i fortë i Ukrainës, zoti Macron ka nxitur prej kohësh BE-në për të forcuar mbrojtjen e saj.

Ndërkohë, në Gjermani, Kancelari Olaf Scholz humbi votë-besimin në parlamentin gjerman të hënën, duke e çuar ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian drejt zgjedhjeve të parakohshme në muajin shkurt.

“Paqëndrueshmëria dhe trazirat në Francë mund të ndikojnë në “kapacitetin e Bashkimit Europian së për të shfaqur bashkim dhe udhëheqje”, shkruajnë analistët Camille Grand, Camille Lons dhe Pawel Zerka nga Instituti i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Sidomos nën dritën e rreziqeve të shtuara lidhur me politikat e sigurisë, nga ana e Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, shtojnë analistët.

Me Francën “të zhytur në problemet e brendshme”, vlerësojnë analistët, “vendet e tjera evropiane do të duhet të tregojnë gatishmëri për të ndërmarrë veprime ambicioze”, përfshirë zhvillimin e një plani për të mbështetur Ukrainën, në javët e mbetura përpara se sa zoti Trump të marrë detyrën.

Tre herë kandidat për President dhe ministër i Arsimit nga 1993-1997, zoti Bayrow pason ish-kryeministrin Michel Barnier, i cili dha dorëheqjen më herët gjatë këtij muaji, pas një vote mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet për buxhetin. /VOA

Etiketa: Francekryeministrisfidat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025
BOTA

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
BOTA

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025
BOTA

Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy

15:07 : 24/10/2025
Para

“Sharlatan që ka pesë lekë, turp”/ Robert Aliaj shpërthen ndaj biznesmenit që ndihmoi Parashqevi Simakun

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com