• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Amnesty International: Policia serbe spiunon gazetarët dhe opozitën

17:04 : 16/12/2024
në RAJONI

Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë spiunuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë.

Raporti i grupit për të drejtat e njeriut, i mbështetur nga dëshmitë e atyre që pretendojnë se telefonat e tyre janë hakuar në muajt e fundit, thotë se programi i spiunazhit është përdorur për të zhbllokuar telefonat, për të regjistruar pamje të ekranit dhe për të kopjuar listat e kontakteve, të cilat më pas u ngarkuan në një server të kontrolluar nga qeveria.

Igor Bandoviç, drejtor i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se raporti është dëshmi se vendi ndodhet në një “burg digjital”.

“Për ne, kjo është dëshmi se Shërbimi Informativ së bashku me Ministrinë e Brendshme kanë përdorur softuer praktikisht për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga qeveria, që do të thotë Organizatat joqeveritare, studentët, veprimtarët dhe tani kemi prova, siç thuhet në raport, se programet e tilla janë përdorur për t’i kompromentuar këta persona, për t’i frikësuar, për t’i ngacmuar, për të shkurtuar protestat dhe gjithçka që po bënin këta njerëz në përpjekje për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend”, tha ai.

Lexo edhe:

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

Raporti me titullin “Një Burg Digjital: Mbikëqyrja dhe Shtypja e Shoqërisë Civile në Serbi” thotë se policia serbe dhe Agjencia e fshehtë përdorën programin për të infektuar pajisjet ndërsa pronarët e tyre ishin të ndaluar ose po merreshin në pyetje nga policia.

“Ky program përdorej zakonisht pasi njerëzit arrestoheshin. Ndërsa ata po merreshin pyetje, telefonat e tyre u hakuan dhe u infektuan. Në krahasim me programet Pegasus dhe Predator që janë mjete shumë më të sofistikuara dhe që mund të aktivizohen nga distanca, në këtë rast duhet të keni kontakt fizik me telefonin e viktimës”, shpjegoi Igor Bandoviç.

Policia e Serbisë tha në një deklaratë se raporti i grupit për të drejtat e njeriut është “absolutisht i pasaktë”, por gjithashtu shtoi se “programi përdoret në të njëjtën mënyrë nga forcat e tjera policore në mbarë botën”.

Agjencia e fshehtë serbe shkroi në faqen e saj të internetit se “punon ekskluzivisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë”.

Raporti i Amnesty International u publikua në një kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me protesta antiqeveritare në rritje që deri më tani kanë qenë kryesisht paqësore, tw cilat paraqesin një nga sfidat më të mëdha në më shumë se një dekadë të sundimit të tij gjithnjë e më autokratik.

Protestat e udhëhequra nga studentë universitetesh dhe veprimtarë të opozitës pasuan shembjen e një çatie betoni në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit me 1 nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.

Presidenti Vuçiç i ka akuzuar shërbimet perëndimore të zbulimit, organizatat joqeveritare dhe mediat e huaja për “luftë hibride” kundër tij dhe qeverisë së tij duke financuar ilegalisht protestat./VOA

Etiketa: Amnesty InternationalgazetareopozitePolicia serbe

Lajme të lidhura

BOTA

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

13:57 : 21/10/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025
AKTUALITET

Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin

13:14 : 11/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

12:52 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

12:48 : 03/10/2025
Para

Kartonët problem, mbrojtësi i Tiranës humbet sfidën e radhës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com