• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij!

14:30 : 15/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ervin Salianji, me anë të një letre nga qelia 6 në Fier, ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me liderin e talebanëve, Hibatullah Akhundzada.

Salianji shprehet se Rama për Kushtetutë imponon karakterin e tij dhe për qeveri, personalitetin e tij.

Ai shkruan se humbja e shpirtit për “rilindasit”, solli humbjen e karakterit.

Salianji shprehet se deputetet dhe ministrat socialistë, edhe gjestet i bëjnë tanimë njësoj si Edi Rama dhe sthon më tej se ata duan thjesht të jenë shëmbëlltyra e tij.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

“Ky totalitarizëm ka prodhuar që Kushtetutë të kemi karakterin e Ramës për qeveri personalitetin e tij! Këtë javë nuk pranoi interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke shpikur një normë të re kushtetuese, sepse sipas tij dhe rilindasve vullneti i tij është norma më e lartë. Në një tjetër ngjarje kishte mbledhur ambasadorët dhe fiks si Hibatullah Akhundzada i Afganistanit ju mësonte se cfare eshte demokracia, se kush udheheq ne Shqiperi e se si Shtetet e Bashkuara nuk ja dolën dot në Afganistan e nëse nuk ka dëshirë Hibatullah Rama do dështojnë dhe në Shqipëri”, shkruan Salianji.

Postimi i plotë:

Në 34 vite në Shqipërinë post-komuniste, një forcë politike mund të kishte bërë shumë gjëra. Mund të kishte qeverisur, mund të kishte sjellë rezultate, mund të kishte humbur, mund të kishte kaluar shumë kohë në opozitë. Mund edhe të mos kishte mbijetuar.

Ndryshe nga forcat e tjera në vend, po sidomos në të kundërt me atë që sot njihet si “Rilindje”, Partia Demokratike ja ka dalë të ruajë shpirtin e saj.

Socialistët kanë admininistruar më shumë pushtet në këto 34 vite, padyshim. Kanë siguruar me pasuri, jetën e shumë të vetëve në kupolën e këtij grupimi. Por e kanë bjerrë shpirtin, madje dhe të vetëve.

Në eventualitetin e ndryshimit, e rrotacionit, PS dhe rilindja, do të shkonin në një greminë të frikshme e të errët. Ata kanë humbur vlerat bazike për të cilat një organizim i tillë qendron, dhe mes vetes kanë intriguar e copëtuar për më shumë inat e hakmarrje të një jete.

Cila është fabula e tyre sot? Pse janë aty, dhe pse duan me çdo kusht ta mbajnë karrigen? A ka një ide të madhe, përtej drejtuesve e përfaqësuesve të tyre që i orienton. A ka piketa morale? Një qëllim mbi interesat personale? Asgjë nga këto. Ndaj me ikjen e pushtetit, socialistët do të humbasin atë busull që i mban sot bashkë. Nevoja për përfitim e mbrojtje nga ligji, është e vetmja ideollogji që kanë. Pikërisht prej kësaj, kriza e ndërgjegjës së tyre është tejet e thellë, duke njohur mplekjen me të keqen, me të gabuarën, me korrupsionin e krimin.

Humbja e shpirtit për “rilindasit” ,solli humbjen e karakterit. Ata janë prodhim i një matrice. Po ta shihni tek deputetet dhe ministrat, edhe gjestet i bëjnë tanimë njësoj si Edi Rama. Duan thjesht të jenë shëmbëlltyra e tij. Ky lloj kulti, dihet se çfarë prodhon. Një totalitarizëm, që më pas i aplikuar në qeverisje, sjell deformime të rënda. Ky totalitarizëm ka prodhuar që Kushtetutë të kemi karakterin e Ramës për qeveri personalitetin e tij! Këtë javë nuk pranoi interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke shpikur një normë të re kushtetuese, sepse sipas tij dhe rilindasve vullneti i tij është norma më e lartë. Në një tjetër ngjarje kishte mbledhur ambasadorët dhe fiks si Hibatullah Akhundzada i Afganistanit ju mësonte se cfare eshte demokracia, se kush udheheq ne Shqiperi e se si Shtetet e Bashkuara nuk ja dolën dot në Afganistan e nëse nuk ka dëshirë Hibatullah Rama do dështojnë dhe në Shqipëri.

Aty ku trillet dhe humoret personale të udhëheqësit bëhen normë e ligj. Siç është kjo përshembull, ku ai që bën një konferencë shtypi, denoncon faktin e provuar, se vëllai i Ministrit të Brendshëm është një i dënuar për trafik droge, ai dënohet me burg. Dikush që nuk ka bërë kallëzim fare, dënohet për kallëzim të rremë.

Në kontrast me socialistët, veçanërisht me këtë amalgamën që ndërtoi Edi Rama me prurjet e arrivistëve të pafre e të pangopur në abuzime, anëtarët e familjes tonë politike e kanë ruajtur, një ide, një fabul, një lloj aspirate, me gjithë vështirësitë e 12 viteve shtypje e margjinalizim.

Partia Demokratike ka sot po aq karaktere sa anëtarë ka. Ky lloj diversiteti mund të jetë i pafavorshëm në kuptimin organizativ e elektoral, po është padyshim një pasuri e madhe e kësaj force.

Çdokush është i ndryshëm, ka një botë të tijën. Në PD në vitet e fundit u bë betejë e madhe, për të kundërshtuar, për të mos rënë dakort. Por ka një cak ku gjërat marrin drejtim. Ajo është e vërteta. Eshtë konstatimi se kush e ka me tërë mend, kush e ka seriozisht luftën. Mund të mos biesh dakort me liderin e demokratëve për shumë aspekte. Dhe në fakt, edhe mund tja thuash ato në sy. Por, politika është realizëm, dhe në fund ai që ka besimin e shumicës së demokratëve, dhe pse të ndryshëm nga njëri-tjetri, ka dhe të drejtën.

Kjo pasuri ende e ruajtur, ky shpirti demokrat është aseti më i vyer që kjo parti ka sot, 34 vite pas krijimit të saj. Dhe është padyshim aseti më i madh që ka, për të patur sukses, për të triumfuar në zgjedhjet që po vijnë. Prej kësaj lirie, prej këtij karakteri lind anti-konformizmi nga ku merr jetë ndryshimi që i duhet patjetër këtij vendi.

Etiketa: Edi RamaErvin Salianjips

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
Para

Serie A/ Asist i mrekullueshëm nga Medon Berisha, Lecce fiton kundër Monzës

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com