• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e VOA: Si do t’i shkurtojnë shpenzimet e qeverisë dy sipërmarrësit miliarderë në SHBA

21:15 : 15/12/2024
në BOTA

Ai mund të njihet më mirë nëpër botë si babai i kompanive Tesla dhe SpaceX. Por pas pak muajsh, Elon Musk pritet të merret me shpenzimet e qeverisë amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti shpjegon se çfarë aftësish do të sjellë zoti Musk në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

Elon Musk, i njohur si truri pas kompanive SpaceX dhe Tesla, do të përqëndrohet tek shpenzimet e qeverisë në një entitet të ri që do të quhet Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), akronimi i të cilit përkon me emrin e një kriptomonedhe.

“Do t’jua heqim qeverinë nga kurrizi dhe xhepat tuaja”, deklaroi zoti Musk.

Agjencia e re DOGE synon të shkurtojë rreth 2 trilionë dollarë shpenzime, pra rreth një të tretën e buxhetit të qeverisë, dhe tre të katërtat e punonjësve të qeverisë.

“E ardhmja do të jetë mahnitëse!”, tha Musk.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Ai nuk ka përvojë qeveritare, ashtu siç ishte edhe rasti me Donald Trump-in kur kandidoi për herë të parë. Por, kompanitë e tij SpaceX dhe Tesla kanë rezultuar efikase, veçanërisht me riorganizimin e linjës së prodhimit të makinave Tesla. Gjatë pandemisë COVID-19, zoti Musk zhvendosi zyrat qendrore të Teslas nga Kalifornia në Teksas, duke fajësuar rregulloret e tepërta dhe kostot e larta.

Ai dhe bashkëkryetari i agjencisë së re DOGE-s, sipërmarrësi miliarder Vivek Ramaswamy, pritet të ndjekin një proces të ngjashëm dhe të eliminojnë shumë rregullore federale. Për të reduktuar kostot, entiteti i ri DOGE do të sugjerojë mbylljen e disa agjencive dhe do të ndërmarrë hapa për të nxitur dorëheqjet masive të punonjësve federalë duke i dhënë fund programeve popullore të punës në distancë dhe duke zhvendosur disa zyra jashtë Uashingtonit.

“Do t’u duhet të mësojnë dhe të kuptojnë se presidenti nuk është mbret – ose të paktën nuk supozohet të jetë në këtë vend – dhe se do të përballen me probleme kushtetuese. Do të përballen me ligjet dhe nevojën për autorizim nga Kongresi”, thotë sindikalisti Steve Lenkart, nga Federata Kombëtare e Punonjësve Federalë.

Për këtë qëllim, Musk dhe zoti Ramaswamy vizituan rishtazi Kongresin. Shumë ligjvënës mbështesin objektivin e deklaruar të entitetit të ri DOGE për të shkurtuar shpenzimet qeveritare, por ka të ngjarë t’i rezistojnë shkurtimeve që ndikojnë tek votuesit e tyre. Të tjerë e dinë se dy sipërmarrësit kanë një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur.

Musk dhe nëna e tij festuan Ditën e Falënderimeve me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Mar-a-Lago, ndërsa zoti Ramaswamy postoi në Instagram pamje ndërsa lexonte në plazh gjatë Ditës së Falënderimeve se si duhet të zvogëlohet buxheti.

“Nuk di nëse e keni njohur tashmë Elonin, por ai nuk vjen me daltë. Ai vjen me motosharrë. Dhe do ta përdorim atë për burokratët”, tha Ramaswamy.

Entiteti i ri DOGE u krijua si një komision këshillimor i jashtëm që do të rekomandojë shkurtime për administratën e Presidentit Trump dhe Kongresin, që do të ketë autoritetin përfundimtar mbi çdo vendim.

Musk dhe zoti Ramaswamy nuk do të marrin rrogë nga qeveria./VOA

Etiketa: SHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
Para

Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com