• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shorti i Botërorit/ Shqipëria në grup “ferri”, përballemi me Anglinë dhe Serbinë

12:48 : 13/12/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SPORT

Mesditën e kësaj të premte është hedhur në Zyrih të Zvicrës shorti për kualifikueset e kampionatit botëror të vitit 2026, ku Shqipëria dhe shtetet e tjera europiane janë njohur me kundërshtarët etyre

Kuqezinjtë tanë do të jenë pjesë e Grupit K, i cili mund të konsiderohet si një grup “ferri” për ne, pasi do të përballemi me Anglinë, si edhe me Serbinë. Grupi përbehet me 5 ekipe, teksa dy kundërshtarët e tjerë janë Letonia dhe Andorra.

“Tre Luanët” i rigjejmë në grup, pasi ekipi ynë është përballur edhe gjashtë herë të tjera me Anglinë, duke pësuar po kaq humbje.

Serbia na rikthen kujtimet e 14 tetorit të vitit 2014, ku flamuri “AUTOCHTHONOUS” u ngrit me dron në mes të Beogradit, në duelin mes dy ekipeve të vlefshëm për kuaiflikueset e kampionatit europian. Kuqiznjtë u dhunuan nga tifozët, duke mos pranuar më të dalin në fushë dhe më pas Shqipëria fitoi 3 pikët në CAS, gjë që na dha një dorë për t’u kualifikuar për herë të parë në një Europian, ai i “Francë 2016”.

Nisur nga kjo ngjarje, dueli kundër Serbisë do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli, me skuadrat që do përballen 11 vite pas incidentit në Beograd.

Lexo edhe:

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

FSHF i la pa bileta tifo-grupet, mijëra shqiptarë mblidhen në Shkup: Zemrën kuq e zi nuk e ndal askush!

Kundër Serbisë, kombëtarja shqiptare ka luajtur në dy raste. Fitorja 0-3 në tavolinë në 14 tetorin e 2014 dhe humbja 0-2 në datën 8 tetor 2015 në “Elbasan Arena”.

Sa i përket Letonisë, Shqipëria asnjëherë nuk ka fituar përballë saj. Janë pesë ndeshje në total mes dy ekipeve, të gjitha të përfunduara në barazim nga viti 1992 dhe deri në vitin 1999. Gjashtë gola të shënuar dhe po aq të pësuar. Dy takime janë mbyllur në barazim pa gola.

Në anën tjetër statistikat i buzëqeshin Shqipërisë përballë Andorrës. Kjo pasi janë fituar pesë nga shtatë takime. Vetëm një miqësore e vitit 2002 është humbur, teksa një përballje është mbyllur barazim.

Letonia dhe Andorra janë dy rivalë që gjenden poshtë nesh në renditjen e UEFA-s dhe do jetë detyrim për Shqipërinë që të marrë maksimumin në të katërta ndeshjet, nëse dëshiron të tentojë kualifikimin.

Rrugëtimi në grup për Shqipërinë do të nisë në mars dhe do të mbyllet në nëntor. Kjo pasi kuqezinjtë janë në një grup me pesë skuadra. Në rast se do të ishin me katër, atëherë gjithçka do të fillonte prej shtatorit të vitit të ardhshëm.

Shorti u tregua më bujar me Kosovën, e cila ka rigjetur një kontingjent lojtarësh me origjinë shqiptare që luajnë për kombëtaren helvete, si Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. Ajo do të jetë pjesë e Grupit B, një grup me 4 ekipe, ku përveç Zvicrës, janë edhe Suedia dhe Sllovenia

Kujtojmë se në Botërorin që do të mbahet në vitin 2026 do të jenë 16 kombëtare që do të marrin pjesë nga Europa, tre më shumë se herët e tjera.

Janë 12 grupe në total për kualifikueset, ku 6 prej tyre janë me nga 4 ekipe, ndërsa 6 grupe të tjerë me nga 5 ekipe dhe do të sfidojnë njëra-tjetrën për të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të mbahet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

SHORTI

GRUPI A,

Fituesi Gjermani-Itali,
Sllovaki,
Irlandë e Veriut,
Luksemburgu

GRUPI B,

Zvicër,
Suedi,
Slloveni,
Kosovë

GRUPI C,

Humbësi Portugali-Danimarkë,
Greqi,
Skoci,
Bjellorusi

GRUPI D,

Fituesi Francë-Kroaci,
Ukraina,
Islandë,
Azerbajxhan

GRUPI E,

Fituesi Spanjë-Holandë,
Turqi,
Gjeorgji,
Bullgari

GRUPI F,

Fituesi i Portugali-Danimarkë,
Hungari,
Irlandë,
Armeni

GRUPI G,

Humbësi Spanjë-Holandë,
Poloni,
Finlandë,
Lituani,
Maltë

GRUPI H,

Austri,
Rumani,
Bosnje & Hercegovinë,
Qipro,
San Marino

GRUPI I,

Humbësi Gjermani-Itali,
Norvegji,
Izrael,
Estoni,
Moldavi

GRUPI J,

Belgjikë,
Uells,
Maqedoni e Veriut,
Kazakistan,
Lihtenshtein

GRUPI K,

Angli,
Serbi,
SHQIPËRI,
Letoni,
Andorra

GRUPI L,

Humbësi i Francë-Kroaci,
Republika Çeke,
Mali i Zi,
Ishujt Faroe,
Gjibraltar

Etiketa: AngliaBoteroriserbiashortiShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

08:38 : 05/06/2025
SPORT

FSHF i la pa bileta tifo-grupet, mijëra shqiptarë mblidhen në Shkup: Zemrën kuq e zi nuk e ndal askush!

17:41 : 04/06/2025
SPORT

SKEMA/ Silvinjo mes dilemave, si do të jetë formacioni i Shqipërisë kundër Serbisë

13:13 : 04/06/2025
SPORT

Strakosha i motivuar: Fitojmë kundër Serbisë për të vazhduar ëndrrën e Botërorit!

12:35 : 04/06/2025
SPORT

Arbër Hoxha: Ndeshja me Serbinë, vendimtare për Botërorin

12:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

19:38 : 03/06/2025
Para

Sherri me thikë në oborrin e shkollës në Cakran/ Banorët: Aty nxënësit kanë rrahur edhe mësuesin! Kemi frikë…

TË GJITHA

Do t’i shiste lëndë narkotike një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Dibër

14:06 : 05/06/2025

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

13:54 : 05/06/2025

Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

13:51 : 05/06/2025

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi! Qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

13:34 : 05/06/2025

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

13:16 : 05/06/2025

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën! Ndërpritet seanca

13:03 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com