• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kapën me 1 kg kokainë/ Djali i Ad Sybardhit dhe nipi i Serjanit: E kishim për përdorim vetjak!

12:05 : 11/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për dy të rinjtë Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, përkatësisht 24 dhe 20 vjeç,

Ata u arrestuan gjatë një operacioni të Anti-Drogës në Tiranë, mbrëmjen e 8 Dhjetorit, pasi u kapën me 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.

Gjatë seancës së sotme, Serjani dhe Manushi kanë pretenduar para togave të zeza se se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar. Ndonëse avokatët kërkuan masë të butë sigurie, kërkesa nuk u pranua nga gjykata, e cila i la të dy në qeli.

Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjani, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në kryeqytet, miku i Emiljano Shullazit, teksa në vitin 2015 i ka shpëtuar edhe një atentati me armë zjarri. Ndërsa, 20-vjeçari Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi.

Dy të arrestuarit ishin në ndjekje dhe në përgjim nga sektori i anti-drogës në Policinë e Tiranës prej 6 muajsh dhe mbrëmjen e 8 Dhjetorit janë ndaluar me mjetin luksoz në afërsi të Institutit në kryeqytet. Sapo kanë ndaluar, ata kanë dalë nga automjeti me çantën me drogë dhe aty ka ndërhyrë Anti-droga duke iu vendosur prangat.

Lexo edhe:

Plas “flluska” e ndërtimit në Tiranë? Llogaritë që e konfirmojnë

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

Grupi i Serjani dhe Manushit operonte me shpërndarjen e drogërave të forta në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranëm, si edhe në lokalet e natës në pika të ndryshme të kryeqytetit.  Dyshohet se ata, e shisnin kokainën te grupet e të rinjve, por edhe te personazhe të njohur, por kjo mbetet për tu verifikuar nga ana e prokurorisë së Tiranës.

Burime bëjnë me dije se organi i akuzës disponon edhe dy celularët e Klajdi Serjanit dhe Euxhenjo Manushit, që do shërbejnë për zbardhjen e plotë te kësaj çështje.

Ka dyshime se në këtë grup që funksiononin si shpërndarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë të përfshirë disa persona të tjerë dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar skemën kriminale.

Në foto: Kokaina e sekuestruar

Kush është Pajtim Serjani?

Pajtim Serjani është një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Tiranë, teksa njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Gilmando Dani.

Ai ka qenë një subjekt i OFL-së, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.

Më 5 Janar të viti 2015, Pajtim Serjani u qëllua në një lokal në “Rrugën e Kavajës” nga 42 -vjeçari Arianit Sterjo, person i cili mbeti i vrarë nga plumbat e efektivit të policisë Roland Meta. Lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.

Ndërkohë, në Prill të atij viti, Pajtim Serjani u arrestua bashkë me tre të tjerë për një gjobvënie prej 13 mijë eurosh, ndaj një biznesmeni kafeje tek Rruga e Kavajës, në varësi të xhiros që kryente. Ai u dënua me 3 vite burgim.

Në shtator të vitit 2017, Policia i sekuestroi Pajtim Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

Ai u procedua penalisht dhe gjatë operacionit “Fijet” për vendosjen e kamerave të sigurisë në mënyrë të paligjshme në ambiente publike.

Gjithashtu, Pajtim  Serjani është arrestuar edhe në vitin 2012 për moskallëzim krimi, pasi në 5 Prill të atij viti ka qenë objekti i një sulmi nga persona të armatosur në Yzberisht

Në foto: Pajtim Serjani
Etiketa: drogeEuxhenjo ManushiKlajdi SerjanikokainaPajtim SerjaniTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plas “flluska” e ndërtimit në Tiranë? Llogaritë që e konfirmojnë

18:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

17:43 : 24/06/2025
AKTUALITET

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

16:37 : 24/06/2025
BOTA

Fentanili tensionon marrëdhëniet SHBA–Kinë/ Pekini: Po veprojmë në mënyrë të pavarur

15:26 : 24/06/2025
AKTUALITET

Vdes tragjikisht e moshuara në Tiranë, bie nga lartësia e pallatit

14:05 : 24/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ Artan Sako i “2T”, 1 mln euro tender për të “mbushur me krimba” Morgun e Tiranës

11:33 : 24/06/2025
Para

“Këtu nuk ka drejtësi”, pensionistët sërish në protestë para Kryeministrisë

TË GJITHA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

22:59 : 24/06/2025

Horoskopi ditor, 25 Qershor 2025

22:55 : 24/06/2025

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

22:50 : 24/06/2025

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
Δεύτερη ημέρα της πυρκαγιάς στο νησί της Χίου, Δευτέρα 23 Ιουνίου 2025. Στα μέτωπα της φωτιάς επιχείρησαν 190 πυροσβέστες - ανάμεσά τους 11 ομάδες πεζοπόρων - 38 οχήματα και 4 εναέρια μέσα, υδροφόρες και μηχανήματα έργου από τον Ελληνικό Στρατό και την Τοπική Αυτοδιοίκηση.  
(ΚΩΣΤΑΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΟΥ/EUROKINISSI)

Zjarri masiv në Kios, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:17 : 24/06/2025

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon

22:08 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com