• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mos u mërzit Erjon, “kolegët” kanë menduar dhe për ty!

08:44 : 11/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Armand Maho

Sa herë flet Erjon Veliaj për shpifje, të del para syve ajo letra që i çonte komunitetit ndërkombëtar në vitin 2011, ku akuzonte pushtetin e kohës se një kandidati të PS për Bashkinë e Kavajës i kishte hequr fëmijën e palindur nga barku.

Sa herë flet Erjoni për kopshtet, çerdhet apo parqet që i mbyti me beton, të del përpara fytyra e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, që si “harabel” i lodhur nga turni i natës, mbeti nën rrotat e eskavatorit në landfillin e Sharrës.

Kur ai flet për art apo jetë kulturore të kryeqytetit, të del para syve kova e eskavatorit që godiste pa mëshirë godinën e Teatrit Kombëtar.

Kur flet për pastërtinë e tij, të fanepsen skemat me 5D, tenderat e fituara në mënyrë hajdute për punë që su bënë asnjëherë. Të del para syve mali i plehrave në landfillin e Sharrës, të cilat duhet të digjeshin por nuk u dogjën kurrë.

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

Kur gënjen për 1 milion pemët që nuk ekzistojnë kurrkund, pyjet imagjinarë orbital ose sa bukur e ka bërë Tiranën, të zënë sytë dhe frymën kullat dhe pallatet që përdoren rëndom për pastrimin e parave.

Kur flet për medien të ushtojnë në vesh akuzat për gazetarët, mbyllja e Bechettit, sulmet ndaj TV Orës. Gjuha e shthurur prej lëtyre ndaj kolegeve femra….

Rëndom kur flet Erjon Veliaj të shkakton një ndjesi të vjelli…

Në koshiencë por dhe në inkoshiencë, në atë të qindën e sekondës, pa e vrarë shumë mendjen, fjala e parë që të vjen në mendje për këtë individ është “hajdut”. Me një fodullëk të paparë, ai nuk është munduar kurrë të fshehë asgjë . Vjedhjet janë bërë hapur, në mes të ditës, në mes të natës pa kurrfarë droje, pa kurrfarë cipe.

Erjon Veliaj është modeli i politikanit skuth, frikacak, hajdut, bandit, të paburrë.

Eshtë modeli i politikanit, jargë, i cili nuk ngurron të sulmojë çdo dinjitoze që prodhohet në këtë vend për të mbrojtur hajdutërinë e tij. Për pesë aspra është i gatshëm t’ia shesë shpirtin djallit, për pushtet është mund të flejë në një krevat me horrin, për interesa të ngushta është gati të lëpijë ku të mundet e si të mundet.

Ata që punojnë në Bashkinë e Tiranës e dinë fort mirë se në çfarë haleje e ka kthyer atë institucion. I shohin fort mirë kush i fiton tenderat, kush i merr lejet e ndërtimit, kush hyn e del në zyrën e kryetarit. Shoshin si trajtohen të varfrit dhe të pastrehët.

Si trajtohen ata që punojnë për bukën e gojës, nga vemjet që ky ka mbledhur përreth për t’i bërë drejtorë.

Si i paburrë që është sot reagoi me statuse Facebook-u!

Si frikacak i lindur nuk guxoi të përmendë Ramën që dje e përzuri si qen të rrahur nga fushata e Tiranës.

Nuk guxoi të thotë asnjë fjalë për litarin që ia kanë bërë gati të tijët, por që SPAK s’ka guximin ta tendosë.

Dhe një herë për Veliajn fajin e ka Saliu, pikërisht ai Sali që ky Erjoni, dikur si kryetar i “Mjaft” nuk ngurronte t’i ulej në tryeza për të treguar se sa shumë e urrente Nanon (si letër njëpërdorimshe në shërbim të Ramës).

Por Veliaj nuk duhet të merakoset dhe shumë. Fundja, e kemi parë, e kemi dëgjuar. “Heronjtë e fëmijëve tanë”, në SPAK kanë menduar dhe për atë. E shumta do akuzohet për shpërdorim detyre, siç janë akuzuar Beqja, Koka, Bllako, 5D -të e kështu me radhë. “Kolegët”, të cilët pritën me durim dy orë përpara derës së tij për të sekuestruar një celular të Ajolës, nuk do e lenë në baltë. E si do munden ata të dënojnë një nga hajdutët më të mëdhenj që ka parë kjo tokë. Të ishte ashtu, do ja kishin ngritur çarkun me përgjimet e SKY apo dreqi e di se çfarë, ku “afërmendsh” garanti që pastronte paratë e Ndraghetas, s’kishte si linte pas dore patriotët e tij kriminelë apo trafikantë të të gjitha llojeve.

Prandaj meqenëse është sëkëlldisur shumë, këshilla jonë është që ta marrë lehtë këtë punë. Fundja ato dy vjet që do shkojë në ndonjë qeli, t’i vlejnë për të reflektuar ( reflektimi i tij do kërkonte dekada pas hekurave).

Gjithsesi për aq sa mund të vlejë, dy apo tre vjet në këtë vendin tonë dhe nën pushtetin dallkauk që ka ngritur Edi me Erjonin, nuk janë asgjë për aq miliona sa kanë vjedhur. Fundja, përpara vëllait të tij Rama nuk do mbante Veliajn. Erjoni duhet ta dijë në mos po ja themi se dy apo tre vjet në këtë Shqipërinë tonë të shkërmoqur i kanë bërë shumë njerëz për fajin e vetëm se kanë qenë të varfër, dhe jo më ai që nga “zdroms” u bë sheik.

Por gjithsesi në rast se nuk është i qartë, të kalojë një herë andej nga Surreli, se ia shpjegon shefi madh se si funksion. Ai është “Nona” i kësaj pune!

Etiketa: Armand MahoErion Veliajkolegëtspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
Para

Ky është Majlind Habibi, 35-vjeçari që vrau shokun se i ngacmoi gruan

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com