• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjyqi për korrupsion, dëshmon Netanyahu

17:25 : 10/12/2024
në BOTA

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dëshmoi të martën në gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që paraqitet në gjykatë si i akuzuar.

Dëshmia e tij është edhe një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit, i cili përballet edhe me një fletë-arrest ndërkombëtar në dyshimet për krime lufte gjatë luftës së Izraelit në Gazë.

Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë me vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh nga një producent miliarder i Hollivudit në këmbim të ndihmës për të çuar përpara interesat e tij në planin e biznesit dhe atë personal. Ai po ashtu akuzohet se ka miratuar rregulla të favorshme për pronarë të mediave në këmbim të mbulimit mediatik pozitiv për të dhe familjen e tij.

Në dëshminë e tij në gjykatën e stërmbushur në Tel Aviv, Kryeministri Netanyahu tha se ai është një udhëheqës i përkushtuar dhe mbrojtës i interesave të Izraelit, duke i cilësuar akuzat ndaj tij “si një pikë uji në det” krahasuar me sfidat me të cilat përballet për mbrojtjen e vendit të tij.

Por akuzat e kanë përçarë thellë Izraelin dhe e kanë ndërlikuar trashëgimin e zotit Netanyahu, e cila tashmë është e njollosur nga lufta në Gazë dhe izolimi i shtuar ndërkombëtar me të cilin ballafaqohet Izraeli për shkak të këtij konflikti.

Lexo edhe:

Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

Zoti Netanyahu tha ai ishte në gjendje të baraspeshojë paraqitjet e tij në gjykatë me detyrat e tij si kryeministrër në një kohë kur Izraeli po vazhdon luftën në Gazë dhe tani kur po përballet me rënien e Bashar al Assadit në Sirinë fqinje.

“E kam pritur tetë vjet këtë moment, për të thënë të vërtetën”, deklaroi zoti Netanyahu, duke qëndruar në skenë, ndërkohë që djali i tij Avner dhe disa anëtarë të partisë së tij Likud ishin të ulur në sallën e gjykatës.

Gjatë paraqitjeve të tij, zoti Netanyahu do të përgjigjet ndaj akuzave që rëndojnë mbi të për mashtrim, shkelje të besimit dhe ryshfet në tre raste të veçanta.

Udhëheqësi 75 vjeçar mohon akuzat, duke i cilësuar ato gjueti shtrigash të orkestruar nga mediat armiqësore dhe një sistem i njëanshëm ligjor që synon ta rrëzojë atë nga pushteti. Dëshmia e tij vjen pas shumë vitesh skandalesh që kanë rrethuar atë dhe familjen e tij, e cila ka fituar reputacionin se bën një jetë luksoze në llogari të taksapaguesve.

Ai dha versionin e tij të ngjarjeve dhe detaje personale mbi jetën e tij, përmes të cilave shpreson të formësojë përshtypjet e gjykatësve për të. Ai tha se në fillim të karrierës së tij publike ai shqetësohej për mbulimin mediatik, por se me kohë e kuptoi që ai ka pak rëndësi, një kontrast me pasqyrimin që i bën prokuroria duke e përshkruar si një njeri të fiksuar me imazhin e tij.

Ai tha se pi cigare puro, por se rrallë herë arrin t’i pijë plotësisht për shkak të sasisë së punës dhe se e urrente shampanjën.

Avokati i tij Amit Hadad akuzoi sistemin izraelit të drejtësisë se po trillon akuza në përpjekje për ta njollosur kryeministrin Netanyahu.

“Është bërë një përpjekje e madhe… për të gjetur ca copëza mozaiku që nuk lidhen me njëra tjetrën”, tha ai, ndërkohë që zoti Netanyahu qëndronte ulur prapa tij. “Në gjykatë, kur çdo gjë del në shesh, i shohim se si janë të paqëndrueshme”.

Dëshmia, e cila do të zgjasë gjashtë orë në ditë, tre ditë në javë për disa javë, do të konsumojë një pjesë të madhe të orarit të punës së Kryeministrit Netanyahu, duke i nxitur kritikët të pyesin nëse ai mund ta menaxhojë qeverisjen e një vendi të zhytur në luftë në një front, ndërkohë që përpiqet të vëzhgojë kërcënimet tjera të mundshme rajonale, përfshirë nga Irani.

Avokati i tij kërkoi që atij t’i lejohet të pranojë shkresa gjatë kohës së dëshmisë për t’u siguruar që ai vazhdon me qeverisjen e vendit. Në një moment gjatë gjykimit, Netanyahu pranoi shkresa.

Kritikët e akuzojnë Kryeministrin Netanyahu se po zvarrit luftën në Gazë dhe po e vonon marrëveshjen e armëpushimit që do të mundësonte lirimin e rreth 100 pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga militantët që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, zoti Netanyahu kritikoi mediat. Në rastin kundër tij janë të përfshirë edhe pronarë të mediave.

“Kurrë nuk ka patur media të tilla të njëanshme në asnjë demokraci tjetër… siç ka në Izrael”, i tha ai gjykatës gjatë përshkrimit të marrëdhënies së tij të tensionuar me mediat.

Gjatë dëshmisë së tij, ai u ankua se punon 17 deri në 18 orë në ditë, i angazhuar në takime, sidomos gjatë vitit të fundit ndërkohë që Izraeli po lufton në dy fronte.

“Sikur të mund t’i vjedhja pesë minuta për të kaluar kohë me bashkëshorten time”, deklaroi ai në gjykatë të martën.

Dëshmia e tij po mbahet në një sallë të fortifikuar gjyqi, në nëntokë, për arsye sigurie. Para gjykatës, u mblodhën dhjetëra protestues, përkrahës dhe kundërshtarë të zotit Netanyahu. Një parullë jashtë gjykatës shkruante “Krimi-Ministri” dhe të dyja palët brohoritën parulla. Disa familje të pengjeve po ashtu ishin të pranishëm në demonstratë.

Sipas ligjeve izraelite, kryeministrat ndaj të cilëve ngritet aktpadi nuk kërkohet të dorëhiqen nga detyra. Por akuzat ndaj zotit Netanyahu shkaktuan përçarje të thella në Izrael. Protestuesit kërkuan dorëheqjen etij dhe ish aleatët e tij politik refuzuan të shërbejnë në qeverinë e tij, duke shkaktuar një krizë politike që nxiti pesë palë zgjedhje brenda më pak se katër viteve.

Përkrahësit e tij i shohin akuzat si rezultat të anshmërisë dhe tejkalimit të kompetencave nga sistemi i drejtësisë.

Përkundër thirrjeve për dorëheqje, Kryeministri Netanyahu e ka shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër për të kritikuar forcat e rendit, mediat dhe gjykatat.

Që kur filloi gjykimi në vitin 2020, gjykata ka dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë për tre rastet, përfshirë disa nga këshilltarët e dikurshëm të zotit Netanyahu, të cilët u shndërruan në dëshmitarë të shtetit. Prokuroria ka bërë përpjekje ta portretizoi kyreministrin si një udhëheqës të fiksuar me imazhin e tij, që shkeli ligjin për të përmirësuar përshtypjen e publikut për të.

Dëshmia e tij mund ta dëmtojë edhe më shumë imazhin e tij në këtë periudhë të ndërlikuar. Përkrahja për të shënoi rënie pas sulmit të Hamasit, ndërkohë që publiku e akuzoi atë se kishte dështuar të parandalonte sulmin. Po të mbaheshin zgjedhjet sot, ai do ta kishte të vështirë të formonte qeverinë.

Udhëheqësi izraelit krahas ish ministrit të tij të mbrojtjes po përballen me një fletë-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të pretenduara që lidhen me luftën në Gazë. Fletë-arresti e vendos zotin Netanyahu në të njejtin grup me Presidentin rus Vladimir Putin dhe ish udhëheqësin e Sudanit, Omar al-Bashir./ VOA

Etiketa: deshmonGjyqiNetanyahu

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

17:03 : 19/08/2025
BOTA

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)
BOTA

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025
BOTA

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

14:41 : 07/08/2025
BOTA

Netanyahu takon zyrtarët e lartë të sigurisë, diskuton strategjinë e re për Gazën

19:16 : 05/08/2025
BOTA

Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët

22:09 : 04/08/2025
Para

Rrëzimi i Bashar al-Assad/ Udhëheqësi rebel: Bota nuk duhet të ketë frikë nga Siria e re

TË GJITHA

Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë

12:17 : 20/08/2025

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com