• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kinezët janë të shqetësuar se ekonomia e tyre “po perëndon”

14:06 : 08/12/2024
në BOTA

Ndërsa qeveria po përpiqet të nxisë rritjen ekonomike, shumë kinezë janë pesimistë për të ardhmen e ekonomisë së vendit, shkruan The Economist.

Këto kanë qenë kohëra të vështira për bursën kineze. Pasi qeveria filloi të rrisë masat në fund të shtatorit për t’i dhënë vrull ekonomisë në stanjacion, çmimet e aksioneve u rritën dhe ranë sërish paksa, ndërsa investitorët po prisnin hollësitë në lidhje me masat qeveritare.

Ligjvënësit shpalosën edhe më shumë masa stimuluese më 8 nëntor.

Por ankthi i publikut për perspektivat afatgjata të ekonomisë kineze është i vështirë për t’u zbutur. Dhe kjo ishte e vërtetë që përpara se në Amerikë të zgjidhej president Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të rënda ndaj mallrave kineze.

Debati në mediat sociale kineze reflekton këndvështrimet e shumë qytetarëve për të ardhmen. Si gjithmonë, duke pasur parasysh censurën e madhe të internetit në Kinë, bisedimet janë të kujdesshme, duke shmangur ankesat që mund të zemërojnë Partinë Komuniste.

Lexo edhe:

Hegseth: SHBA do të përgjigjet ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

Kina kritikon Macronin për krahasimin e Ukrainës me Tajvanin

Ekonomia është një temë kryesore që vëzhgohet nga afër. Llogaritë kineze të propagandës i heqin qafe me shpejtësi komentet që shprehin pesimizëm.

Një tjetër shenjë ogurzezë ishte vlerësimi me çmimin Nobel në ekonomi, për tre akademikë në universitetet amerikane, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson.

Zotërinjtë Acemoglu dhe Robinson ishin tashmë të njohur në Kinë për librin e tyre “Pse dështojnë kombet: origjina e pushtetit, begatisë dhe varfërisë”. Tre vjet pasi u botua versioni anglisht në vitin 2012, u hodh në treg edhe një përkthim në Kinë, që bëri shumë bujë.

Libri argumenton se suksesi ekonomik afatgjatë i shteteve varet kryesisht nga natyra e institucioneve të tyre shoqërore dhe politike, dhe jo nga kultura, klima apo gjeografia.

Ato shtete me institucione që janë “gjithëpërfshirëse”, domethënë që punojnë në interes të grupeve të ndryshme dhe jo të një elite të ngushtë, arrijnë që të kenë një rritje të qëndrueshme ekonomike, më tepër sesa institucionet që janë “përjashtuese”, parashtron libri.

Autorët thonë se institucionet ekonomike të Kinës janë bërë më gjithëpërfshirëse që nga epoka e Mao Ce Dunit. Kjo ka bërë të mundur zgjerimin e jashtëzakonshëm ekonomik të Kinës në dekadat e fundit. Por ata shtojnë se institucionet politike të Kinës mbeten përjashtuese, duke rritur gjasat që ekonomia “të humbasë vrullin”.

Është mbresëlënëse që një argument i tillë u lejua të qarkullonte në Kinë, veçanërisht në kohën e presidentit Xi Jinping, i cili mori pushtetin menjëherë pasi libri u botua në anglisht dhe me shpejtësi manovroi për të heshtur zërat e disa liberalëve që do të kishin qenë tifozët e tij të natyrshëm.

Botimi kinez i librit ka lënë jashtë shumë nga argumentet e autorëve për Kinën, veçanërisht pjesët që janë jetike për sistemin e saj politik. Zoti Acemoglu thotë se ai dhe bashkautori, menduan se “ia vlente të përpiqeshe të arrije publikun kinez në këtë formë”, edhe pse ishte një “episod shumë i dhimbshëm”.

Lexuesit ende mund të krijojnë vetë mendimin e tyre. Dhe në botimin kinez janë lënë jashtë disa pjesë të rëndësishme të origjinalit, si argumenti se “rritja autoritare nuk është as e dëshirueshme dhe as e zbatueshme në planin afatgjatë dhe se nuk duhet të shihet kurrsesi si një model për kombet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikën Nënsahariane”. Sigurisht që zoti Xi nuk do të ishte dakord me këtë ide.

Që nga dhënia e çmimit Nobel, ka pasur një interes të ri për këtë libër dhe disa lexues kinezë e këshillojnë atë (ndërsa nacionalistët e sulmojnë). “Ka pasiguri për të ardhmen e Kinës”, postoi një përdorues i platformës sociale Weibo.

“Nëse vendi nuk reformohet, nuk përmirëson sistemin ekonomik dhe nuk krijon një sistem politik gjithëpërfshirës, zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës, do të jetë i paqëndrueshëm. Ky libër të hap sytë”.

Ai bashkëngjiti një përmbledhje të shkëlqyer të librit të shkruar në vitin 2015 nga Wu Jinglian, një nga ekonomistët më të famshëm të Kinës.

Një ndjesi e tillë pesimizmi mbi ekonominë u nxit nga një ide që filloi të qarkullonte kudo në internet vitin e kaluar: se Kina ka hyrë në “kohën e plehrave të historisë”.

Shprehja i referohet një termi sportiv amerikan që përdoret për të përshkruar lojën e kotë në fund të një ndeshjeje, kur lojtarët thjesht duan të shtyjnë kohën, sepse rezultati dihet tashmë. Përdoruesit kinezë të rrjetit u pajtuan me këtë ide se Kina po ngec ekonomikisht. Në korrik, media shtetërore kineze e qortoi shprehjen.

Në Guancha, një faqe interneti nacionaliste, një akademik i akuzoi përdoruesit e rrjetit se po “përpiqeshin të krijonin pritshmëri publike se kombi do të dështojë në mënyrë të pashmangshme”. Ndërsa Kina po zbaton paketën e saj stimuluese, sulmet e qeverisë ndaj ankuesve vetëm sa do të rriten.

Pesimizmi

Një ndjesi e tillë pesimizmi mbi ekonominë u nxit nga një ide që filloi të qarkullonte kudo në internet vitin e kaluar: se Kina ka hyrë në “kohën e plehrave të historisë”. Shprehja i referohet një termi sportiv amerikan që përdoret për të përshkruar lojën e kotë në fund të një ndeshjeje, kur lojtarët thjesht duan të shtyjnë kohën, sepse rezultati dihet tashmë. Përdoruesit kinezë të rrjetit u pajtuan me këtë ide se Kina po ngec ekonomikisht.

/Monitor

Etiketa: ekonomiakinapo perëndonte shqetesuar

Lajme të lidhura

BOTA

Hegseth: SHBA do të përgjigjet ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

18:31 : 31/05/2025
BOTA

Kina kritikon Macronin për krahasimin e Ukrainës me Tajvanin

14:51 : 31/05/2025
BOTA

Kina ul normat e interesit për të nxitur ekonominë

16:45 : 28/05/2025
BOTA

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

19:22 : 27/05/2025
BOTA

Plani i Trump për “Golden Dome”, Kina e shqetësuar: Minon stabilitetin global

18:01 : 21/05/2025
AKTUALITET

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14%

16:25 : 19/05/2025
Para

TABELA/ Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore, përfundojnë të enjten

TË GJITHA

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com