• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krijohet Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias në Shqipëri

13:11 : 07/12/2024
në AKTUALITET

Ditën e sotme, 7 dhjetor, gazetarë dhe punonjës të medias kanë themeluar për herë të parë në vend Sindikatën e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e medias në Shqipëri.

Deri më tani, gazetarët në Shqipëri janë përfaqësuar vetëm nga shoqata, të cilat janë fokusuar kryesisht në advokim dhe zhvillim profesional, por kanë munguar organizimet sindikaliste.

Sindikata e re synon të mbushë këtë boshllëk duke ofruar përfaqësim kolektiv dhe duke mbrojtur të drejtat e ligjshme të punësimit në një sektor që përballet me kushte të pasigurta pune, mungesë stabiliteti dhe presione të vazhdueshme mbi pavarësinë editoriale.

Lexo edhe:

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

Sindikata e sapoformuar ka një mision të qartë:

– Të sigurojë kontrata individuale dhe kolektive për gazetarët dhe punonjësit e medias.

– Të kërkojë kushte pune të sigurta dhe dinjitoze, duke i mundësuar gazetarëve të përmbushin rolin e tyre si pushtet i katërt – për të informuar publikun dhe për të mbajtur nën kontroll tre pushtetet e tjera.

– Të advokojë për lirinë dhe pavarësinë e medias në një mjedis sfidues ku presionet e jashtme shpesh minojnë integritetin gazetaresk.

Sektori i medias në Shqipëri nuk është i panjohur me sfidat. Shumë gazetarë sot përballen me:

– Mungesën e kontratave formale, gjë që çon në pasiguri në punë.

– Kushte të dobëta pune, përfshirë pagat e ulëta dhe orët e gjata të punës të papaguara.

– Mos respektimin e të drejtave që burojnë nga kodi i punës

– Presion politik ose intimidime, që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe pengojnë raportimin kritik dhe hulumtues.

Në këtë kontekst, sindikata synon t’u sigurojë gazetarëve forcën kolektive të nevojshme për të negociuar kushte më të mira, për të kërkuar llogaridhënie nga pronarët e medias dhe për të mbrojtur veten nga kërcënimet.

Duke marrë shembull nga sindikatat e suksesshme të medias në vendet me demokraci të konsoliduar, sindikata planifikon të zbatojë praktikat më të mira në sektorin e medias, duke përfshirë:

– Marrëveshje kolektive të negociuar: Për të garantuar paga, përfitime dhe mbrojtje të standardizuara në të gjitha institucionet mediatike.

– Mbështetje ligjore dhe profesionale: Ofrimin e ndihmës për të adresuar largimet e padrejta nga puna, presionin, censurën ose ngacmimet në vendin e punës.

– Zhvillim profesional: Ofrimin e programeve të trajnimit për t’iu përshtatur kërkesave në zhvillim të gazetarisë në epokën dixhitale.

Etiketa: gazetaremediaSindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

12:52 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

12:48 : 03/10/2025
AKTUALITET

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

13:54 : 17/09/2025
AKTUALITET

PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

12:24 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

11:50 : 17/09/2025
Para
Në foto: Nxënësit që fituan çmimin e parë në Has në Sfidën e Kodimit

Kodo të Ardhmen: Sfida e Kodimit në Veriun e Shqipërisë

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com