• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës

12:56 : 06/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku 

Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe nëse Leksi Soros fillon punë aty, pasi ai ka hallet e tij andej nga USA. Pas një telenovele disa-vjeçare, një ftesë për të dëshmuar në Strukturën e Posaçme, në një seancë disa-orëshe, të cilën u mundua ta zbusë si takim kolegësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot kishte takim me BKH, të cilët nuk i trajtoi si kolegë. Kontrolli në banesë është tregues se gjendesh “person në hetim” dhe jo me status dijenie.

Hetimi pasuror familjarisht për kryebashkaikun, të vëllanë, bashkëshorten, është njoftuar prej muajsh. Ndonëse agjentët e dinin se subjekti ishte në Gjermani, ata mbërritën në banesën e Veliajt, e cila nuk i mirëpriti për afro një orë, derisa një dado hapi dyert.

Në zyrat e bashkëshortes dhe në Bashkinë Tiranë, nuk kanë munguar vizitat e agjentëve, për të bërë xhiron e “bastisjes” ligjore. Kontrolli vjen pas kanosjes publike të Ramës ndaj Gazment Bardhit dje, ku reflektohej halli për vëlla Olsin dhe duhej një zhvillim kapërcyes, ku mediet e pushteteve ndahen sipas donatorëve në qeveri apo bashki, dhe jo peshës së lajmit.

Përplasja socialiste, tani bëhet rreth Strukturës së Posaçme, e cila ka thuajse kryesinë e partisë, shumë deputetë e qeveritarë nëpër dosje, duke krehur fashikujt nga brenda e jashtë vendit. Nuk ka vonuar përgjigja e të hetuarit nga Hamburgu. Ai ka hedhur një foto tigri, të kopshtit Zoologjik. Një sfidë kanosëse për Ramën, me të cilin beteja do të zgjidhet në Gjykatë, ku ata kanë shkuar për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

Metafora e bashkiakut të “arratisur”, mund të sjellë në kujtesë për Ramën, edhe deklarimet djegëse të Arben Ahmetajt, të cilit në qeveri i thërrisnin “tigri”, për shkak të natyrës së tij, jo i bashkuar në diversitet.

Me afrimin e Veliajt drejt marrjes i pandehur, mesazhi është për kopshtin zoologjik të Ramës, duke theksuar kontekstin se, ekipi i tij po shkon drejt kafazit, ku ai nuk dëshiron të jetë jetim politik. Prokuroria prej muajsh tenton të marrë një masë shtrënguese për Veliajn, por në të dy rastet, Gjykata e Posaçme nuk ka marrë vendime për të pranuar apo rrëzuar kërkesat.

Inceneratorët, 5D-ja, Eco Tirana, Teatri, Ndrangheta me ndërtimet, biznesi  i bashkëshortes, vëllait Arbër Veliaj, mbjelljet e pemëve e shumë dosje të tjera, janë një humnerë korrupsioni e grupe të strukturuara kriminale, të cilat zvarritja nuk mund t’i asgjësojë. Të dyja palët, Rama me të vëllanë Olsin e Veliaj me të vëllanë Arbërin, janë dosje, e duket se radha është e vartësit të përballet në fillim.

Kjo edhe me shtysën e shefit, në përjekjen për të mbijetuar nga hallet jo të pakta penale ku përmendet. E megjithatë, tigërmesazhi ka një mundësi të ndihmojë veten dhe drejtësinë, duke nisur rrëfimet e punëve të paligjshme.

Një “pentito” do dalë nga kjo mazhorancë. Deri më tani rezistenca e frika, e ndëshkimit misterioz, apo shpresa se do mbyllen proceset pa zhurmë, ka frenuar hapjen e kutisë së Pandorës. Duket si tigri Veliaj po i fliste Ramës si luani, mbreti i kafshëve, duke e sfiduar se edhe mundet të përpiqet të trazojë kopshtin.

Gjithnjë, nëse! Sepse, nga Kopshti Zoologjik, siç ndau mendjen bashkiaku ta quajë qeverinë dhe mazhorancën ku bën pjesë, të tjera kafshë, ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë,  rrinë zgjuar natën, duke pritur BKH-në te porta. Socialistët e dinë kush është pantera e zezë,

Etiketa: Basir ÇollakuRamaspakTigri i Erionitvekiaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: T’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!

18:01 : 24/10/2025
Para

Arrestimi i dhunshëm i Metës, Gjokutaj tregon kallëzimin e depozituar në SPAK

TË GJITHA

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 25/10/2025

Alternime vranësirash e reshje shiu, parshikimi i motit për këtë të shtunë

08:04 : 25/10/2025

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com