• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Migrimi ditor drejt Ulqinit në Mal të Zi zbraz Shkodrën nga krahu i punës

17:35 : 05/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE
Punëtorë sezonalë duke kaluar pikën kufitare të Muriqanit në kufi me Malin e Zi

Punëtorë sezonalë duke kaluar pikën kufitare të Muriqanit në kufi me Malin e Zi

Qindra punëtorë nga Shkodra dhe rrethinat e gdhijnë dhe e ngrysin ditën në doganë, ndërsa udhëtojnë çdo ditë drejt Malit të Zi për punë më të paguar dhe trajtim më të drejtë.

Për Ilir Dibrën, marangoz nga Shkodra, puna në Mal të Zi nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por një nevojë e diktuar nga vështirësitë ekonomike në qytetin e tij. Ai punon prej nëntë vitesh si marangoz në Ulqin – ku thotë se kushtet e punës dhe pagat janë më të mira se në Shqipëri.

“Këtu pagat për punimin e drurit janë më të larta. Jemi të pajisur me letra pune dhe na paguhen sigurimet shoqërore. Shpresoj që shumë shpejt të na njihen këto vite, sepse numri i shqiptarëve që punojnë këtu është i konsiderueshëm,” tha Dibra.

Dibra është vetëm një nga qindra banorët e qarkut të Shkodrës, të cilët po punojnë në vendin fqinj të Malit të Zi. Ndërsa statistikat zyrtare mungojnë, përfaqësues të pushtetit vendor thonë se qindra punëtorë nga zona e Shkodrës dhe rrethinat udhëtojnë çdo ditë për punë në Mal të Zi, kryesisht në Ulqin.

“Kjo lëvizje e banorëve nga e gjithë zona dhe fshatrat, që janë afër kufirit me Malin e Zi, ka bërë që të ketë një largim të fuqisë punëtore për shkak të nivelit të pagave,” thotë Adnan Shullani, administrator i Njësisë Administrative Ana e Malit, zonë kufitare me Malin e Zi.

Lexo edhe:

Tragjedi në brigjet e Adriatikut, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

Në pikën kufitare të Muriqanit, punëtorët kalojnë të ndarë në grupe çdo mëngjes.

Eraldi dhe Ili, dy të rinj nga Muriqani, i thanë BIRN se nisen çdo mëngjes në orën 5:00 dhe kthehen mbrapsht rreth orës 16:00. Djemtë thonë se u detyruan të kërkojnë punë në Mal të Zi, pasi me mbarimin e shkollës nuk arritën të gjenin hapësirë në tregun e punës në vendin e tyre.

“Pothuajse gjithë djemtë e rinj të zonës nisin punë atje, disa merren me sektorin e turizmit dhe disa të tjerë me vjeljen e frutave të stinës. Patëm ofertë nga një fabrikë, e cila neve si fillestarë na ofroi 30 euro ditën e punës, e më pas mund të kalonim me 50 euro ditën,” thotë Eraldi.

Të rinjtë thonë se kushtet e punës në vendin fqinj janë shumë më të mira se në Shkodër. Veç një page të kënaqshme, ta kanë të siguruar transportin, drekën dhe një orë pushim në ditë. “Në zonën tonë kjo konsiderohet luks,” thonë ata.

Megjithatë, një situatë e tillë ka sjellë efektet e saj në tregun vendas, veçanërisht në Shkodër dhe Malësi të Madhe, dhe në zonat në afërsi të pikave kufitare, si ajo e Muriqanit dhe e Hanit të Hotit.

Me largimin e profesionistëve dhe të rinjve drejt Malit të Zi, bizneset lokale apo familjare në sektorë si ndërtimi, mobilieria dhe prodhimi po përballen me vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Kjo ka bërë që shumë biznese të përballen me vështirësi dhe të kthehen në biznese familjare, ku të gjithë punojnë së bashku, pasi është e vështirë të gjesh fuqi punëtore. Konkurrenca në paga është ajo që ndikon në këtë fenomen,” thotë Shullani.

Administratori i Anës së Malit thotë se fenomeni u bë i dukshëm kur u hap dogana e përbashkët që lidh Shqipërinë me Malin e Zi në Muriqan.

“Kërkesat për punëtorë nga Ulqini dhe më pas edhe nga qytetet e tjera me paga më të larta se ato të bizneset private në Shqipëri kanë shtyrë banorët të kërkojnë punë matanë kufirit. Një pjesë e tyre udhëtojnë çdo ditë në mëngjes dhe kthehen pasdite, ndërsa ka edhe nga ata që qëndrojnë për javë të tëra dhe kthehen vetëm në fundjavë,” thotë ai.

Të dhëna zyrtare për këtë emingrim ditor apo javor nuk ka, pavarësisht se fluksi është i dukshëm. Policia vendore e Shkodrës, përmes një emaili zyrtar i tha BIRN se ata nuk shënonin arsyet e kalimit të kufirit dhe nuk kishin statistikë. Kjo mungesë e të dhënave zyrtare krijon një boshllëk në kuptimin e plotë të fenomenit dhe ndikimit që ai ka në tregun e punës në Shqipëri.

Simon Shkreli, gazetar dhe aktor në Teatrin Migjeni, i cili është me origjinë nga Ulqini, thotë se fenomeni është gjithnjë e më i ndjeshëm.

“Në Shkodër është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh një person për një shërbim minimal, si p.sh. një elektricist për ndryshimin e një prize apo një hamall. Sa për brigadat e ndërtimit, ato nuk ekzistojnë më. Në bujqësi dhe blegtori, fermerët janë detyruar të pakësojnë tufat dhe të ulin prodhimet për shkak të mungesës së punëtorëve. Kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë negativisht,” thotë Shkreli.

Sipas Shkrelit, Ulqini nuk ofronte mundësi vite më parë, por së fundmi është transformuar në një qytet ku turizmi dhe prodhimtaria janë përherë e më shumë në rritje.

“Pas diplomimit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në vitin 2004, u ktheva në Ulqin. Por aty, ashtu si edhe sot, nuk kishte as teatër, as kinema, as galeri arti. Media ishte një fjalë e madhe për të përshkruar atë që mund të quhej media lokale,” kujton ai.

Ai thotë se para 10 vitesh Ulqini kishte emigracion të madh, por tani mund të flitet për migrim të brendshëm. Zonat rurale rreth qytetit po afrohen gjithnjë e më shumë në periferi, dhe kjo për shkak të planit urbanistik që lejon ndërtimin e 25,000 objekteve.

“Kjo ka krijuar nevojë për shumë punëtorë, dhe numri i shqiptarëve që punojnë në Mal të Zi është rritur”, thotë ai.

Në Ulqin ka rreth 550 punëtorë shqiptarë që punojnë gjatë gjithë vitit në sektorë të ndryshëm, si ndërtimi dhe hoteleria. Gjatë sezonit të verës, ky numër rritet edhe më shumë, pasi pagesat janë më të larta dhe trajtimi është më i mirë.

Sipas tij paga ditore në Ulqin është 40 euro për 8 orë pune dhe ka të garantuar ushqimin dhe fjetjen. “Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë shqiptarë që punojnë në Mal të Zi. Në fund të ditës, secili punon aty ku paguhet më shumë,” përfundon Shkreli./BIRN

Etiketa: krahu i punësmali i ziMigrimi ditorshkodrenulqinizbraz

Lajme të lidhura

RAJONI

Tragjedi në brigjet e Adriatikut, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

20:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025
RAJONI

Transparency International shpreh shqetësim për marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Emirateve

16:04 : 28/05/2025
RAJONI

Mali i Zi do të shkurtojë orarin e punës

09:14 : 25/05/2025
AKTUALITET

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025
BOTA

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025
Para

Superliga/ Partizani shënon golin e avantazhit përballë Egnatias

TË GJITHA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com